Pandemia e koronavirusit që kaploi gjithë botën, vuri në shërbim shkencëtarët dhe punonjësit shëndetësorë nga të gjithë vendet në radhët a para në betejën e menaxhimit me koronavirusin. Në këtë betejë përpjekjet drejtohen kah zbulimi i shpejtë i ilaçeve ose vaksinave për Kovid-19. Përderisa zgjat “gara” për vaksinën e cila do të shkatërojë këtë virus, nuk qetësohen dezinformatat lidhur me vaksinat. Ato përhapen më shpejt nga vetë virusi.

Çka domethënë të jemi të vaksinuar?! Vallë ka arsye për optimizëm?! Çka është hutim ose dezinformatë dhe çka është e vërtetë. Ekipi i F2N2 u përpoq që miteve për vaksinat që përhapen në publik, tu përgjigjet me fakte nga burime zyrtare me të cilat ju paraqesim fotografinë reale sa i përket vaksinave.

MIT #1: Pranova të gjithë vaksinat në fëmijëri dhe tani jam i mbrojtur deri në fund të jetës.

FAKT: Pretendim i pasaktë. Imunitetin që fitojmë nga vaksina me kalimin e kohës humbet.

Për sëmundjet ngjitëse ku imunizimi mund të ofrojë mbrojtje të përjetshme , mund të përdoren modelet e ndryshme të thjeshta për të shpjeguar dobishmërinë e vaksinës si metodë për kontrollim të një virusi të caktuar (më poshtë në tabelë si shembull shërben fruthi(measles) ku imunizimi është i përjetshëm në 96% të rasteve). Gjithësesi, për shumicën e sëmundjeve, imuniteti zvogëlohet me kalimin e kohës dhe përforcohet më tej mes takimeve asimptomatike me infeksionin.

Vaksina profillaktive që moti vlerësohet si e rëndësishme dhe në shumë mënyra si mjet ideal për kontrollim të sëmundjeve ngjitëse. Që nga fillimi i hershëm në kontrollim dhe zhdukjen tërësore të lijës, është hasur se vaksinimi zvogëlon incidencën e infeksionit me çka zvogëlohet përqindja e popullatës të ndjeshme në sëmundje ngjitëse.

Kohëzgjatje e imunitetit të siguruar me vaksinim
Kohëzgjatja e imunitetit të siguruar me vaksinim është e ndryshme, nvarësisht prej sëmundjeve dhe vaksinave të ndryshme. Imuniteti i përjetshëm jo gjithmonë sigurohet me infektim natyral (kapje të sëmundjes) ose vaksinim. Koha e rekomanduar për fitimin e dozave vaksinore ka për qëllim të arrijë mbrojtje sa më të mirë imunologjike, që të mbulojë periudhën jetësore kur ndjeshmëria nga sëmundje të caktuara është e madhe. Shumë vaksina që sot përdoren janë relativisht të rreja dhe të dhënat vazhdimisht azhurohen. Për shumicën e sëmundjeve, imuniteti zvogëlohet pas infektimit natyral, kurse kohëzgjatja e imunitetit të siguruar nga vaksinimi ndryshon nvarësisht një sërë faktorësh, sidomos nga vetë vaksina që pranohet.

MIT #2: Vaksinat shkaktojnë autizëm!
FAKT: GACVS (Komisioni Global Këshillëdhënës për Sigurinë e Vaksinave) përfundoi se nuk ekzistojnë dëshmi për lidhje arsye-pasojë mes MMR (vaksinës kundër morbileve, rubeolës dhe parotitit) dhe autizmit.

Shqetësimi për gjoja lidhshmëri arsye-pasojë mes vaksinës MMR dhe autizmit u rrit gjatë viteve të 90-ta, pas publikimin të një numër studimesh ku pretendohet për gjoja se lidhshmërinë mes llojeve natyrore dhe vaksinore të virusit të fruthit dhe sëmundjeve inflamatore në zorrën e trashë, si dhe mes MMR vaksinës me sëmundjet e zorrëve dhe autizmin.

Për këtë qëllim Organizata Shëndetësore Botërore, me rekomandim nga Komisioni Global Këshilldhënës për Sigurinë e Vaksinave (GACVS), urdhëroi shqyrtim të literaturës nga hulumtues i pavarur me qëllim që të hetohet rreziku nga autizmi lidhur me vaksinën kundër MMR. Zbulimet nga shqyrtimi u prezantuan para Komisionit Global Këshilldhënës për Sigurinë e Vaksinave për tu shqyrtuar.

Çregullim i spektrit autistik paraqet çregullim të vazhdueshëm kognitiv dhe neurologjik, përfshirë dhe autizmin. Prevalenca e autizmit konsiderueshëm ndryshon sipas vërtetimit të rastit, nga 0.7 – 21.1 në 10.000 fëmijë, përderisa prevalenca e çregullimit të spektrit autistik vlerësohet me 1-6 në 1000 fëmijë. Njëmbëdhjetë studime epidemiologjike (studime të kryera kryesisht në katër vitet e fundit) u shqyrtuan detalisht, duke marrë parasysh dizajnin e studimit (përfshirë raste ekologjike, raste të kontrolluara dhe kontrollime studentore) dhe kufizimit. Shqyrtimi përfundoi se studimet ekzistuese nuk zbulojnë asnjëfarë dëshmie për lidhshmërinë mes rrezikut për autizëm dhe vaksinës kundër MMR. Janë shqyrtuar dhe tre studime laboratorike. Është përfunduar se perzistenca e vaksinave me virusin e fruthit në traktin gastrointestinal të fëmijëve me autizëm dhe sëmundjet inflamatore të zorrës së trashë, kërkon hetim të mëtutjeshëm nëpërmjet studimeve të pavarura para se të vërtetohen zbulimet laboratorike, të cilat kanë kufizime serioze.

Në bazë të shqyrtimit detal të prezantuar, GACVS erdhi në përfundim se nuk ekzistojnë dëshmi për lidhshmëri arsye-pasojë mes MMR vaksinës dhe autizmit. Komisioni vlerëson se lënda me shumë gjasa do të qartësohet me kuptimin më të mirë të arsyeve për shfaqjen e autizmit. GACVS gjithashtu përfundoi se nuk ka dëshmi për mbështetje të përdorimit në rutinë të vaksinave për fruth, shyta dhe rubeolë sa i përket vaksinës së kombinuar, strategji e cila i vë fëmijët nën rrezik nga imunizimi jotërësor. Sipas kësaj GACVS rekomandon të mos bëhen ndryshime në praktikat aktuale të vaksinimit me MMR.

MIT #3: Të moshuarve nuk u duhen vaksina
FAKT: Imunizimi nuk ka të bëjë vetëm me fëmijët

Më lartë shpjeguam për kohëzgjatjen e imunitetit të fituar nga vaksinimi. Sipas kësaj është e qartë se edhe të rriturve u duhet imunizim me vaksina për sëmundje të caktuara dhe prevenimin e të njëjtave.

Vaksina të rekomanduara për të rritur

Pos vaksinave sezonale kundër gripit dhe vaksinës kundër TDP (Tetanus, Difteri dhe Pertusis) në këtë listë të vaksinave për moshën 19 deri në 26 vjeçare është dhe HPV vaksina, e cila mbron nga lloje të ndryshme të papilloma viruseve të cilat shkaktojnë karcinome të ndryshme cervikale, anale dhe të tjera.
Vaksina kundër herpesit e cila mbron nga komplikime të sëmundjes rekomandohet për të rritur të shëndoshë të cilët janë mbi moshën 50 vjeçare. Vaksina pneumokoke polisaharide e cila mbron nga sëmundje serioze pneumokoke, përfshirë meningitis dhe infeksione të gjakut (rekomandohet për të rritur mbi moshën 65 vjeçare). Ky imunizim është mjaft i rëndësishëm për të rriturit që kanë probleme shëndetësore.

MIT #4: Vaksina kundër BSZH prevenon infektimin me koronavirus
FAKT: Pretendimet se BSZH vaksina prevenon infektimin me koronavirus janë të pasakta

BSZH vaksina u jepet fëmijëve në mbarë botës që ti mbrojë nga tuberkuloza. Mesazh i cili përhapej nëpërmjet aplikacionit WhatsApp në gjuhen arabe thotë se nëse keni shenjën ovale në shpatull, mund të jeni 75% të mbrojtur nga Kovid-19.

Nuk ekzistojnë dëshmi se BSZH vaksina i mbron njerëzit nga infektimi me virusin Kovid-19. Aktualisht zhvillohen dy hulumtime klinike të cilat kanë të bëjnë me këtë çështje, kurse Organizata Shëndetësore Botërore do të vlerësojë dëshmitë kur do të jenë në dispozicion. Në mungesë të dëshmive, OSHB nuk rekomandon vaksinim me BSZH për prevenim të Kovid-19.

 

MIT #5: Vaksinat përmbajnë toksine të rrezikshme
FAKT:  Shkenca tregon se formaldehidi në vaksina është i parrezikshëm

Njerëzit shqetësohen për përdorimin e formaldehidit, merkurit dhe aluminit në vaksina. Është e saktë se kjo përbërje organike është toksike për trupin e njeriut në sasi të caktuara, por vetëm një dozë e vogël përdoret në vaksina të cilat janë të miratuara nga Agjencioni Amerikan për Ushqim dhe Ilaçe (FDA). Në fakt sipas FDA formaldehidi prodhohet në disa procese nga vetë sistemi ynë metabolik dhe nuk ka dëshmi se sasia e vogël e merkurit ose aluminit në vaksina mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin.
FDA publikoi se ka 50 deri në 70 herë më shumë fomraldehid prezent në një të posalindur, sesa në një dozë vaksine. Shkurtimisht, shkenca tregon se formaldehidi në vaksina është i parrezikshëm.

MIT #6: Vaksina mund të infektojë fëmijën tim me sëmundjen nga e cila duhet ta mbrojë

FAKT: Pranuesit e vaksinave përjetojnë përgjigje imunologjike të trupit ndaj vaksinës, kurse jo ndaj vetë sëmundjes

 

Vaksinat mund të shkaktojnë simptoma të ulëta të cilat ngjasojnë me ato të sëmundjes nga e cila mbrojnë. Hutimi i shpeshtë është se këto simptoma sinjalizojnë infeksion. Në fakt, në një përqindje të vogël (më pak nga 1% në një milion raste) ku shfaqen simptoma, pranuesit e vaksinave përjetojnë përgjigje imunologjike të trupit ndaj vaksinës, kurse jo ndaj vetë sëmundjes. Ka vetëm një rast të shënuar në të cilin vaksina shkakton sëmundje, si rezultat i pasojave të padëshiruara (side effects). Bëhet fjalë për vaksinën kundër OPV (Vaksina Polio Orale) e cila veçmë nuk përdoret. Që atëher, vaksinat janë në përdorim të sigurtë me dekada dhe ndjekin regullative të rrepta nga ana e Administratës për Ushqim dhe Ilaçe.

 

Përfundim

Edhe pos asaj që interneti na ofron shumë përparësi, prap së prap duhet të kemi parasysh faktin që në një pjesë të madhe është dhe bazë për dezinformata.

Punonjësit shëndetësorë janë sidomos të shqetësuar për këtë ndikim mbi njerëzit të cilët kërkojnë informata mjekësore nëpër web faqet dhe portalet e shumta. Dezinformatat lidhur me vaksinat janë shumë të përhapura në internet. Në mars të vitit 2019, Akademia Amerikane për Pediatri dërgoi letër në të cilën u bën thirrje kompanive të mëdha teknologjike të luftojnë kundër këtij trendi.

Beteja kundër dezinformatave lidhur me vaksinat vjen si rezultat i rritjes së dokumentuar për dyshim në efikasitetin e vaksinave. Përkatësisht, OSHB ka emëruar dyshimin në vaksina mes 10 kërcënimeve të para për shëndetin global në vitin 2019.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.