PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Është shitur emri si kurvërim në rrugën para RTVM-sëMë 28 qershor portali Netpres publikoi tekst me titullin e lartëpërmendur, në të cilin autori kryen “analizë” të audio bombës nga biseda mes Zoran Milevskit – Kiçeec dhe Miodrag Davidkoviq-Daka. Kështu mes tjerash shpreh dhe pretendimin se “të marrësh para për të ndryshuar emrin, dhe atë nga person shumë i dyshimtë i cili dukshëm ka lidhje me shërbimet dhe siç e definojnë mediat e rajonit – person rus, është për tu përbuzur dhe turp deri në fund të jetës. Në ballë do i shkruajë  – „E shiti emrin biblik Maqedoni“.Sipas autorit të tekstit gjoja se paratë ruse kanë përfunduar në Qeveri te dueti Zaev dhe Rashkovski. Si përfundim i akuzimeve të shprehura të pabaza, të pambështetura me ndonjë dëshmi të besueshme, autori shkruan:„të të blejnë për 300 mijë euro, ku ndërmjetësues është Kiçeec, për të ndryshuar emrin është njësoj si kurvërim para RTVM – fund.“

 

Link nga teksti origjinal mund të gjeni këtu.

FAKT/E

Pa ndërhyrë në autenticitetin e audio bombës, është i mjaftueshëm fakti që vetë biznesmeni Daka i demanton këto akuzime drejtuar Qeverisë së Zoran Zaevit.

Biznesmeni malazez Miodrag Daka Davidkoviq doli me reagim publik duke i quajtur të pasakta dhe malcioze shkrimet e publikuara në mediat maqedonase.“Fakti se mjetet financiare të shprehura i’a kam paguar Zoran Milevskit në kohën e qeverisë së Nikolla Gruevskit, e jo në Qeverinë e Zoran Zaevit, gjithashtu vërteton se shkrimet janë të pavërteta, kurse mbi të gjithash janë të qëllimshme dhe të montuara”.

“Është e saktë se në mbledhjen me kryeministrin Zoran Zaev kam shprehur planet e mia në lidhje me ndërtimin e mini hidrocentrales dhe parqeve me energji të erës. Megjithatë, më njoftuan se gjithë koncesionet për këtë lloj veprimtare janë me tarifa të caktuara, veçmë të ndara, duke më drejtuar te sekretari gjeneral i Qeverisë Dragi Rashkovski për të kontrolluar cilat janë planet e Qeverisë për periudhën e ardhëshme, në lidhje me ndarjen e koncesioneve të rreja. Megjithatë, deri më sot nuk kam fituar informatë e cila do të tregonte se mund të pritet realizim i projektit të përmendur… kualifikimet në media të caktuara, se në këtë rast bëhet fjalë për mito, janë të pasakta dhe malcioze, kurse i bëjnë dëm këtij shteti, sepse ky është mesazh i keq për gjithë investitorët e huaj, të cilët duan të investojnë në Maqedoninë e Veriut”.

Sipas të lartëpërmendurës, vetë pranimi i biznismenit Daka se paratë janë dhënë në kohën e qeverisë së Nikolla Gruevskit, është dëshmi e mjaftueshme se nuk janë dhënë para për ndryshimin e emrit siç pretendohet në tekstin e portalit Netpres.

Ky narracion kundër Marrëveshjes së Prespës nuk është i rri. Media të caktuara shpesh e shfrytëzojnë gjatë krijit të teksteve të tyre. Sidomos tani në fushatën parazgjedhore, përsëri përforcohet me qëllim që të ndikojë në publik me temë mjaftë senzitive, për emrin dhe identitetin, në drejtim se janë gjoja të manipuluar. Akuzimet e këtilla serioze të papërmbajtura dhe të padëshmuara të cilat janë shprehur  “kot”, mund vetëm të dëmtojnë publikun i cili shpesh nuk ndërhyn në kontrollimin e fakteve dhe dëshmive.

Marrëveshja e Prespës u shoqërua me narracione dezinformative që në vetë nënshkrimin, gjatë referendumit dhe akoma nuk pushojnë. Më shumë për këtë mund të lexoni në analizën e F2N2. Marrëveshja e Prespës hapi dyert për antarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe në fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.