Jemi në fillim të instalimit të sistemeve për komunikime pa tel 5G, të cilat premtojnë ndryshime fundamentale të industrive të ndryshme, shërbimeve dhe sektorëve vertikal. Ekziston thënia se vetëm gjeneratat çift janë të suksesshme (2G, 4G), kështu që 5G është i parapërcakuar për mossukses dhe duhet të pritet gjenerata e ardhshme. Megjithatë, krahas këtij argumenti gjysmë-supersticioz, mund të ketë edhe argumente të tjerë të fuqishëm se 5G nuk do ti përmbush premtimet revolucionare. I motivuar prej këtyre çështjeve, më ftoi profesor Liljana Gavrilovska, presidentja e përgjithshme e BallkanKom 2019 në Shkup, të organizoj një panel sesion në mënyrë që t’i identifikojmë kanosjet e suksesit të sistemeve pa tel 5G dhe të potencoj disa nga mjetet e mundshme juridike për të njëjtat. Panelistë ishin:

– Ian F. Akildiz (Xhorxhija Tek, SHBA) (diapozitivë)

– Luiz Dasilva (Triniti kolexh Dablin, Irlandë) (diapozitivë)

– Meruan Deba (Huavei, Paris) (diapozitivë)

– Driton Emini (Magenta Telekom, Austri) (diapozitivë)

– Alberto Leon Garsia (Universiteti në Toronto, Kanada) (diapozitivë)

– Ivan Seskar (WINLAB, Universiteti Rutgers, SHBA) (diapozitivë)

Diskutimi u organizua rreth disa çështjeve kryesore, të përshkruara në vijim.

  1. Kemi LTE, disa nga gjeneratat paraprake-G, WiFi, NB-IoT dhe disa teknologji LWPA, siç është LoRa dhe SigFox. Çka është ajo për të cilën me të vërtetë 5G duhet, ndërkaq nuk mund ta ketë mbështetjen e këtyre teknologjive ose të kombinimeve të të njëjtave?

Rastet kryesore të aplikimit që mund të monetizohen për momentin janë në fushën e internetit të përmirësuar mobil brez-gjerë  (eMBB), në mënyrë që të përmirësohet kapaciteti pa tel. Rastet e aplikimit të IoT janë autonome, ndërsa operatorët e telekomunikacioneve akoma kanë mëdyshje për potencialin e monetizimit. 5G mund të aplikohet në mbulimin e zonave të gjera rurale. Në bazë të licencave të shitura për 5G shtrirjet kryesisht do të shpërndahen në nën-6 GHz shtrirje, siç është 700 MHz dhe C-band, ndërsa mmWave do të vijë më vonë.

  1. A munden operatorët e telekomunikacioneve të shesin latencë të ulët?

Aplikimi i latencës së mirëfilltë të ulët, por jo edhe të konfidencialitetit më të madh, merr hov në Kinë tek lojërat. Megjithatë, nuk është e sigurt nëse ky aplikim do të përhapet në mbarë botën. Shumica e panelistëve e kishin vështirë që në këtë moment të shohin aplikime të tjera me latencë të ulët. Megjithatë, pati konsensus të përgjithshëm për atë se latenca e ulët dhe ultra-konfidencialiteti nuk duhet të jenë të bashkuara çdoherë bashkë, siç është rasti me URLLC, por duhet të trajtohen si dy karakteristika të ndryshme që mund të bashkohen në rastet e aplikimit kur një gjë e këtillë ka kuptim, siç është automatizimi industrial. Theksi nuk duhet të vendoset mbi latencën jashtëzakonisht të ulët (<1ms), por mbi latencën e garantuar të ulët.

  1. A do të jetë sfidë për 5G korniza aktuale ligjore e spektrit frekuentues dhe i modeleve për aplikimin e tij? Për shembull, një pjesë e industrive të mëdha do të kërkojnë rrjete private 5G me licencim lokal të spektrit.

Qasja dinamike deri te spektri është temë në dy dekadat e fundit, megjithatë përsëri mund të aktualizohet me instalimin e sistemeve 5G dhe post 5G, e që kërkon perspektivë të re sa i përket shpërndarjes së spektrit dhe të të ashtuquajturit përdorim agjil të spektrit. Duhet të përgatitemi për hulumtime të reja në këtë fushë.

  1. Ekziston një numër i madh i shkaqeve për shqetësim, veçanërisht të mediave sociale, për ndikimin e 5G mbi shëndetin. Madje edhe nëse ka indikacione se një gjë e këtillë mbështetet mbi përhapjen me dashje të lajmeve të rreme, nuk duhet të harrojmë se lajmet e rreme ishin të suksesshme gjatë përcaktimit të zgjedhjeve. A ekziston shqetësim real shëndetësor dhe çka duhet të bëhet në afat të shkurtër ose të gjatë?

Kjo konsiderohej si një çështje tejet relevante të cilën duhet ta zgjidh shoqëria jonë, edhe pse druajtjet aktuale janë të pabaza. Komuniteti i cili i hulumton komunikimet pa tel duhet të bashkëpunoj me komunitetin mjekësor në mënyrë që të monitorohet rrezatimi nga instalimi i rrjeteve 5G dhe të ofrojë bazë shkencore kundër përhapjes së dezinformatave dhe pasigurisë në publikë.

Shembull për atë se si funksionojnë dezinformatat është pasqyruar në fotot në vijim. Lajmi me titull “Brukseli e suspendoi planin 5G”, me ç’rast kinse është cituar ministrja Seli Fremo, ka pranuar 1400 mbështetës në Fejsbuk. Tuitet e mirëfillta të ministres, ku ajo e mbështet instalimin e 5G, megjithatë ka një rezervë të caktuar sa i përket masivitetit të MIMO, e që është një teknologji mjaft specifike e cila mund të përdoret në 5G, janë mbështetur zero herë.

Në parim, njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj për mossuksesin e mundshëm të 5G mund të jenë pritshmëritë dhe ambiciet tepër optimiste të përkufizimit të asaj se çka është 5G. Nga ana tjetër, mungojnë raste të aplikimit në fushën e gjërave të Internetit (IoT), pasiguria/jomaturimi i teknologjisë për komunikacione ultra-konfidenciale me latencë të ulët (URLLC). Si aspekt pozitiv, progresi teknologjik në teknologjitë e komunikacionit do të vazhdoj në drejtim të lidhjes së më shumë instalimeve, ofrim të latencës së ulët, garantim të konfidencialitetit më të madh dhe kapacitetit të përgjithshëm në lidhje me shpejtësinë e transmetimit të të dhënave. Ashtu siç e tha në mënyrë elokuente Toni Efremides, i cili ishte në publikë: 5G nuk do të ketë sukses nëse vazhdojmë ta quajmë 5G.

 

Shkruar nga: Petar Popovski

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.