Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në të gjithë fushat e aktivitetit njerëzor, përfshirë dhe trajektorinë e dezinformatave pro-Kremlinase. Revidimi i historisë së Luftës së dytë botërore, i cili u bë fokus i dezinformatës pro-Kremlinase, u zbeh në prapavijë, sespe mediat lojale të Kremlinit kthyen fokusin e tyre drejt pandemisë së Kovid-19.
Megjithatë, përderisa qeveritë lokale në Pragë tërhoqën përmendoren e marshallit sovjetik Ivan Konev, historia njëherësh u kthye në qendër të vëmëndjes. Mediat të cilat janë pro-Kremlinit njëzërish pretendonin se tërheqja e përmendores është ilegale, jonormale dhe vepër penale. Sipas tyre, ky është provokim kundër Rusisë, i orkestruar nga SHBA dhe, kuptohet, paraqet tentim për ndryshim të historisë.
Duke sulmuar qeveritë lokale në Pragë, mediat dezinformuese pro-Kremlinase përshpejtuan të injorojnë faktet historike, siç kanë bërë shumë herë në të kaluarën, se fitorja e Ushtrisë së kuqe nuk solli liri për shumë nga kombet europiane. Përkundrazi, vetë Marshall Ivan Konev mbante rol udhëheqës në thyerjen e kryengritjes hungareze në vitin 1956, si dhe në ndërtimin e murit të Berlinit. Sidoqoftë, Rusia tha se do të fillojë me procesin penal për tërheqjen e përmendores, duke treguar kështu istrumentalizim të historisë për politikën e jashtme të Rusisë.
Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.
Burim: EUvsDisinfo
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT