PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: NATO NË PRAG TË KOLAPSIT: KONTESTI MIDIS FRANCËS DHE TURQISË PËR LIBINË ËSHTË SHENJË E DOBËSISË SË ALEANCËS!Më 07.07.2020, portali Magazin.mk publikoi artikull të titulluar ” Nato në prag të kolapsit: Kontesti midis Francës dhe Turqisë për Libinë është shenjë e dobësisë së Aleancës!”. Artikulli i referohet një incidenti në qendër të të cilit gjendeshin Franca dhe Turqia. Përkatësisht, sipas raporteve franceze për incidentin e ndodhur më 10 qershor, anija franceze Courbet, e cila ishte pjesë e operacionit “Roje Detare”, lundroi për të kontrolluar anijen e ngarkesave me flamurin Tanzanian, Zirkin, afër bregdetit Libian. Qëllimi ishte të hetohet nëse Zirkin po kontrabandonte armë, duke pasur parasysh që ekziston një embargo armësh në Libi nga Kombet e Bashkuara (KB). Sipas forcave franceze të mbrojtjes, anijet turke që shoqëronin anijen Zirkin, për të cilën ata thoshin se transportonin pajisje mjekësore, vepruan në mënyrë agresive drejt anijes Kurbe, dhe madje e shënjestronin atë me sistemet e tyre të armëve tre herë. Turqia, nga ana tjetër, mohon pretendimet e Francës, duke thënë se interaksioni ishte miqësor. Më në fund, Franca i kërkoi NATO-s të hetojë incidentin.

 

Vegëzën deri te artikulli origjinal mund të gjendet këtu.

FAKT/E

Ky “incident” është i lidhur me një narracion më të madh, thjesht të motivuar politikisht se NATO-ja kinse është në prag të kolapsit, gjë që është absolutisht e pasaktë. Qëllimi përfundimtar është të minojë unitetin e aleatëve të NATO-s.

 

Neni 1 i kartës themeluese të NATO-s përmban detyrim për të zgjidhur paqësisht të gjitha kontestet ndërkombëtare, në të cilat anëtarët e saj janë palë, në një mënyrë që të mos rrezikojë paqen, sigurinë dhe drejtësinë ndërkombëtare. Edhe pse në këtë rast nuk bëhet fjalë për një kontest të definuar, sa bëhet fjalë për një keqkuptim, palët e incidentit, Franca dhe Turqia, si aleatë të NATO-s kanë për detyrë që të zgjidhin keqkuptimet e tyre përmes dialogut.

Më saktë, keqkuptimet si kjo midis Francës dhe Turqisë, në bazë të Rezolutës për Zgjidhjen Paqësore të Kontesteve dhe Dallimeve ndërmjet Anëtarëve të NATO-ssë pari duhet të provohen të zgjidhen brenda kornizave të NATO-s, para se të fillojë çdo proces gjyqësor para çdo organi të jashtëm dhe tribunalet. Në raste të tilla, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës ka fuqinë që të fillojë ose lehtësojë jozyrtarisht procedurat e hetimit, ndërmjetësimit, pajtimit ose arbitrazhit, në mënyrë që të zgjidhin mosmarrëveshjet.

Përkatësisht, Rezoluta i jep të drejtën dhe detyrimin qeverive të shteteve anëtare dhe Sekretarit të Përgjithshëm t’i raportojnë NATO-s çdo ngjarje që, sipas mendimit të tyre, mund të rrezikojë solidaritetin dhe efektivitetin e aleancës së NATO-s. Në rastin konkret, veprimi i Francës në këtë rast është në përputhje me dispozitat dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO dhe procedurat e parashikuara të NATO-s, dhe kjo nuk duhet të trajtohet fare si dobësi ose ndarje.

Për fund, është gjithashtu shumë e rëndësishme të theksohet se artikulli në fjalë, i publikuar në web portalin Magazin.mk, ka marrë përmbajtjen e artikullit nga portali serb Kurir.rs, dhe e njejta është pjesë e një narracioni më të madh pro-rus që synon të paraqet aleancën e NATO-s si jofunksionale. Tekste të tilla dhe të ngjashme janë të zakonshme për këtë portal, veçanërisht shkarkimi i artikujve dhe teksteve nga media pro-ruse që vijnë nga Serbia fqinje, për çka F2N2 ka shkruar disa herë.

Sipas kësaj, ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si propagandë me narracion anti-NATO, manipulues dhe politikisht të njëanshëm. Dëshira përfundimtare e autorit është që ta paraqesë Aleancën e NATO-s si një organizatë që përballet me probleme të mëdha në funksionimin e saj, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Dëshmia më e mirë për këtë është solidariteti i aleatëve të NATO-s në ballafaqimin me pasojat e pandemisë së KOVID-19.

NATO është e fortë dhe e bashkuar, pavarësisht nga dëshirat e qendrave të caktuara të pushtetit.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.