PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: A ËSHTË SJELLË TAMARA ME AEROPLANIN E QEVERISË: A është rrotulluar aeroplani në aeroportin e Shkupit për shkak të pritjes së saj derisa ka mbetur pa karburant, e më pas e ka patur të detyrueshme të aterojë në Prishtinë?

Tekst I cili është paraqitur me pyetje në titull, thotë se për shkak të aterimit në Aeroportin e Shkupit të Tamara Todevska përfaqësuesja jonë në Eurovizion, kinse me aeroplanin e qeverisë, është penguar aterimi I aeroplanit të Stambollit, përndryshe linjë e rregullt. Për këtë shkak, aeroplani pas rrotullimit në qiell e Shkupit, që ka zgjatur një orë, është transferuar në Prishtinë me “pretekstin” se ka patur frmë të forte dhe për këtë shkak nuk ka patur kushte për aterim të sigurtë. Këtë, mediumi e transmeton në bazë të një publikimi në rrjete sociale të një “të afërme të një udhëtareje të linjës Stamboll-Shkup”Artikulli origjinal

Artikulli i arkivuar

FAKT/E

Në nje tekst pa nënshkrim, me karakter spekulativ, mediumi transmeton pohime të shprehura në rrjete sociale, së pari në Facebook  profil privat ku sqarohet ngjarja e 19.05.2019, e më pas edhe ne Twitter profil. Në vend që portali të veprojë në mënyrë proaktive dhe t’i dërgojë pyetjet deri te institucionet adekuate, me vetë publikimin e tekstit ku pyetjet për institucionet kompetente janë parashtruar publikisht nga persona privat përmes rrjeteve sociale, nxit dyshimin në të njejtat dhe vendos bazë për keqpërdorim serioz dhe rrezikon një grupë të madhe udhëtarësh të linjës së ajrore të specifikuar. Si medium, portali ka për detyrë që t’i vërtetojë këto informacione, para publikimit.

Ekipi i F2N2 kontrolloi një pjesë të ngjarjeve lidhur me operimin e Aeroportit Ndërkombëtar  Shkup, mbrëmjen e 19.05.2019. Me një kërkim të thjeshtë në internet mund të shihet se portali www.sdk.mk transmeton informacione zyrtare nga autoritetet e aeroportit të Shkupit. Sipas gjitha informacioneve, një erë e fortë nga drejtimi jugor është shkaku i shtyerjes së disa aeroplanëve edhe atë, fluturimi Wizzer nga Malta, fluturimi Turkish Airlines nga Stambolli dhe fluturimi nga Croatia Airlines nga Zagrebi. Çka mund të thuhet më tepër përveç se pas dy ditësh, portali në bazë të publikimeve në rrjetet sociale shpërndan spekulime dhe informacione të paverifikuara të cilat kanë për qëllim të krijojnë përshtypje të gabuar dhe të mbjellin mosbesim në institucione. Sipas kësaj, ky është një lajm i rrejshëm.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.