Një nga definicionet bazë të dezinformatës është se ajo është „informatë e rremë me qëllim të manipulimit“ (Information Disorder, Wardle and Derakshan, fq. 20-22). Sipas autorëve, rëndësia kyçe e informatës është „qëllimi të manipulohet dhe të nxitetet efekt I caktuar nëpërmjet publikimit të informatës të pasaktë“, të cilën mund ta quajmë dhe „informatë e rremë“ (angl. disinformation). Përkundërazi informatave të rreme duhet të dallohen „informatat e gabueshme“ (angl. misinformation), përndryshe rase kur „publikohet informatë e pasaktë, por pa qëllim të manipulimit“.
Publikimet e web-faqja e rreme e gazetës Le Soir për atë se Emanuel Makron ka qenë I finansuar nga Arabia Saudite, ose artikulli për atë se presidenti I Francës ka llogari bankare në Bahamas, janë dëshmuar më vonë si shembuj të dezinformatave. Përkundrazi kësaj, shpekulimet se në sulmin terorist në Paris në vitin 2017 janë vrarë më shumë police, të cilat u transmetuan në media, shërbejnë si shembuj për infromata të gabueshme. Në Maqedoni kështu lloj rasti është rasti me lajmin prej nëntorit të vitit 2018 se „ish premieri Gruevski në rroba grash ka ikur në mënyrë jolegale nëpërmjet kufirit“. Këtu në fakt bëhet fjalë për informatë të gabueshme e cila rrjedh nga interpretimi I keq I deklaratës të akademikut Vllado Kambovski.
Dallimi I informatave të rreme (dezinformata, disinformation) dhe informatave të gabueshme (misinformation) është mjaft e rëndësishme sepse kjo cakton jo vetëm motivin e publikimit të informatave të pasakta, por shpesh cakton dhe komplikimin e informatës të pasaktë. Dezinformatat janë manipulime të qëllimshme dhe kanë potencial të madh të nxitin dëme dhe konfuzion. Për këto mund të themi se janë „informata të falsifikuara“ me detale të planifikuara dhe të krijuara të cilat duhet të ndihmojnë informatën të shpërndahet dhe të arrijë qëllimin e vetë.
Dezinformatat janë më efektive kur fshihen pas informatave të tjera të sakta, dhe të plasuara kështu mund më lehtë të pranohen si të besueshme.Shpesh në rast të eventeve të rëndësishme, si për shembull gjatë protestave, në pjesën e informatave të sakta të vendosen informata të rreme të cilat lajmit I japin tjetër domethënie dhe interpretim. Gjatë protestave të Francës në vitin 2005, numër I madh I mediave publikuan grafikon të rremë për atë se deri ku janë shpërndarë protestat. Dezinformatat në lidhje me vargun dhe numrin e protestave janë një nga shembujt më të shpeshtë për inflirtim të dezinformatave në lajme.
Dezinformatat, gjithashtu, mund të fshihen dhe imponohen në mënyra të tjera, përndryshe mund të fshihen pas komponentave të tjera të tekstit.
Kështu që, dezinformatat mund të vendosin në korniza të ndonjë narracioni të caktur i cili u lehtëson që të pranohen si informata të sakta. Narracioni paraqet mënyrë e zakonshme e shpjegimit ose demonstrimit (storje, demonstrim, interpretim) të ndonjë teme reale apo fictive. Informatat në media zakonshit janë në dakordim me naracionet gazetareske, kurse këto pra janë të paracaktuara nga faktorë politik, ekonomik, ideologjik, regligjioz ose faktorë dhe interesa të tjera. Dezinformatat shumë më lehtë imponohen kur lajmi është në dakordim me ndonjë naracion të shpërndarë të caktuar.
Për shembull, informata për rast kriminal në të cilin janë të përfshirë migrantë, do të marrë domethënie dhe interpretim të ndryshëm nvarësisht nga ajo kah cili narracion është I fokusuar lexuesi:
а) migrantët janë të këqij për shoqërinë tonë
б) migrantët janë të mirë për shoqërinë tonë
в) migrantët nuk janë as të këqijë e as të mire për shoqërinë tonë (nvarësisht nga rasti konkret)
Sa I përket asaj nga cili naracion është i fokusuar lexuesi, rasti mund të interpretohet si rast I cili I tregon motivet kriminale të migrantëve në përgjithësi ose si rast i izoluar kriminal. Që ti përshtaten naracionet, informatat lehtë mund të kthehet (spinohen) ose pra në narracion të imponohen dezinformata të bazuara në trillime, sugjerimi ose shpekulime. Në këto raste naracioni I caktuar të cilin e përdor medium mund të shërbejë si ombrellë e cila mbulon dezinformatat dhe ju jep kontekst të vazhdueshëm dhe besueshmëri.
Gjithë narracioni mund të shpjegohet me një fjalë, përndryshe nominalizimin adekuat, për të forcuar narracionin dhe qëndrimet që ai i nënkupton. Në rastin e përmendur përdorimi i vetëm i terminit migrant, përkundrazi përdorimit të terminit refugjat, në rast kur në teren janë pretente dhe migrantë (ekonomikë) dhe refugjatë (lufte), ose pra azilantë (politikë), drejt për së drejti vendos dhe përforcon narracionin. Gjithashtu, narracioni I cakton format e tjera gjuhësore, kështuqë nvarësht nga narracion negativ, neutral apo pozitiv, mediat njoftojnë veç e veç si policia a) ka zënë migrantë, ose b) ka gjetur migrantë/refugjatë.
Pikërisht këta faktorë fuqishëm ndikuan në lajmin për inicijativën e Qeverisë gjermane për mbështetje të personave të cilëve nuk iu është pranuar kërkesa për azil, për tu lehtësuar kthimi në vendet e tyre, të interpretohet dhe të plasohet në media si dezinformata se „qeveria gjermani do tu pagojë nga 3,000 euro gjithë migrantëve“. Nëpërmjet agjencionit gazetar „Associated Press“(АР) ky lajm u transmetua në numër të madh të mediave, pastan në mënyrë viral u disperzua në rrjetet sociale. Ky rast tregoi se rallë cili medium mund të qëndrojë imun këtyre manipulemeve të planifikuara dhe kordinuara.
Narracioni negativ mund lehtë të përdoret si mbartës I dezinformatës dhe të përshpejtojë shpërndarjen e tyre. Ky bashkëpunim I narracioneve dhe dezinformatave tregohet si mjaft I dëmshëm gjatë onlajn informimit ku shpesh është hasur shpejtësi e madhe e pranimit të informatave. Vizituesit dhe përdoruesit, duke u mbështetur në narracione dhe pritshmëri, minimizojnë informatat të cilat ndërmeren nëpërmjet „taktikave për kursim të kohë dhe vëzhgimit të numri më të madh të lajmeve“. Ndonjë nga habitë e zakonshme të leximit të titujve dhe kontrollë vetëm të fotografive dhe videovo, që më vonë, pa kontrolluar informatat e tjera ose kontekstin e tyre, të sillet përfundim i shpejtë ose komentohet pa u kontrolluar gjithë informatat relevante ose anët e përfshira.
Mediat të cilat kanë qëllime manipulative i përdorin këto habi dhe specifikat e informimit onlajn. Shembujt e taktikave gazetare të ndryshme janë të shumta, gjatë të cilave për shembull dezinformata plasohet në vetë titull, kurse teksti në vijim të titullit përmban informata të sakta. Gjithashtu, dezinformatat mund të jenë të plasuara në formë të fotografisë manipulative, ndërsa pjesa tekstuale të jetë e përbërë nga informata të sakta.
Kombiminimi i dezinformatave të imponuara dhe pranimi jokritik I narracioneve negative nga ana e mediave, më mire janë ilustruar në rastin më të njohur me lajme të rreme, I ashtuquajtur „Picagejt“ (Pizzagate): qytetar I shtetit Karolina e Veriut (SHBA) pasi ka hasur lajmin se „në piceri në Uashington njerëz të afërt me Hillari Klinton janë të përzier në pedofili të organizuar“, pa meduar shumë ka marë armën e vetë, është ulur në automjet dhe ka udhëtuar deri te kjo piceri ekzistuese (Comet Ping Pong, Uashington, SHBA) ku ka hapur zjhar dhe ka kërcënuar të punësuarit. Pasi sulmuesi është arestuar nga policia, pronari I picerisë dhe të punësuarit në muajit e ardhshëm kanë vazhduar të kërcënohem në bazë të dezinformatave të cilat edhe më tutje janë shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe web-faqeve të ndryshme ekstremiste.
Alvin Tofler në librin e tij „Future Shock“ në vitin 1970, shkruan për „ngopje informative, ku njeriut çdo ditë takon sasi të mëdha të dezinformatave verbale dhe vizuele, që mund ta sjellin në gjendje totale të dezorientuar“ (fq. 350-354). Ky lloj I personit të dezorientuar bëhet objektiv I lehtë për dezinformatërot në kohë kur nuk është problem për të arrirë deri te informata, por është problem se cila informatë të zgjidhet dhe cilës informatë ti besojmë. Sot është e nevojshme jo vetëm vullnet I vetëdijshëm për këtë rrezik por edhe mund dhe (vetë)edukim I vazhdueshëm që të mos të bëhemi pre e këtij dezorientimi informativ.
Sead Xhigal,
25.6.2019
për „MOST“.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT