Deklaratë e vjetër e kandidatit për president Stevo Pendarovski që transmetohet sikur të jetë dhënë në kohën e tashme, gjatë ditës së djeshme një prej portaleve duke u bazuar në një tweet, publikoi lajm se Pendarovski pranon emigrantë.
Link deri te artikulli origjinal këtu.
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Clickbait. Kështu mund të interpretohet teksti me video, që u publikua dje në një nga internet portalet. Të gjithë e dimë që dita e zgjedhjeve është edhe disa ditë, por kjo nuk do te thotë që portalet mund të publikojnë deklarata të vjetra dhe t’i paraqesin si të jenë dhënë në kohën e tashme, me qëllim që të dëmtohet ndonjë prej kandidatëve presidencial, në këtë rast Stevo Pendarovski.
Storja pas këtij teksti dhe video është se janë pjesë e një interviste të dhënë me 22.09.2015 saktësisht, ndërsa të njejtën mund ta kontrolloni edhe vet në linkun në vijim.
Teksti me videon jep dhe krijon te lexuesit percepcion të gabuar se emigrantët po vijnë. Ashtu siç shihet, emigrantët vijnë vetëm në fushatë parazgjedhore.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT