Regjimet autoritare – burim i lajmeve të rreme

Mbulimi ndërkombëtar i „lajmeve të rreme“ gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016 në mënyrë dramatike ktheu vëmendjen e gjithë botës për dezinformatat digjitale gjatë zgjedhjeve, kurse më vonë edhe në të gjithë fushat e politikës, ekonomisë, jetës dhe marrëdhënieve mes shteteve.

Përderi sa fokusi ishte në ndikimin e propagandës ruse në SHBA dhe Europë, prap së prap problemi doli të jetë shumë më i madh.
Dezinformatat digjitale janë sfidë globale që kërkojnë krijimin e kualicioneve të rreja, përgjigjeve të rreja, si dhe mjete dhe strategji që bota të ballafaqohet me to.

Regjimet autoritare në botë punojnë në strategji afatgjate dhe finansiarisht mirë të siguruara në ngushtimin e të drejtave demokrate të onlajn qytetarëve, duke i ndotur debatet politike, diskutimet me dezinformata dhe sulmet e fokusuara në rrëzimin e demokracisë dhe principet dhe liritë demokratike.

Qeveritë jodemokrate filluanë të zhvillojnë teklonologji të përparuara dhe mënyra të propagandës së kompjuterike duke përdorur algoritme të ndryshme, intelegjencë artificiale e cila mund të shkruajë dhe distribojë lajme të rreme në një nivel mjaft të lartë dhe alarmant.

Moska, për shembull ushte promovon mitin se Uashington i sjell gjithë vendimet në NATO.
E shtynë mitin se zgjerimin i Aleancës nuk është proces të cilin e zhvillojnë shtetet sovrane, nuk është dëshirë e shteteve aspirante, mirëpo dëshirë e SHBA-ve për të kërcënuar Rusinë dhe paqen botërore.

Madje edhe në shtetet me mbështetje të qartë për SHBA-të dhe Be-në si Romania,  Moska tenton të përdorë çfarëdo përçarje të shoqërisë për shpërndarje të lajmeve të rreme dhe propagandë antiperëndimore.

Informatë e vërtetë në detë të lajmeve të rreme

Me këtë, sa më shumë që rritet roli i mediave sociale dhe Internetit në formimin dhe distribuimin e lajmeve dhe informatave, aq më shpejtë debatet politike dhe fushatat shpërngulen onlajn. Mirëpo, në një numër të madh të shteteve mundësia që të kyçeni ose të fitoni ndonjë informatë të vërtetë dhe të lirë është nën kërcënim serioz.
Në situata kur qeveritë autoritare ballafaqohen me presionin nga Internet publiku për politikat e tyre, ato fillojnë të ndërmarin taktika të rreja represive me qëllim që të minojnë dijalogun demokrat dhe të zvogëlojnë mbështetjen demokrate nga jashtë.

Invazioni i lajmeve të rreme, mënyrat e ndryshme të manipulimit të publikut të shëndoshë demokrat në mediat sociale imponuan nevojë urgjente për ballafaqim me lajmet e rreme.  Dezinformatat shpërndahen më shpejt nga sugjerimet, kështu lajmet e rreme ndërhynë në marrëdhëniet ndërkombëtare, politikat vendase dhe në ekonomi. Sojuzet e mëdha, sidomos ato të cilët në një farë mënyre janë simbol i botës Perëdondimore, filluan luftë me lajmet e rreme, sidomos pasi u bë e dukshme fuqia e fjalës manipulative.

NATO: video lojë për luftë me lajmet e rreme

NATO qendra për komunikime strategjike krijoi lojë të rre që tu ndihmojë lexuesve më lehtë të dallojnë lajmet e rreme.

Loja paraqet një lloj treningu për identifikim të dezinformatave. Është e vendosur në Facebook dhe është e hapur për të gjithë përdoruesit e FB.

Lojtarët vendosen në rol virtuel si përgjegjës në kompani botuese, ku munden në mënyrë virtuele të përfitojnë me atë që do të tërheqin sa më shumë publik nëpërmjet publikimit të lajmeve, informatave. Ka tre nivele, në secilin nivel u jepet mundësi lojtarëve të mendojnë dhe të dallojnë mundësitë që të jenë të mashtruar.

Kjo lojë e NATO-s ka për qëllim të kurajojë lexuesit dhe faktorët shoqëror përgjegjshëm të përdorin mediat sociale, më me kujdes të lexojnë.

Gjuha e NATO-s – taktikat për dallim dhe ballafaqim

  • Komunikimet strategjike janë punë e çdo shteti antar në NATO, jo vetëm në sektorë dhe elemente të caktuara. Gjatë punës së përditshme dhe komunikimit, sidomos gjatë operacioneve të caktuara, NATO vazhdimisht komunikikon me botën e jashtme. Me qëllim që të zvogëlohen mundësitë për prodhim të dezinformatave nga aktorët armiq, gjuha që NATO përdor duhet të jetë e përshtatur edhe në mediat sociale edhe në mediat masive, si dhe organizatat ndërkombëtare të tjera.
    Në jëtë drejtim janë bërë një seri punëtorish dhe ligjëratash nga Departamenti i NATO-s për komunikime strategjike.

  • Lavanderi e lajmeve – Teknika e marrjes së lajmeve nga burimi origjinal dhe pastaj „larja“ e lajmit nëpërmjet „mediave-ndërmjetësuese“ që të mbulohet origjina e lajmit. Në këtë proces të larjes, lajmi ndjen interpretim të ndryshëm. Tërhiqet përmbajtja dhe mesazhi i vërtetë, kurse mesazhet kyçe ndryshohen ose qëllimisht përkthehen më ndryshe.

 

  • Nëpërmjet vendosjes së lajmit në kontekst dhe agjendë të ndryshme, rastet e izoluara të dezinformatave vëndohen në shërim që të ndikojnë në ndonjë debat publik në vend ose në çështje të sigurisë shtetërore. Për këtë shkak është e nevojshme, nga perspektiva strategjike gjithë këto lajme dhe informata të vendosen në kontekst më të gjerë, të mos harohen dhe të bëhet kujdes se si do të ndikonin ose zhvilloheshin në afat më të gjatë.

 

  • Në atë drejtim, është e rëndësishme të dihet e ardhshmja: në kontekst të aktiviteteve sistemore të shpërndarjes së dezinformatave, çdo përmbajtje është e ndjeshme prej veprimeve armiqësore. Madje edhe ndryshimet minimale të deklaratave të caktuara janë të mjaftueshme që ato të fitojnë domethënie tjetër. Kjo e thekson nevojën për trajnime për përmirësimin e dijenive dhe kuptimin e mediave dhe funksionimin e tyre, si dhe të kërcënimeve të bazuara në shpërndarjen e (dez)informatave.

 

Citimi i gabueshëm është i shpërndarë në media. Ndonjëherë kjo ndodh padashje, gjatë redaktimit të lajmit nga ana e redaktorit me qëllim që të vëndohet theks në një medim, deklaratë apo përmbajtje të caktuar. Kjo është kur ndodh joqëllimisht. Mirëpo në rastet e shpërndarjeve të dezinformatave bëhet fjalë për tentime të qëllimshme dhe sitematike për mashtrim me pasoja evidente.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.