PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

NATO aleatët lanë pezull SHBA-në dhe po largohen nga Iraku për shkak të KOVID-19!

Titulli origjinal: Franca, Çekia, Britania dhe NATO Aleatët të tjerë lanë Pezull SHBA-në dhe po largohen nga Iraku Për shkak të KOVID-19!Portali Kollozheg.info në artikullin e tyre quajnë SHBA-në “globalofashiste”, me çka pretendon se gjoja “NATO aleatët nën justifikimin e Kovid-19, u larguan nga Iraku dhe lanë SHBA-në vetë dhe në sitë”. Së tejmi, në tekst plasohet teori konspiracioni se Kovid-19 “po përshpejton rrënien e NATO-s, BE-së dhe institucionet e tjera të tyre të lodhura, jolegjitime, të rënuara të cilat ishin mashë në dëshirën e tyre të sëmurë për qeverisje totalitare të përjetëshme mbi gjithë ne”. Në tekst theksohet se edhe pos Kovid-19 SHBA nuk planifikon tërheqje tërësore nga Iraku, mirëpo gjoja se “popullata e gjerë Irakiane kërkon largimin e tyre përfundimtar”.

Duke u bazuar në gjoja publikim të AFP, portali në artikullin e tij pretendon se Britania e Madhe, Franca, Austria dhe Çekia “janë dërguar përkohësisht nga Bagdadi në shtëpi dhe lanë në pushim trajnimin dhe operacionet për të prevenuar përhapjen e COVID-19”.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, në tekst është treguar fotografi nga postim i publikuar në profilin e tviterit të përdoruesit Elajxha Magnier, i cili publikon këtë:

“…#Koronavirusi i ofron mundësi botës të ndahet nga dominimi i #US dhe të formojë aleanca të rreja. #Rusia dhe #Kina më nuk janë armiq të aleatëve të SHBA-së. #Uashingtoni do të mbetet vetë me vetëm disa anije. Bota pas Koronavirusit nuk do të jetë më e njëjta…”

Në fund, shpërndan edhe një fotografi me postim të publikuar në fejsbuk faqen Rodina, në të cilën ata thërrasin për “prerje të kordonit të kërthizës të Maqedonisë me elitat globalofashistike dhe lidhje me aleanca të rreja me popujt sovranë vëllazërorë liridashës”.

Link nga shkrimi origjinal i arkivuar këtu.

 

  1. Vargu i përhapjes së lajmit të rremë në rrjetet sociale.

Vetëm në fejsbuk faqen e tyre, ky publikim ka pasur 93 impresione dhe 138 shpërndarje. Por, shpërndarja totale në rrjetet sociale Fejsbuk, Tviter, Redit dhe Instagram llogarit:Sipas statistikës së CrowdTangle, faqet dhe profilet në të cilat ky lajm është shpërndarë në Fejsbuk (14 FB faqe) dhe në Tviter, kanë varg maksimal prej 106,259 ndjekës.

FAKT/E

Portali Kollozheg.info, nëpërmjet shtrembërimit të vetëdijshëm dhe tendencioz të informatave pjesërisht të sakta krijon teori konspiracioni për gjoja se përçarje mes aleatëve. Në artikull askund nuk qëndron se kush është autor i tekstit, por vetëm qëndron emri i portalit – Kollozheg.

Karakteristika kryesore e këtij teksti është gjuha e urrejtjes kundër SHBA dhe BE dhe thirrja e Maqedonisë për aleanca të rreja vëllazërore me Rusinë. Ky portal në faqen e tyre në internet dhe fejsbuk në kontinuitet publikon artikuj me anti-NATO, anti-BE dhe anti-SHBA narracione. Prej këtu, më se i qartë është motivi për shkrimin e artikujtve të këtillë të cilët kanë për qëllim të prezantojnë partnerët tanë më të mëdhenjë strategjik SHBA, NATO dhe BE në konotacion negativ.

Përkatësisht, titulli i artikullit dhe teksti nuk korespondojnë njëri me tjetrin. Në titull, qëndron se gjoja “aleatët lanë pezull SHBA-në dhe po largohen nga Iraku për shkak të Kovid-19”, kurse në tekst qëndron se trupat e vendeve të lartëpërmendura “janë dërguar përkohësisht në shtëpi”.

Nuk është e saktë se aleatët tërësisht janë tërhequr nga Iraku, e akoma më pak se kanë lënë SHBA-në në sitë. Ajo që është e saktë, është se në fund të marsit, Britania e MadheFranca dhe Çekia tërhoqën një pjesë të trupave të tyre nga Iraku, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve nacionale për përballim me Kovid-19 në vendet e tyre. Mirëpo, edhe KanadaSpanjaPortugalia  dhe Holanda kanë bërë të njëjtën, si dhe SHBA-të të cilat akoma kanë rreth 5,000 ushtarë në Irak. Më herët, edhe GjermaniaSllovakia dhe Kroacia tërhoqën një pjesë të ushtarëve të tyre, kurse një pjesë e tyre u shpërndanë në pjesë të tjera të Irakut ose në vendet fqinje, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në Irak pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasim Sulejmani. Në Irak janë aktive dy misione të ndryshme. Njëra është Trening misioni i NATO-s, kurse tjetra është Koalicioni global i udhëhequr nga SHBA. Ajo që është e përbashkët për të dy misionet është se bëhet fjalë për misione joluftarake për trajnim dhe këshillim të fuqive të sigurimit irakian për menaxhim të suksesshëm dhe luftën me ISIS-in. Plotësuesisht, neni 5 i marëveshjes atlantike veriore parashikon mbrojtje kolektive – sulm mbi një vend antar të NATO-s vlerësohet si sulm mbi gjithë Aleancën. Ky regull garanton se asnjë aleat nuk do të lihet në sitë, përfshirë dhe SHBA-në.

Tërheqja e një pjese të ushtarëve është e përkohëshme për shkak të anulimit të misioneve në Irak për 60 ditë. Në web faqen zyrtare të NATO-s, në lidhje me misionin në Irak, qëndron se “në mars të vitit 2020, NATO misioni në Irak përkohësisht do të suspendojë trajnimin dhe një pjesë të personelit të vetë do ta transferojë jashtë Irakut. Ky vendim është për shkak të krizës me KOVID-19 dhe gjendjes së sigurisë në Irak. Gjithësesi, misioni vazhdon prezencën në Irak. Personeli i NATO-s në Irak, së bashku me kolegët e tyre irakianë, vazhdojnë me planifikimin e aktiviteteve të ardhëshme të drejtuara në bërjen e forcave irakiane më të forta, më rezistene dhe më inkluzive…”

 

Në konferencën për shtyp pas mbarimit të mbledhjes së ministrave për punë të jashtme të vendeve-antare të NATO-s, të mbajtur më 02 prill të vitit 2020, sekretari gjeneral Jens Stoltenberg deklaroi se ministrat u dakorduan të përforcojnë misionin për trajnim në Irak, duke ndërmarrë një pjesë të trajnimeve nga Koalicioni global. Së këtejmi, nuk është e saktë se NATO po rrënohet, përkundrazi, ata janë të bashkuar si asnjëherë më parë në luftën me koronavirusin dhe prioriteti është vendosur në dërgimin e ndihmave për vendet më të prekura nga ky virus.

Nuk është e saktë se popullata më e gjërë irakiane kërkon largimin përfundimtar të SHBA-së nga Iraku. Përkatësisht, në fillim të janarit të vitit 2020, Parlamenti irakian votoi rezolutë jodetyruese për tërheqjen e SHBA-ve nga Iraku. Rezolutat e parlamentit, për dallim nga ligjet, nuk janë ligjore-detyruese për qeverinë e Irakut dhe trupat e SHBA-ve janë akoma atje.

Portali Kollozheg.info bazohet në gjoja se publikim të AFP për tërheqjen e ushtarëve nga Britania, Franca dhe Çekia e cila është hiperlinkuar në tekst, kurse nëse klikoni në këtë link, i njëjti do ju çojë në artikull të portalit France24.com me titull “Raketat prekën Zonën e gjelbërt irakiane, koalicioni i udhëhequr nga SHBA tërhiqet nga baza”. Në këtë mënyrë, nëpërmjet nxitjes së gabueshme të lexuesve dhe shtrembërimit të informatave zyrtare, qëllimi i portalit është të diskreditojnë SHBA-në.

Më tej, në tekst bazohen në korrespondentë ndërkombëtarë, kurse është treguar vetëm një tviter publikim nga Elajxha Magnier, i cili është analist politik dhe raportues nga zonat luftarake dhe drejtor ndërkombëtar i Alrai Media Grup në Kuvajt. Por, opinioni i një personi në formë të tviter postimit, nuk mund dhe nuk guxon të prezantohet si opinion gjeneral i gjithë publikut ndërkombëtar gazetaresk. Nëse vizitoni blogun e tij personal, do të gjeni shumë tekste me përmbajtje pro-ruse dhe pro-kineze.

Në fund të tekstit është shpërndarë edhe një fotografi me postim të publikuar në fejsbuk faqen Rodina, e nëse lexoni artikullin e publikuar në fejsbuk faqen e tyre, do të zbuloni se ata përdorin gjuhë të urrejtjes kundër qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendete të Botës Perëndimore (BE dhe SHBA). Por, ky nuk është postimi i vetëm i shpërndarë nga Rodina. Në fejsbuk faqen e Kollozheg.info mund të gjehen publikime të numërta të njoftimeve të Rodinës, si dhe artikuj të tjerë të cilët kanë narracion anti-SHBA, anti-NATO dhe anti-BE.

Autori përdor burime rreptësisht të selektuara të cilat përhapin anti-NATO dhe anti-BE narracione dhe kryen shtrembërim të fakteve të vërteta. Ekipi i F2n2.mk  vlerëson këtë postim si propagandë dhe dezinformatë qëllimi i së cilës është diskreditimi i NATO aleatëve dhe BE-së dhe nëpërmjet përhapjes së teorive të konspiracionit për gjojase rrënien e tyre të krijojë përçarje mes aleatëve.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.