Titulli origjinal:(VIDEO) Fuqia ushtarake e Rusisë është tmerr për NATO-n!
Autori i tekstit thekson se “pos asaj që me sipërfaqe është shteti më i madh në botë,” Rusia është një nga forcat ushtarake më të fuqishme. Në vitin 2010, duke u bazuar në të dhëna nga Instituti ndërkombëtar për studime strategjike (IIS), Rusia ka pasur 1.027.000 ushtarë aktiv dhe rreth 2.035.000 rezervistë. Në fund të artikullit theksohet se pavarësisht “vallë për shkak të madhësisë dhe pozitës gjeostrategjike ose për shkak të fuqisë së armatës së saj”, Rusia është tmerr për NATO-n. Në vijim të tekstit është publikuar edhe video e titulluar si “Ushtria ruse – Tmerr për NATO-n”.
Link nga shkrimi origjinal i arkivuar mund të gjeni këtu.
Autori i tekstit thekson se “pos asaj që me sipërfaqe është shteti më i madh në botë,” Rusia është një nga forcat ushtarake më të fuqishme. Në vitin 2010, duke u bazuar në të dhëna nga Instituti ndërkombëtar për studime strategjike (IIS), Rusia ka pasur 1.027.000 ushtarë aktiv dhe rreth 2.035.000 rezervistë. Në fund të artikullit theksohet se pavarësisht “vallë për shkak të madhësisë dhe pozitës gjeostrategjike ose për shkak të fuqisë së armatës së saj”, Rusia është tmerr për NATO-n. Në vijim të tekstit është publikuar edhe video e titulluar si “Ushtria ruse – Tmerr për NATO-n”.
Link nga shkrimi origjinal i arkivuar mund të gjeni këtu.
Demaskim / hedhje poshtë
Sipas të dhënave të publikuara në web-faqen e tyre, portali Misija24.com, është “sajt ushtarak i cili merret me ndjekjen e gjithë eventeve aktuale në botë në aspekt USHTARAK dhe MBROJTËS.” Në web-sajtin e tyre nuk është dhënë impresium, dhe gjatë hulumtimit të përmbajtjes të artikujve të cilët ata i publikojnë, hasëm se në të njëjtit dominon narracioni për “superioritetin ushtarak rus”, si dhe narracionet anti-SHBA dhe anti-NATO.
Është gënjeshtër apsolute se Rusia është tmerr për NATO-n. Aleanca veriore atlantike posedon kapacitete mbrojtëse ushtarako-teknologjike për tu përgjigjur në çfarëdo kërcënimi ose agresioni eventual nga ana e Rusisë mbi cilin do vend antar të NATO-s. Më saktë, raporti i fuqive mes NATO Aleancës dhe Rusisë llogarit 3,44 : 1.
Autori i tekstit, për arsye të panjohura, përdor të dhëna të cilat janë të vjetra 10 vjeç, në vend që të përdorë të dhënat më të rreja nga burimi i njëjtë për vitin 2019. Sipas të dhënave zyrtare të “Balansit Ushtarak 2019”, të lëshuar nga ana e Institutit ndërkombëtar për studime sigurie, përbërja aktive e mbrojtjes të Rusisë llogarit 900,000 antarë, që në fakt, është tre herë e gjysëm më i vogël nga numri i përgjithshëm i antarëve të përbërjes aktive të NATO Aleancës (lexo: 29 vende-antare). Numri i përgjithshëm i antarëve në përbërjen aktive vetëm në vendet europiane antare në NATO është dy herë më i madh nga numri i antarëve në përbërjen aktive të Rusisë. Nga ana tjetër, numri i antarëve në përbërjen rezervë të Rusisë është për një niansë më i vogël (96,000) nga numri i përgjithshëm i antarëve në përbërjen rezervë të NATO aleatëve.Sipas Institutit ndërkombëtar për studime sigurie dhe NATO-s, shpenzimet e përgjithshme buxhetore për mbrojtje të NATO aleatëve për vitin 2018 ka llogaritur mbi 970 miliardë USD, që është thuajse 16 herë më shumë nga shpenzimet buxhetore për mbrojtje të Rusisë. Në vitin 2019, shpenzimet e përgjithshme buxhetore për mbrojtje të NATO aleatëve kanë llogaritur mbi një trilion milionë USD.Paraqitur në % nga BPV, buxheti i mbrojtjes të Rusisë në vitin 2017 ka llogaritur 4.233%, përderisa në vitin 2018 ka llogaritur 3.93%. Siç mund të haset, Rusia zvogëlon shpenzimet buxhetore për mbrojtjen, përderisa SHBA dhe NATO aleatët ndajnë thuajse % indentike nga BPV për mbrojtjen.Nëse krahasohen të dhëna nga grafikon i parë dhe i dytë, mund të vërtetohet se vendet antare në NATO, përveç që janë më të fuqishme në mënyrë ushtarake nga Rusia, ato janë dhe ekonomikisht vende më të zhvilluara nga Rusia.
Së fundmi, videoja e publikuar në vijim të tekstit është ndërmarrë nga servisi “Jutjub”, e cila është publikuar më 30 nëntor të vitit 2018 në Jutjub kanalin e “Forcat Ushtarake Shekulli 21” nga Rusia.Portali Misija24.com në kontinuitet publikon artikuj me narracion anti-SHBA dhe anti-NATO. Ekipi i F2N2.mk e vlerëson këtë tekst si shembull klasik për propagandë ruse, i cili përhapet me shpejtësi nëpërmjet Fejsbukut. Duke pasur parasysh se sot u mbajt festimi i ditës të fitores së fashizmit (09 maji), postimet e këtilla kanë për qëllim të paraqesin “superioritetin ushtarak rus” mbi SHBA dhe NATO. Ekipi i F2N2.mk rekomandon që të dhënat në përmbajtjet e teksteve të Misija24.com të merren me rezervë.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT