Titulli origjinal: PUTIN DHE BE BËJNË ZAVENDËSIMIN E NATO-S: DO TË KRIJOJNË ALEANCË TË RRE USHTARAKE, PANDEMIA ZBULOI GJITHËÇKA!
Portali Magazin.mk në artikullin e tij transmeton lajm të publikuar nga portali gjerman Die Welt se “Putin dhe BE do të krijojnë zavendësim për NATO-n”. Ajo që habit jashtëzakonisht është se bazohen në portalin gjerman Die Welt, kurse si burim vendoset informer.rs.
Në artikull theksohet se gjoja Bashkimi Europian në vitin 2014, nën presionin e SHBA, ka qënë e detyruar të vendosë sankcione për Federatën Ruse. Autori i tekstit, Edomond Bekiri, pretendon se këto masa restriktive jo vetëm që “nuk patën sukses të rrëzojnë ekonominë ruse, duke e bërë më të fuqishme, por Moska zhvilloi dhe marrëdhënie politike me metropolet europiane”. Së tejmi, autori i tekstit shton se “pandemia e koronavirusit qartë bëri të ditur se qeveria ruse nuk është armike e Europës.”
Në pjesën e mëtejshme të tekstit citohen dhe parafrazohen disa deklarata të Përfaqësuesit të Rusisë në Bashkimin Europian, Ambasador Vladimir Çezhov, i cili mes tjerashm flet dhe për gatishmërinë e trupave rusë të marrin pjesë në operacionet ushtarake të Bashkimit Europiane të zhvilluara në vende të tjera. Duke u bazuar në deklaratën e diplomatit rus, portali thekson se “Rusia nuk heq dorë nga planet e njoftuara para disa vitesh për krijim e një hapësire të vetme ekonomike nga Vladivostok deri në Lisabon.” Në fund shtohet se, “Europa nuk duhet të frikësohet nga reagimi i SHBA-ve, sepse Rusia mund të lëvizë dhe të mbrojë BE-në në vend të NATO-s.”Link nga shkrimi orgjinal i arkivuar këtu.
Nuk është e saktë se po formohet aleancë e rre. Për aleatët europianë alternativë tjetër pos NATO-s nuk ekziston. Të qartësojmë, BE si organizatë ndërqeveritare në asnjë rast nuk mund të jetë antare e NATO-s, por partnere e NATO-s. Nga gjithësej 28 vende antare në BE, 22 janë antare në NATO. Aleanca atlantike veriore ekziston më shumë se 70 vite, vazhdimisht adaptohet në kërcënimet e rreja dhe përforcohet me aleatë të rinjë.
Vendet europiane ardhmërinë e tyre nuk e shohin në Rusi, por të integruara në BE dhe NATO. Një pjesë e madhe e vendeve europiane në të kaluarën kanë qënë pjesë e Bashkimit Sovjetik ose kanë qënë në aleancë ushtarake me BRSS, trashëgimtar i së cilës sot është Federata Ruse. Sot, 11 prej tyre janë antare në NATO, kurse 10 janë antare në BE. Gjithë këto vende angazhohen për demokraci dhe sundimin e ligjit, prosperitet dhe siguri, përkundër regjimeve autoritare, thyerje të të drejtave të njeriut, standar të ulët jetësor dhe të tjera. Arsyet janë të numërta. Në të kaluarën, traktati i Varshavës ka kryer invazion dhe okupoi ish Çekosllovakinë, kurse në vitet e 90ta Bashkimi Sovjetik sulmoi Lituaninë, Latvinë, Çeçeninë, Rusia nuk njeh panvarësinë e Kosovës dhe kërcënohet me veto në Këshillin për Siguri të Kombeve të Bashkuara, armata ruse sulmoi Gjeorgjinë dhe aneksoi Abhkazinë dhe Osetinë Jugore, si dhe Krimenë në Ukrainë. Pos kësaj, Rusia zhvilloi një sërë operacionesh zbuluese në SHBA, Europë dhe në Ballkan, të cilat ishin të drejtuara në ndërhyrje në menaxhimin e brendshëm të shteteve, ndërhyrje në proceset zgjedhore si dhe mbështetjen e rrëzimit të dhunshëm të përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë legjitime në Mal të Zi, kurse helmimet dhe atentatet u janë më të njohurat modus operandi.
As vetë Ambasadori Çezhov nuk flet për formimin e alencës së rre me BE, sepse dhe vetë ai është i vetëdijshëm se kjo është e pamundur. Është e saktë se Ambasadori Çezhov në intervistën e tij konspiron për gjojase krizë në “konstrukcionin mbrojtës euroatlantik”, i cili vlerëson se gjoja BE, me formimin e PESKO (PESCO), do të jetë strategjisht e panvarur nga NATO. Mirëpo, në asnjë rast ai nuk flet për çfarëdo aleance të rre, dhe as se Rusia mund të mbrojë BE-në në vend të NATO-s. Përkatësisht, ajo që Ambasadori Çezhov thekson është se në të ardhmen Rusia do të mund të bashkëpunojë me BE-në në kornizë të PESKO-s në fushën e sajber sigurisë dhe eventualisht pjesëmarrjen e përbashkët në misione në vende të tjera, vetëm nëse PESKO nuk ka për qëllim ndërtimin e urave dhe rrugëve të cila do u mundësonin mobilitet më të madh trupave të NATO-s drejt kufirit lindor të Rusisë. Por, duke pasur parasysh eksperiencat e Estonisë dhe Gjeorgjisë nga sajber sulmet e orkestruara të sponzoruara nga Rusia, kjo mundësi nuk është aq e sinqertë sa prezantohet. Kush është në fakt Vladimir Çezhov? Bëhet fjalë për diplomat rus të shquar në karierë, i cili ka kryer obligime dimplomatike në Ballkan dhe Qipro në kohëra mjaft të ndjeshme, shtete të cilat janë në interes të madh strategjik për Rusinë. Është njohës i mirë i mundësive në Ballkan, kurse nga viti 2010 zë funksionin Përfqësues i vazhdueshëm i Federatës Ruse në BE. Është interesante se në vitin 2009 djali i Vladimi Çezhov, Vasili Çezhov, ishte dëbuar nga misioni i vazhdueshëm i Rusisë në NATO për shpiunim.
Portali Magazin.mk tërësisht ka ndërmarë tekstin nga portali serb Informer.rs. Bëhet fjalë për teori konspiracioni e plasuar nga informer.rs, sepse kjo është e dukshme se në të dy tekstet janë transmetuar vetëm disa deklarata të Ambasadorit Vladimir Çezhov, në të cilat janë shtuar tekste të cilat nuk ekzistojnë në intervistën e publikuar në web faqen e Misionit të vazhdueshëm të Rusisë në Europë. Së dyti, koha e publikimit të artikujve është mjaftë simptomatike. Përkatësisht, informer.rs i pari e publikon artikullin më 22.04.2020 në ora 11:07, kurse magazin.mk menjëherë e ndërmerr dhe e publikon vetëm 22 minuta më vonë përndryshme më 22.04.2020 në orën 11:29.Portali Magazin.mk shpesh publikon tekste me narracione anti-NATO dhe anti-BE. Sipas hulumtimit për statusin ligjor të portalit Magazin, bëhet fjalë për portal me mk domen i regjistruar në person fizik Vasko Beleski, me adresë në Zvicër. Portali ka vendosur impresum me redaktorë, reporterë, marketing dhe organizim, por jo dhe botues si person ligjor. Lidhëshmëria e vetme ligjore të cilën e ka shfaqur është “Antar i SuisseControls AG ’’. Nëse hapni web faqen e kësaj kompanie nga Zvicra mund të shihni llojet e shërbimeve të cilat ajo i ofron:
“Vargu i shërbimeve të obkjeteve të SuisseControls përfshin: Shërbime sigurie, shërbime për mbështetje, shërbime infrastrukture, shërbime për pastrim dhe shërbime për pasuri të patundshme”. Kombinim interesant i shërbimeve, sidomos nëse shtohet edhe medium, apo jo!?
Autori përdor burim rreptësisht selektiv i cili përhap narracione anti-BE dhe anti-NATO, kryen shtrembërimin e fakteve të vërteta madje dhe të deklaratave të vetë ambasadorit. Plotësuesisht, në vetë titull vendos dhe pandeminë, diçka për të cilën në intervistë nuk ka asnjë pyetje, koment apo përgjigje. Ekipi i F2N2.mk vlerëson këtë tekst si teori konspiracioni dhe dezinformatë qëllimi i së cilës është diskreditimi i NATO-s. Përderisa disa informata qëllimisht janë keqpërdorur për shtrembërim të fakteve me qëllim që të krijojnë ndjenjë pasigurie, si dhe të përhapin anti-NATO narracionin në shoqëri.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT