Hulumtimi që po zhvillohet në SHBA, Spanjë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Argjentinë dhe Korenë jugore vjen nga gjigandët teknologjikë për atë se si të zvogëlojnë informatat e rreme që përhapen onlajn. Rreth një nga tre persona në SHBA, Spanjë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Argjentinë dhe Korenë e jugut thonë se kanë parë informata të rreme ose të gabueshme në mediat sociale lidhur me koronavirusin, sipas raportit të rri.

Analiza, e publikuar të mërkurën nga Instituti Rojters për hulumtim të gazetarisë në Univerzitetin në Oksford, vjen pasi që „Fejsbuk“ dhe „Gugll“ thonë se kanë kryer gjithë mënyrat për të arritur deri te ajo se si dezinformatat për KOVID-19 përhapen në platformat e tyre. Gjigandët teknikë vazhdojnë të përballen me akuza se nuk bëjnë mjaftueshëm për të tërhequr lajmet e rreme dhe përmbajtjet e tjera që mund të vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Sipas akademikëve të univerzitetit Oksofrd, të cilët kanë anketuar më shumë se 8.500 njerëz, kolektivisht, në të gjashtë vendet gjatë javës së fundit të marsit dhe ditëve të para të prillit, thonë se që këto tentime të jenë të suksesshme, duhet që në fillim të eliminohen të gjithë materialet e këtilla nga mediat sociale.

„Simulacionet që krijojnë shumë dezinformata akoma ekzistojnë“, tha për Politiko Rasmus Kleis Nilsen, drejtori i Institutit Rojters dhe koautori i hulumtimit. „Asgjë nuk do të zgjidhë këtë problem individualisht. Është i nevojshëm bashkëpunim më i madh“.

Nivel më i lartë i dezinformatave në mediat sociale është hasur në Spanjë dhe Argjentinë ku më shumë se 40% e të anketuarve në çdo vend kanë thënë se kanë parë ndonjë formë të lajmit të rremë në platforma, krahasuar me 28% të njerëzve në Gjermani.

Në Britaninë e Madhe ky numër llogarit 38% nga të anketuarit, kurse në SHBA, 33% thanë se kanë parë „shumë“ ose „shumë më shumë“ informata të rreme apo të gabueshme në platformat digjitale.

SHBA, gjithashtu, ka treguar nivel më të lartë të polarizimit te të anketuarit, me çka njerëzit të cilët janë simpatizues të politikave majtiste, shprehin besim më të madh në mediat tradicionale, kurse simpatizuesit të politikave djathtiste, kanë më shumë besim në qeverinë kombëtare si burim më i besueshëm i lajmeve, sipas raportit të Institutit Rojters.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.