Pritshmëritë janë reale që deri në fund të këtij viti Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet antare e 30të e NATO-s. Ratifikimi i Protokolit të antarësimit shkon sipas tempos së parashikuar (për disa analistë dhe disa politikanë madje më shpejtë nga e zakonshmja), kështuqë pretendimet janë të arsyeshme se bëhet fjalë vetëm për proces formal i cili duhet të kryhet sipas procedurave vendase të vendeve antare në të cilat akoma nuk është ratifikuar. Shteti më shumë nuk mund të ndikojë në proces, përndryshe si shoqëri dhe si apart shtetëror i kemi kryer reformat e nevojshme, i mbyllën të gjitha çështjet e hapura dhe gatshëm presim antarësimin në NATO.
Në periudhën e kaluar ka qënë mëse e rëndësishme të ndiqet sjellja e të gjithë vendeve antare të NATO-s, vendeve të regjionit të cilat nuk janë antare të aleancës, dhe mbase më e rëndësishme ishte të ndiqet sjellja e Federatës Ruse, si faktor mjaft i rëndësishëm ndërkombëtar, i cili demonstron aspiracione serioze për ndikim politik, ekonomik dhe strategjik në rajon. Kjo edhe nga arsyeja se akoma janë të freskëta kujtimet nga ndikim rus në procesin e antarësimit të Malit të Zi në NATO, për të cilat aktivitete gjyqi në Podgoricë në mungesë dënoi dy agjentë rusë nga shërbimi ushtarak për siguri për atentat mbi Presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviç.
Prap së prap, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Rusia në shek.20 si dhe në dy dekadat e para të shek.21 nuk kanë ndonjëfarë qëllime apo interesa historike apo moderne të rëndësishme të përbashkëta. Kjo vlen për të gjitha sferat e jetës shoqërore. Nuk ekzistojnë lidhje serioze as politike, as ekonomike, kulturore, sportive apo ndonjë sferë tjetër. Madje edhe në kohën e SFRJ nuk janë hasur marrëdhënie të rëndësishme mes dy shteteve, që nuk është rast me Slloveninë, Malin e Zi, e sidomos Serbinë, shtete me të cilat Rusia edhe më herët, por edhe tani ndërton dhe zhvillon bashkëpunim të ngushtë në fusha të ndryshme.
Megjithatë, është e mjaftueshme të përkujtohemi se takimi i parë i Presidentit Putin dhe Presidentit të SHBA-ve Xhorxh Bush Xhunior u realizua pikërisht në Brdo të Kranjit. Politika ruse gjithmonë ka pasur respekt të thellë për suverenitetin nacional sllovenez dhe ka ndërtuar marrëdhënie për të cilat mund të thuhet se kanë qenë të ngushta, përkundrazi marrëdhënieve me Kroacinë, për të cilat vetë federata Ruse i vlerëson si marrëdhënie me shtet periferik antar i BE-së. Kurse marrëdhëniet mes Rusisë dhe Sërbisë janë të ndjeshme nga më shumë aspekte dhe shpesh nuk janë në kontekst të politikës zyrtare shtetërore. Përkatësisht, Rusia ka ndikim të fuqishëm në Sërbi fillimisht nëpërmjet kishës, rrethet intelektuale të „padefinuara“, si dhe një pjesë e popullit e cila fuqishëm beson se Rusia është vendi më vëllazëror dhe miqësor. Kjo nuk është në dakordim me politikën zyrtare të Beogradit, i cili shumë herët zgjodhi rrugën europiane dhe Europën si partner strategjik, për ku Sërbia kryen negociata për antarësim. Rusia i përdor njerëzit e kreut politik të Sërbisë të cilët duke demonstruar sinqeritet të rremë ulen në dy karrige në marrëdhëniet ndërkombëtare me BE-në dhe Rusinë. Realiteti është se interesat ekonomike të Rusisë në Sërbi janë në plan të dytë dhe asnjëherë nuk kanë kontribuar rëndësishim në zhvillimin ekonomik të Sërbisë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë të rëndësishme marrëdhëniet Putin – Dodikm por qeveria shtetërore atje është në Sarajevë, ku është zhvilluar kontrollë e fuqishme amerikane. Në Mal të Zi ndikimi rusë ka qenë mjaft i rëndësishëm sidomos në planin ekonomike, ku një numër i të pasurve rusë blenin resorte të rëndësishme dhe komplekse në pjesën bregdetare të shtetit, por edhe në brendësi. Rusija fuqishëm e kundërshtonte antarësimin e Malit të Zi në NATO duke pretenduar se shteti hyn në aleancë pa dakordimin e popullit. Nënkuptohet, kjo nuk e pengoi qeverinë në Podgoricë të vazhdojë rrugën dhe ta çojë shtetin drejt antarësimit.
