Titulli origjinal: Kurse tani… 200 milion euro për biletë antarësimi në NATO: Maqedonia do duhet të blejë armë amerikane.
Pjesa e parë e titullit të tekstit të portalit është tërësisht i pa saktë. Në intervistën për „Moskovsky Komsomolec“, minstri rus për punë të jashtme, Sergej Llavrov, askund nuk përmend numër ose shumë të të hollave të cilat Maqedonia e Veriut do ti ndajë për antarësim në NATO.
Në pyetjen e gazetarëve se si antarësimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut do të ndikojë mbi, përndryshe vallë do të kërcënojë sigurinë kombëtare të Rusisë, Llavrov përgjigjet se NATO do të kontrollojë të gjitha vendet reth Rusisë. Ai i referohet referendumit në Maqedoninë e Veriut për të cilin thotë se ka qenë precedent, sepse, sipas tij, pyetja e referendumit përmbante tre pyetje, dhe jo një, dhe se votimi në referendum është zhvilluar nën presion të Perëndimit.
Link deri te artikulli origjinal këtu.
Link nga intervista origjinale e Llavrovit këtu.
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Tarifë antarësimi në NATO: Në nato nuk ekziston tarifë antarësimi vjetore fikse. Finansimi në NATO bëhet me marrëveshje mes shteteve antare me formulë të veçantë. Sipas asaj formule, Maqedonia e Veriut do të paguajë reth 1,2 milion euro në vit që paraqet 0,0721% nga buxheti i Aleancës. Kjo së fundmi ishte përpunuar nga ana e F2N2.
Për krahasim, Shqipëria kontribon me 0,0841 përqind nga buxheti në NATO. Atë që SHBA si finansier më i madh i NATO-s kërkon nga shtetet e tjera anëtare, është që të projektojnë buxhetin në mbrojtje të vet në vlerë prej 2% nga bruto prodhimi vendor. Por edhe kjo nuk është obligatore, por është vetëm drejtim i dhënë për të rritur shpenzimet për mbrojtje në 2 përqind deri në vitin 2024.
Furnizmi me armë: Në pjesën ku Llavrov thotë se me antarësimin në NATO Maqedonia e Veriut do të obligohet të blejë armë amerikane, politika aktuele e NATO-s është që të ekzistojë pajtueshmëri brende në Aleancë. Prej këtu, NATO nuk i obligon aleatët të blejnë armë vetëm nga SHBA ose nga vendet antare të NATO-s, mirëpo të njejtat duhet të jenë në dakordim me standarded mbrojtëse të NATO-s në mënyrë që të mos shkatërohet siguria e aleatëve në NATO. Më shumë për këtë çështje mund të lexoni nga intervista e Gjeneral Petër Pavell, në rolin e kryetarit të komitetit Ushtarak të NATO-s.
Ndër të tjerash, gjenerali Pavell theksoi se edhe pse “çdo komb ka lirinë të sjellë vendime lidhur me mbrojtjen, plani i Turqisë për të blerë sistemin С-400 do të pengonte Ankaranë të jetë pjesë e cilit do sistemi të integruar të mbrojtjes ajrore të NATO aleatëve që mund të rezultojë dhe me kufzime të tjera teknike.”
Problemi me furnizmin me armë dhe sistemit për mbrojtje nga Rusija qëndron te servisimi i shtrenjtë dhe mirëmbajtja e pajisjes, por edhe te bashkëpunimi i keq i Rusisë në këtë fushë. Për ilustrim, Ukraina ka pasur disa tentimi të pasuksesshme të kryejë servisimin e pajisjes të blerë nga Rusija dhe ish Bashkimi Sovjetik, kurse servisimin e gjithësej 16 avionëve reaktiv të tipit MiG-29 Bullgarisë i kushtoi 49 milion dollarë. Qeveritë nga Sofia disa herë tentuat të gjejnë kompani tjetër për të kryer servisimin, por të gjitha tentimet ishin të pasusksesshme.
Antarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO: NАТО është orientim strategjik i gjithë qeverive që nga pavarësia e vendit deri më tani. Gjithë tentimet dhe aktivitetet e ndërmara nga shteti në këtë drejtim:
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT