Njerëzit e kanë shprehi tu besojnë gjërave të padukshme, gjërat të cilat kanë fuqi mbinatyrore, sepse ato nuk ka se si të verifikohen, mohoen. I tillë është rasti me parashikimin e të ardhmes, profesion i vjetër po aq sa njerëzimi, i cili përdor „brishtësinë“ e njerëzve për tu imponuar pritje pozitive ose negative në jetë.

Të gjithë e njohin Baba Vangjën, për të cilën shkruhej me vite se ka parashikuar disa momente kyçe në botë, zakonisht negative, kurse pas vdekjes së saj u shfaq trashëgimtarja e saj e cila gjithashtu parashikon „kohë të zeza“ për botën. Emri i saj është Vera Lion, me origjinë kazakistane e cila jeton në Rusi. Ajo është aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh publikon parashikime në lidhje me Putinin, të cilat janë tërësisht pozitive, kurse për të gjithë „armiqtë“ e tij parashikon kohëra tragjike.

Fallxhorja Vera tani është burim i teorive të konspiracionit të cilat po përhapen në Ballkan. Duke  u mbështetur në parashikimet e saj, vazhdimisht po publikohen tekste që thonë se po afrohet ndonjë katastrofë e madhe nga e cila do të vuajë gjithë njerëzimi, diçka që shkakton panik dhe pasiguri te qytetarët.

Shfaqja e virusit Korona është moment ideal për një hap të tillë për të shkaktuar panik, ose për tu imponuar ideja se miliona ose miliarda njerëz do të vdesin. Pikërisht në këtë situatë kur bota po lufton me virusin , publikohet tekst në të cilin autori edhe njëherë i numëron gjojase parashikimet e Baba Vangjës e cila ndërroi jetë që moti, se në vitin 2020 do të ketë luftë botërore dhe do të vdesin shumë njerëz, me çka Europa do të ketë konsiderueshëm numër më të vogël të qytetarëve.

Që të mbrohet teoria e konspiracionit se Europës nuk i shkruhet mirë, u publikua edhe një tekst në të cilin „Baba Vangja e rre“ vazhdon të parashikojë se „më e keqja akoma nuk ka ardhur“.

Parashikimet e kësaj gruaje janë se gjoja „ Unioni Europiani do të shkatërrohet, Amerikën gjithashtu e pret një fat i keq. Jo vetëm në Rusi por edhe në vende të tjera do të refuzojnë të përdorin dollarin amerikan si valutën e tyre“

 Në vazhdim thekson se „ Amerikanët do të shkaktojnë më shumë luftëra të përgjakshme, mirëpo ato nuk do të ndikojnë në Rusi, Kazakstan dhe Ukrainë. Këto vende do të mbeten jashtë goditjeve luftarake

Teksti mbaron me pretendim se „Rusia do të zgjerojë teritorin e vetë në vitet e ardhëshme“, dhe se  „Kina do të humbasë fuqinë e saj ekonomike“.

Gjithë të lartëpërmendurat janë teori konspiracionesh të cilat janë transmetuar dhe shtrembëruar në mënyrë që të ndikojë te njerëzit dhe të mbjellë frigë dhe panik nga „fundi i botës“ ose gjojase renditje të rre të fuqive botërore. Rrini të qetë, Vera Lion është  një person i zakonshëm si të gjithë ne, dhe nuk mund të parashikojë të ardhmen qoftë ajo e mirë apo e keqe.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.