Raporti i titulluar si Ndikimi rus në rrethanën informative në rajonin nordiko-baltik, i prezanton aktivitetet e Rusisë në peisazhin (dez)informativ në Danimarkë, Estoni, Finlandë, Islandë, Letoni, Lituani, Norvegji dhe Suedi, përndryshe në rajonin nordiko-baltik (NB8).Që në fillim raporti shpjegon se narrativet mund të shihen në kontekst të komunikimeve strategjike, me çka vijon analizë për atë se si Kremlini i planifikon dhe realizon aktivitetet për ndikim mbi informatat. Raporti i analizon narrativet të cilat shtyhen nga mediat proruse dhe mbaron me kapitull për atë se çka përmbahet në frazën „larje informatash“ dhe këtë ndikim në rrethinën informative në shtetet nordike.
Larje informatashNë raport është kryer analizë detale e procesit të
larjes së informatave. Ngjajshëm me larjen e parave, informatat e rreme apo mashtuese legjitimohen nëpërmjet një rrjeti ndërmjetësuesish të cilët gradualisht zhvillojnë një pako teknikash, me qëllim që të njëjtat ti shtrembërojnë dhe të fshehin burimin origjinal.Analiza e 570 aktorëve të pavarur në 53 raste reprezentuese të larjes së informatave ka dëshmuar se larja zhvillohet në të gjithë vendet e rajonit nordiko-baltik, me aktorë vendas që mundësojnë përhapjen e ndikimit të Kremlinit në një vend të caktuar, si dhe në gjithë rajonin.Raporti zbulon se si aktorët të cilët lajnë informata shpërndajnë narrative ideologjike të cilat shpesh janë komplementare me ideologjitë ekstremiste.
Narrativet të cilat ndërtohen nëpërmjet mediave proruseRaporti jep dhe shqyrtim të narrativeve për vendet nordiko-baltike të cilat Kremlini përpiqet t’i promovojë në nivel global dhe si ato ndryshojnë. Analiza përfshin mediat kryesore proruse, siç janë Sputnik, RT dhe Prv kanall – dhe i krahason rezultatet nga viti 2016 me ato të vitit 2018.Këto janë narrativet që kanë qënë prezente në dy vitet e fundit:
Refugjatët dhe migrantët si faktor destabilizues;
Projekti „Ryma nordike 2“ nuk do të dështojë;
Çështje për mirëqënien e fëmijëve në NB8;
Ideja për kërcënim nga Rusia është qesharake;
Islami radikal është faktor destabilizues;
Ngritja e nacionalistëve ultradjathtistë;
Kultura islame është faktor destabilizues;
Finlanda dhe Rusia janë partnerë të mirë;
Vendet nga NB8 diskriminojnë minoritetet;
Disa vende nga NB8 latrësojnë bashkëpuntorët nacistë;
9 maj shënohet në mbarë botën;
NATO mashtron Finlandën dhe Suedinë të hyjnë në Aleancë.
Burim:
euvsdisinfo.eu