Javën e kaluar, gjatë analizimit të dezinformatave, la përshtypje oportunizmi cinik i mediave pro-Kremlinase në shfrytëzimin e prostestave për padrejtësi në bazë race që përfshinë Amerikën dhe botën. Tentimet e shteteve ruse dhe mediave pro-Kremlinase për të shfrytëzuar situatën për qëllime politike, në nivel vendor dhe ndërkombëtar, tregoi kontrast të veçantë në mbulimin e publikut perëndimor në krahasim me publikun rus. Ky trend vazhdoi edhe këtë javë, me çka gazetat pro-Kremlinase përhapnin teoritë e zakonshme të konspiracionit – të modifikuara për temën e ditës – si dhe mesazhe të ndara në lidhje me protestat. Në mënyrë rapide rriten dëshmitë se mediat pro-Kremlinase instrumentalizojnë krizën amerikane për të imponuar narracionet e tyre dhe për të përforcuar agjendat anti-liberale dhe anti-perëndimore.

Protestoj për padrejtësinë racore: trik për revolucionin e shumëngjyrshëm.

Disa raste kësaj jave tentojnë të lidhim protestat me gjoja se nxitjen e „revolucionit të shumëngjyrshëm“ dhe ndërhyrjen në punët e shteteve të tjera. Për shembull, pamë pretendime se protestat „në mënyrë ekstreme përkujtojnë në teknikat e revolucionit të shumëngjyrshëm“ dhe „provë tereni“ për revolucionin e portokalltë- madje duke pretenduar se SHBA ka pregatitur njerëz në pjesë të ndryshme të botës për ti organizuar.

Është e njohur se fuqia e mobilizimit popullor është arsyeja më e madhe për shqetësim politik të Kremlinit në lidhje me stabilitetin e regjimit, duke marrë parasysh trendin e revolucioneve qytetare kundër regjimeve që kanë afinitet për korupcion në vendet post-sovjetike. Si rezultat i kësaj, mediat pro-Kremlinase kanë zakon të sugjerojnë se demonstratat në cilin do vend, në çfarë do lloji, me siguri janë të orkestruara nga forca të huaja malcioze. Tensionet momentale në SHBA nuk janë përjashtim, sugjerohen fajtorë përfshirë dhe „elitat qeverisëse“ në Amerikë, korporacionet globalofashiste, partia demokratike – e cila kërkon të fitojë ndikim në zgjedhjet e ardhshme presidenciale – dhe gjithsesi Xhorxh Soros, i cili gjoa nxit tensione dhe zhdukjen e popullatës Afro-Amerikane, duke tentuar të prevenojnë rizgjedhjen e Trampit në komplot të përbashkët me demokratët. Soros është personazh i njohur në narracionin pro-Kremlinas, falë punës së tij filantropike dhe provimit të demokracisë dhe tregjeve të lira. Duke e përshkruar si nxitës të tensioneve aktuale në SHBA, mediat pro-Kremlinase përforcojnë mesazhin dhe në vende të tjera se Fondacioni Shoqëri e Hapur i Sorosit duhet të ndalohet.

Gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.