Titulli origjinal: Soros: Nëse pandemia vazhdon, bashkimi evropian do të shpërbëhet
Portali riciklon një deklaratë të vjetër nga George Soros në mënyrë që të përhapë narracion anti-BE.Më 5 dhjetor, portali Në Qendër (Vo Centar) publikoi tekst me titull Soros: Nëse pandemia vazhdon, Bashkimi Evropian do të shpërbëhet. Autori i tekstit i referohet një deklarate të George Soros për Reuters. Gjegjësisht, ai ka deklaruar se pandemia e koronavirusit kërcënon mbijetesën e Bashkimit Evropian dhe në atë kontekst, ai angazhohet në dhënien e obligacioneve evropiane për të ndihmuar vendet e goditura rëndë. “Nëse BE nuk mund ta shqyrtojë këtë tani, ajo mund të mos i mbijetojë sfidave me të cilat përballet tani.”
Sidoqoftë, Soros thotë se ekziston një zgjidhje, gjegjësisht sipas tij, ndihma duhet t’u jepet vendeve të varfëra, ndërsa të mëdhenjtë do të jenë në gjendje të mbijetojnë edhe pa ndihmë.
Deklarata është dhënë në maj të vitit 2020, kur edhe u publikua teksti nga Reuters, dhe kur vendet anëtare të Bashkimit Evropian të prekura nga pandemia po kërkonin një mënyrë për të marrë masa për t’u ballafaquar me koronavirusin. Portali përdori lajmin e vjetër për të krijuar informacion “të ri” në lidhje me mundësinë e mundshme të shpërbërjes së Bashkimit Evropian nëse vazhdon pandemia.
Informacionet e fundit lidhur me atë se si Bashkimi Evropian po ballafaqohet me pandeminë tregojnë se nuk ka mundësi të shpërbërjes së saj.
Që nga 1 dhjetori, Komisioni Evropian ka paguar 40 miliardë euro për 15 shtete-anëtare përmes instrumentit SIGURI (SURE, mbështetje për zbutje të rrezikut nga papunësia në gjendje të jashtëzakonshme).
Kjo mbështetje në formë të huasë të mundësuara nën kushte të volitshme do të ndihmojë shtetet-anëtare në zgjidhjen e rritjes së papritur të shpenzimeve publike për punësim. Më saktë, ato do të ndihmojnë në mbulimin e kostove që lidhen drejtpërdrejt me financimin e skemave nacionale për punë me orar të shkurtuar dhe masave të tjera të ngjashme që kanë vendosur si përgjigje ndaj pandemisë së KOVID-19, përfshirë edhe për të vetëpunësuarit.
BE gjithashtu ka lëshuar disa herë obligacione sociale në kuadër të instrumentit SIGURI, për të cilat investitorët kanë treguar interes të madh. Kjo ka rezultuar me kushte të volitshme të obligacioneve, gjegjësisht shtetet-anëtare do të marrin më shumë hua sesa do të duhet ta paguajnë atë.
Ky është një shembull se si një tekst i ricikluar përdoret për të përhapur narracionin kundër Bashkimit Evropian. Në fakt, ky është narracioni që u paraqit në fillim të pandemisë duke pretenduar se ky do të ishte fundi i BE-së. Qëllimi është të manipulohet publiku në mënyrë që të imponojë mosbesim në të gjithë procesin e integrimit evropian dhe të nxisë euroskepticizmin.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT