Domethënë, përderisa kinezët ndjeheshin të sulmuar dhe të diskriminuar, zbulohet se dhe ata vetë nuk janë aq të pafajshëm, përkatësisht afrikanët vazhdojnë të refuzohen nëpër hotele, shitore dhe restorane në Guangzhu, edhe pos bindjeve të qeverisë kineze drejt qeverive në Afrikë se diskriminimi është rezultat i përpjekjeve që të kontrollojnë shfaqjen e koronavirusin. Diskriminimi racist në Guangzhu në fillim të këtij muaji shkaktoi zemërim në Afrikë, duke ngritur protesta zyrtare drejt Kinës nga ana e disa vendeve.

Në disa javët a para pasi që virusi u përhap në mbarë botën, u shfaqën shumë raporte për diskriminimin e shtetasve kinezë ose gjithëkujt që përngjan në aziatikolindor, përfshirë edhe Azinë dhe shoqëritë me shumicë nga Kina. Madje dhe kur kishte simpati drejt viktimave kineze, sidomos me vdekjen e „mjekut fishkëllues“ Li Veliang, minoritetet aziatike dhe shtetasit kinezë thonë se ekziston racizëm dhe ksenofobi lidhur me virusin. Diskriminimi kundër Kinës dhe popullit kinez nuk është i rri – Sinofobia është fenomen i dokumentuar mirë i cili ekziston me shekuj. Por mënyrat e ndryshme në të cilat manifestohet gjatë krizës me koronavirusin zbulojnë një marrëdhënie më komplekse mes botës dhe Kinës për momentin[1].

Domethënë, përderisa kinezët ndjeheshin të sulmuar dhe të diskriminuar, zbulohet se dhe ata vetë nuk janë aq të pafajshëm, përkatësisht afrikanët vazhdojnë të refuzohen nëpër hotele, shitore dhe restorane në Guangzhu, edhe pos bindjeve të qeverisë kineze drejt qeverive në Afrikë se diskriminimi është rezultat i përpjekjeve që të kontrollojnë shfaqjen e koronavirusin. Diskriminimi racist në Guangzhu në fillim të këtij muaji shkaktoi zemërim në Afrikë, duke ngritur protesta zyrtare drejt Kinës nga ana e disa vendeve. Domethënë, kur punonjësit kinezë në „MekDonalds“ në Guangzhu vendosën shenjë në të cilën thuhet – në gjuhë angleze – „zezakëve u ndalohet hyrja në restorant“, duket se kinezët janë tërësisht të paturpshëm për gjithë situatën.

Afrinakët në këtë qytet të cilët janë kontaktuar nga Gardijan, kanë deklaruar se akoma po përballohen me armiqësi dhe racizëm, të shkaktuar nga frika se mund të jenë mbartës të „Kovid-19“.

Më 14 Prill, „Global tajms“ në pronësi të shtetit kinez publikoi shkrim me titull: „Nuk ka diskriminim – drejt afrikanëve për shkak të pandemisë“. „Kontroverziteti për gjoja se malltretimin dhe diskriminimin e afrikanëve në Guangzhu, arriti në platformat kineze për media sociale dhe shkaktoi që qeveritë kineze, përfshirë dhe qeverinë e Guangzhu, Ministrinë për punë të jashtme të Kinës dhe ambasadat kineze në vendet afrikane, të përgjigjen, duke përsëritur qëndrimin e fortë të Kinës për trajtim të barabartë të qytetarëve të huaj dhe vendas“, thuhet në artikull[2].

 

 

Në shkrimin citohet punonjës social i cili u ndihmon qytetarëve të huaj nga zona e Guangzhu Jueksiu, në të cilin mohoet diskriminimi i afrikanëve në qytet. „Nuk ekziston diskrimin i tillë drejt bashkësisë afrikane“, thotë punonjësi social anonim.

Guangzhu është një nga qytetet më të mëdha në Kinë, me thuajse 13 milionë banorë. Nuk është habi që punonjësi social i paemëruar të mos ketë parë dëshmi për diskriminimin e afrikanëve në këtë zonë.

Sidoqoftë, punonjësit dhe studentët afrikanë kanë dhënë intervista, kanë inçizuar video dhe kanë fotografuar, me qëllim që të dokumentojnë shembujt e shumtë të sjelljeve për të cilat vlerësojnë se paraqesin diskrimin në bazë të racës ose shqetësim.

Frenk Nnabugu, biznesmen nigerian i cili jeton në Guangzhu një vit, për Gardijan tha se nuk i është lejuar të kthehet në banesën që ka marë me qera javën e kaluar, pasi që është liruar nga karantina pas dy javësh. Sigurimi na tha:„As të huajt nuk guxojnë të hyjnë“. Isha i shqetësuar, shumë i shqetësuar. Fjeta në rrugë“, tha 30 vjeçari. Policia në fund ka gjetur hotel që ka qënë gati të japë dhomë për Nnabugu. „Ne përdornim recepcionerin për të porositur ushqim“, tha Nnabugu. „Nëse ata [kompanitë për porostijen e ushqimit] e dinë se bëhet fjalë për të huaj, nuk do të vijnë. Ju nuk mund të bleni asgjë në shitore; nëse hyni brenda, ata mbulojnë fytyrën dhe ju përzënë“ tha ai.

Anegdotat po shtohen. Ashensor në hotel me pesë yje “Kempinski“ në Peking, plot me mysafirë, përfshirë dhe person me ngjyrë, ndalon në përdhesën drejt hollit. Dyert hapen dhe një zonjë kineze pret që të hyjë, sheh afrikanin, e mbyll gojën e shokuar dhe refuzon të hyjë në ashensor që ai të vazhdojë pa të. Afrikani mund vetëm të buzëqeshë[3].

Televizioni NBS nga Uganda ka intervistuar një qytetar të Ugandës në Kinë, i cili tha: „Ne po ballafaqohemi me racizëm në mënyrë që nuk mund të fitojmë ndihmë mjekësore nëpër spitale. Kur shkojnë në spital dhe kemi nevojë për … ndihmë, gjithçka që thonë është „ju lusim, largohuni“, këtë e thonë pasi që të kontrollojnë pasaportat tona dhe të zbulojnë se jemi të huaj – në fakt, se jemi nga Afrika.“ Ajo gjithashtu tha se kur afrikanët hyjnë në autobus, udhëtarët kinezë zbresin „dhe ju lënë vetëm në autobus, sikur të protestojnë – përndryshe, nuk mund të udhëtojnë me një afrikan në të njëjtin autobus“.

Shumë liderë afrikanë janë shokuar nga një sërë reagimesh në Internet në Afrikë në lidhje me incidentet, tha Kobus Van Staden, ekspert për marrëdhënie mes Kinës dhe Afrikës në Institutin për punë ndërkombëtare në Republikën Jugore Afrikane. „Kuptuan se ka presion vendas… Zakonisht tentojnë që të minimizojnë [problemet], por mendoj se kuptuan se do të jetë politikisht e pamundur këtë herë“, tha ai[4].

Një numër i madh i shteteve afrikane u bënë thirrje ambasadorëve kinezë dhe Unionit afrikan, i cili numëron më shumë se 50 shtete, ata njoftuan se diskriminimi u ka shkaktuar trishtim, dhimbje dhe nënvlerësim të gjithë afrikanëve. Ministri për informata në Gana, Kojo Opong Nkrumah, deklaroi për Gardijan se qeveria e tij ka ftuar ambasadorin kinez në „bisedë mjaft të rreptë“.

Qeveritë kineze u mobilizuan shpejt për tu përballuar me akuzat fillestare për diskriminim. Për shembull, ambasada kineze në Najrobi i tha Ministrisë për punë të jashtme të Kenisë se qeveritë në Guangzhu „kanë për detyrë të ndërmarrin aktivitete urgjente për të mbrojtur të drejtat legjitime të afrikanëve“.

Zëdhënësi i Ministrisë për punë të jashtme në Kinë, Zhao Lijian në atë kohë pranoi se „ndoshta ka keqkuptime në zhvillimin e masave“ të dizajnuara për të prevenuar „importin e tepërt“ të virusit. Kina i trajtoi gjithë të huajt në mënyrë të barabartë, tha Lijian. Gjithësesi, Pekingu gjithashtu tentoi të manipulojë me raportet për afrikanët në Guangzhu, duke i quajtur si lloj konspiracioni kundër Kinës. Redaktori në „Global tajms“ tha se mediat perëndimore, politikanët amerikanë dhe „separatistët nga Hong Kong“ janë mes atyre „të cilët nxjerin nga proporcioni“ incidentet e këtilla.

Shumë persona që ndiqnin hyrjen komerciale kineze me investime në Afrikë, u pyetën se kur historia e gjatë e racizmit kinez drejt afrikanëve përsëri do të vërë në hije narracionin e respektuar në Peking. Pandemia Kovid-19 tani u shfaq si ambient i përsosur për ringjalljen e këtij fenomeni të shëmtuar.

 

Meral Musli Tajroska – psikolog, konsultant për ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm, aktiviste për barazi gjinore.

 

Burime: Polygraph.infoThe Diplomat

 

[1] https://www.bbc.com/news/world-asia-51456056

[2] https://www.polygraph.info/a/30559882.html

[3] https://thediplomat.com/2020/04/racism-is-alive-and-well-in-china/

[4] https://www.theguardian.com/world/2020/apr/27/china-fails-to-stop-racism-against-africans-over-covid-19

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.