Në rrjetin social Fejsbuk nga ana e një përdoruesi privat me profil të hapur është shpërndarë fotografi në të cilën shihet ministri Venko Filipçe në sallë operacioni. Mbi fotografi është shkruar: Përderisa disa tashmë janë në gjumë ministri po operon dhe po shpëton jetë. Përkulje deri në tokë për të palodhshmin Venko Filipçe.

Edhe pse bëhet fjalë për postim pozitiv, gjithësesi i njëjti është dezinformatë. Këtë e vërtetoi dhe vetë ministri Filipçe në postim në Tviter profilin e tij, në të cilin shpjegon se fotografia është bërë në vitin 2019. Thekson se në kohë të pandemisë botërore tërësisht janë të fokusuar në përballimin me korona virusin, kurse njëkohësisht bën lutje që të mos shpërndahen dezinformata në lidhje me të njëjtën.

Në postim tjetër pra, në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk ministri deklaroi se:

Betejën me virusin do ta fitojmë shumë më lehtë nëse fitojmë dhe betejën me lajmet e rreme, informatat e pasakta dhe rekomandimet e paverifikuara. Gjithë këto kontribojnë në krijimin e panikut i cili është shumë i rrezikshëm në kushte krize. Si të veproni, cilat janë simptomat, si dhe vallë mjekohet – informohuni vetëm prej burimeve relevante.

Kjo është periudhë plot me emocione dhe pasiguri. Çdo njeri në mënyrë të ndryshme i përjeton rrethanat e vështira të këtij lloji. Edhe pos gjithë kësaj ne duhet të jemi të kujdesshëm kur publikojmë në rrjetet sociale. Në këtë rast duam të besojmë se publikimi i kësaj fotografie është gabim i paqëllimshëm i kryer me qëllim të mirë. Gjithësesi ndonjëherë publikimet e këtilla mund të shkaktojnë konfuzion dhe emocione të përziera te publiku. Në kohë të këtilla kjo është gjëja e fundit që na duhet. Postimet individuale shpesh keqpërdoren për qëllime propagandiste, prandaj kontrollo para se të shpërndash!

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.