Duke pasur parasysh eksperiencat e vendeve fqinje, është e mjaftueshte të përmendim se pas ikjes të Gruevskit dhe Ivanovit nga qeveria në Maqedoninë e Veriut, ndikimi rusë ka rrënë në minimum dhe mund të vlersohet si i parëndësishmë në drejtim të rrugës tonë kah NATO. Përkatësisht, federata Ruse e pranoi Marrëveshjen e Prespës dhe me këtë edhe emrin e rri zyrtar të shtetit, fakt i cili u përsërit disa herë nga Ministri Llavrov si dhe Ambasadori Bazdnikin. Rusija mbetet e përkushtuar në zhvillimin demokrat të Maqedonisë së Veriut, duke e ndjekur me kujdes rrugën drejt antarësimit në NATO, dhe vazhdon të jetë partner i ynë ekonomik dhe tregëtar edhe në të ardhmen.
Sa i përket pjesës ushtarake, nuk ekziston apsolutisht arsye për shqetësim se interesat e Rusisë do të pengojë në rrugën tonë euroatlantike Bashkëpunimi mes armatave të dy shteteve, por edhe mes ministrive për mbrojtje thuajse nuk ekziston, as në pjesën e trajnimit, as në pjesën e furnizimit me armë ose mjete të tjera tektnike-materiale. Ditëve jemi dëshmitarë të dy ushtrimeve ushtarake në rajon, „Goditja vendimtare 2019“ në Maqedoninë e Veriut, në të cilën marrin pjesë më shumë se 2700 pjestarë të armatave të Maqedonisë së Veriut, SHBA, Bullgarisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Lituanisë, si dhe „Vëllazërisë Sllovene 2019“ në Sërbi ku marrin pjesë më shumë se 750 ushtarë nga Sërbia, Rusia dhe Bellorusia. Bëhet fjalë për dy aktivitete ushtruese tërësisht të ndryshme, të planifikuara para kohe dhe të njëjtave nuk duhet tju jepet kontekst i tepërt politik. Aktivitetet e këtilla të armatave në rajon janë zhvilluar edhe më herët, kurse për shkak të natyrës së punëve, kërcënimet dhe sfidat do të ndodhin edhe në të ardhmen. Kjo nuk duhet dhe nuk mund të rrezikojë rrugën strategjike të asnjë vendi në rajon.
Në plan politik punët janë mëse të qarta. Politika zyrtare e Kremlinit nuk është në kundërshtim me interesat në Shkup për antarësim në NATO dhe në BE. Ekzistojnë disa grupe të caktuara të skenës tonë politike, të cilat deklarojnë se kanë mbështetje nga Moska, kurse pretendojnë ndalimin e procesit të antarësimit të shtetit në NATO, si dhe ndalimin e procesit të integrimit në BE, dhe në vend të saj drejtohen kah Lindja dhe Rusia. Prap së prap, mbështetja që këto parti politike ose grupe fitojnë nga popullata maqedonase është minimale, kurs enuk ekzistojnë dëshme se fitojnë ndonjëfarë mbështetje nga Moska zyrtare. Thjeshtë, bëhet fjalë për margjinalë politikë të cilët nuk kanë suskses të fitojnë me ide serioze për zhvillim të shoqërisë maqedonase dhe do të mbeten anash nga drejtimet reale politike të shtetit.
Sa i përket këmbimit ekonomit mes dy shteteve, ai ekziston dhe zhvillohet në korniza të planifikuara pa ndikim të rëndësishëm në bruto prodhimin vendas. Partner i ynë më i madh tregëtar i jashtëm vazhdojnë të jenë vendet antare të BE, si dhe vendet e rajonit, me të cilat realizojmë numra më të mëdha në ekonomi sesa me federatën Ruse.
Në fund, me kontekst të tanishëm mundet lirisht të vlerësojmë marrëdhëniet mes dy shteteve si të mira dhe në korniza të së drejtës ndërkombëtare, pa çështje të hapura dhe pa sfida serioze. Patëm sukses që në periudhën e kaluar të balansojmë dhe kalojmë të gjitha keqkuptimet edhe ato më të voglat, që i lehtësoi marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy shteteve dhe lë hapësirë për të ndërtuar partneritetnë të ardhmen madje dhe kur Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet vendi i 30të antar i NATO-s dhe të fillojë negociatat me BE-në.
Shkup, 25 qershor 2019
Prof. D-r Nikolla Dujovski
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT