Titulli origjinal: Mjekët gjermanë i bëjnë thirrje Merkelit që t’i japë fund “Makinës së Prodhimit të KOVID-Frikës”!
Një letër nga një grup mjekësh gjermanë pretendohet se bëri thirrje për mosrespektim të masave për të luftuar KOVID-19 dhe përfaqëson qëndrime që janë në kundërshtim me të gjitha gjetjet e deritashme të shkencëtarëve dhe konsensusin e tyre të përbashkët mbi karakteristikat e koronavirusit. Prandaj, të gjithë aktorët, si globalisht ashtu edhe lokalisht, janë bashkuar për atë se çfarë masa duhet të ndërmerren që të parandalohet përhapja e virusit. Pikëpamjet e shprehura në këtë letër munden vetëm të dëmtojnë në periudhën kur pandemia po merr një hov akoma më të madh.Portali Kolozheg publikoi tekst me titull Mjekët gjermanë i bëjnë thirrje Merkelit që t’i japë fund “Makinës së Prodhimit të KOVID-Frikës”!. Teksti paraqet një letër nga një grup mjekësh gjermanë drejtuar kancelares Merkel. Kërkesat e tyre janë për heqjen e masave qeveritare dhe kthimin në jetën normale, të cilat sipas tyre janë më të dëmshme dhe shkaktojnë më shumë vdekje sesa sëmundjet e tjera për shkak të panikut të krijuar. Ata kërkojnë heqjen e menjëhershme të masave joefektive dhe të dëmshme. Sipas tyre, korona virusi është një grip i zakonshëm, i cili ka efekt edhe më të dobët se gripi sezonal në 2017/2018. Ata gjithashtu pretendojnë se pothuajse nuk kishte patur valë të madhe të infeksionit, dhe se pacientët e infektuar kishin kryesisht progres të lehtë të gripit e zakonshëm. Spitalet ishin më bosh se kurrë më parë. Qëndrimi i tyre është se arma kundër virusit është imuniteti natyral, ndërsa mbulimi i gojës dhe hundës nuk kishte një bazë të fortë shkencore, kështu që në të ardhmen ishin të mjaftueshme masat e zakonshme higjienike që nuk janë të imponuara dhe të detyrueshme.
Ky është edhe një tekst tjetër nga seria e aktiviteve nga grupe mjekësh, shoqatash, individësh dhe aktivistësh të tjerë që shprehin pikëpamjet e tyre të pabazuara dhe teoritë e konspiracionit kundër masave të mbrojtjes nga koronavirusi të zbatuara nga autoritetet botërore. Pikëpamjet e tyre se virusi është një grip i zakonshëm dhe se masat e mbrojtjes janë të dëmshme dhe joefektive, nuk i konfirmojnë me asgjë.
Por ajo që është veçanërisht e rëndësishme në këtë “histori” është se përmbajtja gjegjësisht letra nga mjekët gjermanë origjinën e ka nga web faqja Global Research. Kjo është një faqe në internet e një profesori kanadez që ndihmon Rusinë në shpërndarjen e dezinformatave.
Departamenti i Shtetit e ka identifikuar këtë web faqe si përfaqësuesin më të madh të Kremlinit. Web faqja është me qendër në Montreal dhe drejtohet nga një profesor në pension në Universitetin e Otavës.
Platforma Global Research ka një emër të domainit kanadez dhe ofron një koleksion gjithnjë e më të gjerë të teorive të konspiracionit, siç është miti se sulmet e 11 shtatorit dhe pandemia KOVID-19 ishin planifikuar me qëllim të kontrollimit të popullsisë. Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të inicuar çrregullim dhe mosbesim në demokracitë perëndimore, thotë James Andrew Lewis, një hulumtues i lartë në qendrën think tank për studime strategjike dhe ndërkombëtare me bazë në Uashington.
Çosudovski, një mysafir i shpeshtë në rrjetin televiziv shtetëror rus RT, është redaktori i faqes dhe një nga kontribuesit kryesorë të saj. Ai rregullisht dyshon në seriozitetin e KOVID-19, së fundmi duke e quajtur atë një “pandemi të prodhuar”.
Këtë vit, në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA u konfirmua se Global Research është pjesë e një rrjeti proxy-faqesh të cilat, megjithëse nuk kanë lidhje të dukshme me Moskën, “nuk shërbejnë për asnjë qëllim tjetër përveç për të imponuar përmbajtje pro-Kremlinit”.
Bazuar në analizën e web trafikut të shtatë faqesh të tilla nga shkurti deri në prill të këtij viti, raporti identifikon platformën kanadeze si një faqe interneti për dezinformim në përputhje me Kremlinin me audiencën më të madhe të mundshme. “Me më shumë se 350,000 lexues të mundshëm për artikull, asnjëri prej tyre nuk kishte gjysmën e arritjes së Global Research”, thuhet në raport.
Për sa i përket përmbajtjes të letrës së mundëshme të mjekëve gjerman dhe kërkesave të tyre, do të bëjmë një kthesë të shkurtër për situatën momentale në botë lidhur me pandeminë, se në cilën mënyrë do të jetë më qartë të punohet në kërkesat dhe deklaratat e paqëndrueshme.
Ndonëse, sipas Organizatës botërore të shëndetësisë, pandemia e KOVID-19 ende është në rrjedha, me rritjen e numrit të rasteve dhe të shtrirëve në spitale, të cilët i ngarkojnë sistemet shëndetsore. Disa qeveri europiane sollën më shumë kufizime për luftën kundër valës së re e cila është në rrjedhë.
Ndërsa për virusin i cili shkaktoi KOVID-19, ekziston konsenzus shkencor universal që bëhet fjalë për Korona virus të ri, SARS- Kov – 2, dhe jo për virusin i cili shkakton grip të rëndomt. Edhe gripi edhe Kovid-19 mund të jenë të rëndë ose të lehtë, sikurse edhe fatal në disa raste. Mjekët dhe shkenctarët punojnë në vlerësimin e shkallës së vdekshmërisë prej Kovid-19, mirëpo për momentin vlerësohet që ajo është shumë më e lartë (ndoshta 10 herë ose më tepër) nga ato të më shumë lloje të gripërave.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se midis 290.000 dhe 650.000 njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura me gripin, ndërsa deri më tani, në më pak se një vit, më shumë se 1.270.000 njerëz kanë vdekur nga KOVID-19. Një studim nga Qendra amerikane për parandalim dhe kontrollim (CDC) publikuar me 20 tetor, zbuloi se pacientët e shtruar në spital me KOVID-19 kishin pesë herë më shumë gjasa të vdisnin në spital dhe me një rrezik të rritur për 17 ndërlikime respiratore dhe jo-respiratore sesa pacientët e shtruar në spital me grip.
Sa i përket maskave dhe mbulesave mbrojtëse të gojës dhe hundës, në mungesë të një vaksine, ato vazhdojnë të jenë mbrojtja më e rëndësishme dhe më e fuqishme që aktualisht kemi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Tekste të tilla, të cilat nxisin mosrespektimin e masave mbrojtëse, në një kohë kur pandemia është në zhvillim e sipër, janë më shumë se të dëmshme për shëndetin e të gjithëve dhe luftën e përbashkët kundër virusit. Burimi i përmbajtjes është informacioni i mjaftueshëm në lidhje me qëllimin e këtyre teksteve, për të shkaktuar çrregullim dhe mosbesim në demokracitë perëndimore. Korona virusi nuk është një makinë frike, siç e shpreh teksti, por nga situata reale në të cilën ndodhemi, lind një frikë e justifikuar që duhet ta kapërcejmë sa më shpejt të jetë e mundur. Por, kjo është e mundur nëse të gjithë respektojmë masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT