Teano Kardulla është një nga personat e rallë të cilat kontribuan me kreativitetin e tyre në informimin e publikut për masat preventive të cilat duhet ti respektojmë të gjithë në këtë periudhë senzitive. Kreativiteti i saj fitoi mbështetje dhe faleminderim nga ana e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe.
Të njëjtën ditë, u sigurua mbështetje gjuhësore për infografikonin në 8 gjuhë, kështu pos maqedonishtes, ai ishte në dispozicion edhe në gjuhën shqipe, turke, vllahe, rome, boshnjake, anglishte dhe në gjuhën serbe.
Prap së prap as ky qëllim i mirë nuk kaloi pa qënë i keqpërdorur për pikë politike (tani anulohet) në periudhën parazgjedhore. Përkatësisht, në rrjetet sociale që të njëjtën ditë, shpërndahej fotomontim i infografikonit të punuar nga Teano, i cili ishte përpunuar për qëllime politike.
Dhe vetë Teano në profilin e saj në fb publikoi postim në të cilin tregon se nuk ka asnjëfarë lidhje me përpunimin e infografikonit, dhe se njëkohësisht emri dhe informatat e saj janë keqpërdorur për pikë politike.
Ekipi i F2N2 tentoi të gjejë burimin e fotografisë së përpunuar dhe sipas hulumtimeve tona e njëjta është përpunuar nga ana e Zdravko Kitanoskit në profilin e të cilit është publikuar në ora 13:38. Nëqoftë se të njëjtën fotografi e keni hasur në ndonjë profil tjetër me kohë të publikimit më herët se ora e lartpërmendur, Ju lusim të na informoni dhe njëkohësisht të kërkojmë falje në rast se informacioni ynë tregohet si i pavërtetë.
Përmbajuni këshillave dhe informatave të Organizatës shëndetësore botërore dhe Ministrisë së shëndetësisë. Për të mirën e përgjithshme bëhet fjalë – JENI TË PËRGJEGJSHËM!
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT