Çfarë bëni kur ndiheni të mjeruar si Kina në kohë propagande? Thërisni „miqtë“ tuaj si Rusia dhe Irani të kyçen në mjerim dhe të përhapin gënjeshtra përderisa njerëzit janë në gjendje paniku. Me të vërtetë, teoritë për dezinformim dhe konspiracion për koronavirusin po përhapen me shpejtësi njësoj si virusi, gjithë kjo falë lojtarëve të jashtëzakonshëm. Dezinformatat për koronavirusin po përhapen me shpejtësi si dhe virusi, të nxitura nga fushatat iraniane, ruse dhe kineze të mbështetura nga qeveria, të cilat akuzojnë dhe sulmojnë Shtetet e bashkuara si burim i fatëkeqsisë. „Një narracion që shprehin që të tre shtetet (përfshirë dhe Kinën) është ideja se SHBA po përdor krizën për dobi politike dhe me këtë përkeqësojnë përhapjen e saj në nivel global“, tha Rejçell Çernaski, menaxher i projektit për Zgjedhje të ndikimit të jashtëm 2020, projekt i përbashkët me politikë të jashtme – Institut për hulumtim, ose FPRI, shkruar më 09 mars[1].
Disa përfaqësues qeveritarë, përfshirë dhe rreth 10 përqind të parlamentit në Iran dhe puntorë shëndetësorë të ndryshëm, si dhe zëvendës ministri i shëndetësisë Iraj Harirçi, u testuan pozivisht në virus. Irani, më agresivisht lëshon lajme të rreme për pandeminë. Me mbështetjen e mediumit shtetëror PressTV vazhdimisht transmetonte teorinë se KOVID-10 mund të jetë bio-armë e prodhuar në SHBA, ose se Izraeli dhe shkencëtarët „zionistë“ kanë përdorur epideminë si fasadë për prodhim të ngarkesës më fatale të virusit për njerëzimin deri në pranverë, kurse konkretisht për Iranin.
Në ndërkohë, Rusia përdori arritjet e saj të konsiderueshme me mediat nëpërmjet kanaleve televizive si RT për të përforcuar deklaratat që vijnë nga udhëheqësia iraniane. Javën e kaluar RT publikoi se Husein Selami, shefi i gardës revolucionere islame, pretendon se virusi është armë amerikane drejtuar kah Irani dhe Kina. Rusia drejton dezinformatën lidhur me koronavirusin drejt publikut lindor europian me tentim të ndërtojë sentiment anti-NATO te popullatat e sfiduara nga virusi. Taktikat lëvizin nga komentet e zakonshme anti-perëndimore të faqeve pro-ruse, e deri në hakimin e sajtit legjitim për lajme për të publikuar lajme të rreme. Qëllimi kyç është Lituania. Në janar, dikush ka publikuar lajm të rremë në faqen e lajmeve lituaneze kauno.diena.lt, ose Kaunas Day, duke pretenduar se ushtar amerikan në Lituani është infektuar me KOVID-19. (Nga shtatori, vendi ishte nikoqir i elementeve të divizionit 1 të armatës amerikane.)
Ky lajm u shfaq në faqe vetëm për disa minuta. „Ka një rast të hakimit të sistemit për menaxhim me përmbajtje. Tani për tani, ne jemi në proces për vendosje se si ndodhi kjo “, tha Tadas Shirvinskas në kauno.diena.lt për BNS, edhe një web faqe lituaneze për lajme[2].
Gazetat pro-ruse publikuan shkrime për të shkaktuar shqetësim dhe hidhërim, ose me shtrembërimin e fakteve nga konteksti dhe shpekulim për eventet e njëjta. Evroazia Dejli publikoi lajm më 21 mars në të cilin pretendohen se qeveritë lituaneze kanë për qëllim të përdorin krizën për të mbyllur mediat pro-ruse, kurse lajm tjetër më 23 mars duke pretenduar se pandemia „ka ekspozuar disa boshllëqe serioze në reformat në administratën publike“ dhe se qeveria lituaneze ka shkatëruar rezerva strategjike të ushqimit para shfaqjes së virusit. Dëshmitë sugjerojnë se propagandistët pro-Kremlinit kanë targetuar dhe pro – NATO kombet në Ukrainë dhe se jo githë dezinformatat fillojnë onlajn. Më 24 shkurt u shfaqën trazira në qytetin ukrainas Novi Sanxhari, katër ditë pasi që arritën 73 të evakuuar nga Kina – 48 ukrainas dhe 29 jo-ukrainas. Letra për të cilën pretendohet se është nga Ministria e shëndetësisë ukrainase ka shkuar deri te gazetarët të cilët pretendojnë se pesë refugjatë kanë KOVID-19. Ministria e shëndetësisë dënoi këtë lajm si të rremë, por për fat të keq dezinformata u përhap më shpejtë se e vërteta. Rezultati ishte: protest në të cilin u lënduan policia dhe qytetarët.
Njëkohësisht, armata ukrainase akuzoi militantët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore se kanë fshehur numrat e të testuarve për KOVID-19 nga bota e jashtme. „Administratat okupatore ruse në teritoret e okupuara përkohësisht në rajonet Donjeck dhe Luhansk tentojnë të bindin popullatën lokale nëpërmjet mediave masive se nuk ka persona me simptoma të koronavirusit. Por njokohësisht, fshihen informata se ekzistojnë departamente të infektuara në institutet shëndetësore, përfshirë edhe armatën, njerëzit janë ngarkuar me temperaturë të lartë “, thuhet në deklaratën e 24 marsit nga ana e armatës ukrainase.
Sipas Klint Vots, koleg i vjetër i FPRI, kompanitë për rrjete sociale tentojnë, të ndajnë dezinformatën nga informata dhe faktet rreth epidemisë. Ato „munden, dhe duket se po tentojnë të rrisin informatat e sakta për korona virusin, të zbusin përhapjen e saj dhe të trajtojnë shfaqjen. Ne përdoruesit e mediave sociale, mund të ndihmojmë me shënimin e vazhdueshëm të dezinformatave të cilat i shohim për koronavirusin “, tha ai.
Meral Musli Tajroska – Psikolog, Konsultant për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktiviste për barazi gjinore.
Burim: defenseone.com/
[1] https://www.defenseone.com/technology/2020/03/iran-and-russian-media-push-bioweapon-conspiracies-amid-covid19-outbreak/163669/
[2] https://www.defenseone.com/technology/2020/03/russia-pushing-coronavirus-lies-part-anti-nato-influence-ops-europe/164140/?oref=d-skybox
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT