Presidenti rus Vladimir Putin në piano interpreton këngë ruse, jo këngë maqedonase   Këto ditë, një video e Presidentit rus Vladimir Putin ku ai e interpreton këngën maqedonase Jovano Jovanke në piano po shpërndahet në të gjithë mediat sociale. Përmes një akti të thjeshtë të redaktimit, drejt propagandës.Publiku është i manipuluar nga një video e Putinit ku dyshohet se ai ka interpretuar këngë maqedonase në piano.
Në videon e redaktuar është përdorur një video nga një ngjarje në maj 2017, kur Presidenti rus Putin interpretoi dy këngë ruse para takimit me Presidentin Kinez Xi Jinping në rezidencën kineze. Disa ditë më vonë, në të njëjtin vit 2017, në kanalin Youtube paraqiten videot e redaktuara që i përmbajnë këngët Jovano Jovanke, himni kombëtar i Maqedonisë, dhe disa muaj më vonë, më saktësisht në 01 shkurt 2018, u shfaq edhe një video me këngën Vajza Maqedonase.
Këto ditë, dy vjet më vonë, këto video të redaktuara përsëri u bënë interesante për t’u shpërndarë. Rishpërndarjen e fillojnë faqet në Facebook Macedonian Orthodox Community of Australia dhe Macedonian Worldwide, duke u zgjeruar më tej mes një numri të madh të përdoruesve të Facebook-ut.
Qëllimi i këtij manipulimi është ta rrisë imazhin e presidentit rus në sytë e publikut maqedonas. Publiku është i kënaqur me faktin që Putini e "respekton" kombin maqedonas duke "mësuar" të interpretojë këngë popullore maqedonase në piano.
Shpërndarja nga faqet nacionaliste në Facebook ku nuk mungojnë as fotot e diellit të Verginës e tregon faktin se qëllimi i shpërndarjes së këtyre videove nuk është për çështje argëtimi, por përkundrazi, për t’i  fshehur motivet dhe politikat nacionaliste për ta manipuluar publikun.
logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.