Shumë shpesh disa nga pyetjet dhe dilemat që lindin pjesërisht ngërthejnë në vete edhe përgjigjen ose zgjidhjen për to. Problematika e lajmeve të rreme është shumë komplekse, shumë shtresore dhe si e tillë e vështirë për t’u përkufizuar. Zgjidhja eventuale e saj kërkon një qasje holistike. Ndoshta hapi i parë në trajtimin e tyre është ngritja e vetëdijes për vetë ekzistencën dhe ndikimin e tyre, veçanërisht pasi në shumë vende gjatë viteve të fundit procesi politik dhe kohezioni shoqëror janë rrezikuar thelbësisht nga lajmet e rreme dhe qytetarët ende nuk janë imun ndaj rreziqeve dhe pasojave të kësaj dukurie.

 

Në përgjithësi lajmet e rreme zakonisht vijnë nga (1) web faqet e rreme të lajmeve – me lajme plotësisht të rreme; (2) web faqe në internet që i paraqesin komentet si fakte ose përdorin në mënyrë selektive disa fakte dhe injorojnë fakte të tjera të padëshirueshme; dhe (3) faqet e internetit që përziejnë fakte dhe trillime, ata ndonjëherë botojnë ca histori të vërteta dhe shpesh shtojnë histori të tjera të rreme.

 

Organizatat profesionale të gazetareske kanë zhvilluar norma dhe standarde profesionale për më shumë se 200 vjet, së pari për mediat e shkruara dhe më pas për ato audiovizuale, të cilat tani janë konvertuar në rrjete dixhitale dhe platforma mobile. Ndër vite, standardet gazetareske janë dakorduar dhe pranuar gjerësisht. Ata kanë të bëjnë me mbledhjen, përgatitjen dhe shpërndarjen e lajmeve për ngjarje të vërteta, si dhe komentimin e tyre. Gazetarët janë të vetëdijshëm për rolin dhe fuqinë e tyre, njëjtë sa janë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre.

 

Media duhet të veprojë brenda etikës profesionale të gazetarisë dhe kriteri themelor i veprimit moral duhet të jetë dinjiteti njerëzor. Nga ana tjetër, gazetari në punën e tij është i detyruar të ndjekë parimet etike siç janë e vërteta, objektiviteti, liria dhe përgjegjësia. Këto parime janë gjithashtu thelbësore në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë, sipas të cilit gazetarët kanë një rol për të dhënë informacione, ide dhe opinione dhe kanë të drejtë të komentojnë. Duke iu përmbajtur vlerave etike dhe standardeve profesionale në transmetimin e informacionit, gazetarët do të jenë të sinqertë, objektivë dhe të saktë.

 

Fatkeqësisht, krijuesit e lajmeve të rreme, ndryshe nga profesionistët, nuk respektojnë asnjë standard ose rregull, ata nuk hulumtojnë, nuk japin argumente dhe me lehtësi prodhojnë lajme të rreme. Këto “media” nuk funksionojnë mbi parimet e gazetarisë.

 

Lajmet e rreme jo vetëm që do të na mashtrojnë, por do të lëkundin besimin tonë në burimet legjitime të lajmeve. Edhe pse ekziston, është e vështirë në praktikë të dëshmohet lidhja midis ndonjë lajmi të rrem dhe pasojave të cilat i shkakton, e pasojat mund të jenë serioze.

 

Për shkak të kësaj shumë organizata dhe grupe janë përpjekur të ndalojnë lajmet e rremë në mënyra të ndryshme. Lajmet e rreme janë “duke vrarë mendjen e njerëzve”, tha Tim Cook, kreu i Apple, në një rast. Shefi i teknologjisë tha gjithashtu se ndërmarrje të tilla si e tija duhet bëjnë diçka që të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së gënjeshtrave por pa rrezikuar lirinë e fjalës.

Më tej, ai i kërkoi qeverive që të bëjnë fushatë aktive për vetëdijesimin dhe zbulimin e lajmeve të rreme.

 

Disa qeveri, si dhe drejtuesit e BE-së, kanë bërë thirrje për të ndërmarrë hapa serioz2. Disa qeveri kanë iniciuar ndryshime legjislative dhe disa kanë shkuar një hap më tej në luftimin e lajmeve të rreme, siç është qeveria Çeke që njofton krijimin e një Qendre për Kundër-Terrorizmin dhe Kërcënimet Hibride3, ku ata i trajtojnë sulmet e huaja me dezinformata si kërcënime serioze për sigurinë e brendshme.

 

 

Në këtë luftë është thelbësore që organizatat gazetare të përqendrohen edhe më shumë në prodhimin e një lajmi të pavarur me cilësi të lartë, të cilit lexuesit dhe publiku i gjerë mund t’i besojnë. Në luftën kundër lajmeve të rreme, iniciativat për gjetjen e fakteve janë më të zakonshmet. Disa angazhojnë redaktorë të cilët vështirë se mund të kontrollojnë të gjitha informacionet në çdo kohë. Të tjerët përdorin algoritme por sigurisht e kanë shumë të vështira sepse realiteti nuk është modeli i njohur dhe i parapërcaktuar dhe nuk ndjek ndonjë shabllon të njohur. Të tjerët përdorin kontrolle të automatizuara të burimit për të konfirmuar faktet dhe në këtë mënyrë sfidojnë lajmet.

 

Sipas mendimit tim, qasja që garanton dezinformimin dhe konfuzionin është botimi i “të gjitha anëve” krah për krah, ashtu siç kjo tani bëhet nga disa media. Në këtë mënyrë ata sjellin faktet kundërthënëse në të njëjtin nivel, duke vënë shenjën e barabarësisë mes burime të parëndësishme dhe jo relevante të informacionit dhe atyre kredibile.

 

Kuptohet, nuk pritet që të gjithë ne të bëhemi profesionistë në kërkimin e (dez)informacionit të duhur, por njëherit është shumë e rëndësishme që në shoqërinë tonë të zhvillohet qëndrim kritik ndaj asaj që na serviret, pastaj të kuptojmë dhe vlerësojmë se si funksionon gazetaria e vërtetë dhe të gjatë përzgjedhjes se prej ku do të informohemi, t’u japim përparësi lajmeve që e burojnë nga gazetar të vërtetë. Në këtë mënyrë do të shijojmë përsëri lirinë dhe sigurinë e siguruar nga qytetaria e mirëinformuar.

 

[1] https://www.theguardian.com/technology/2017/feb/11/fake-news-is-killing-peoples-minds-says-apple-boss-tim-cook

[1] Во декември 2016 година, претседателот на Европската комисија, Jean-Claude Juncker, повика на акција  против лажни вести (https://www.politico.eu/article/juncker-calls-for-action-on-fake-news); Германија сака да го присили facebook да ги избрише лажните вести (https://www.politico.eu/article/germany-plans-to-force-facebook-delete-fake-news/) или Лажни вести и руско мешање (https://www.theguardian.com/media/2016/dec/02/fake-news-facebook-us-election-around-the-world)

[1] https://www.mvcr.cz/cthh/clanek/centre-against-terrorism-and-hybrid-threats.aspx

[1] Неколку корисни совети како да препознаеш дезинформации – https://f2n2.mk/јазикот-и-дезинформациите-2/?fbclid=IwAR3jDJZjhrRjT_3Z3KjvVmIlZVEd-6UG9wUJEhkZzvG37lH74P1Qlx163E0

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.