Titulli origjinal: Zgjedhje „suedeze“ (shfercuese) në Novo Sellë: Persona me xhipa të zinjë po shetiten në komunë dhe iu japin para votuesve, dyshojnë banuesit e Novo Sellës
Artikulli është pjesë e një serie të lajmeve të rrejshme për mashtrime zgjedhore në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në tekst shkruhet se deri atëherë një automjet i panjohur për këtë komunë, xhip i zi vozitet nga një vendvotim në tjetër dhe “me siguri iu ndan para votuesve dhe i bind ata që të votojnë për një kandidat”.
Teksti është pa nënshkrim, dhe iu referohet gjoja informacioneve të dërguara në redaksi, nga banorët e komunës së Novo Sellës. Nuk mbështetet nga ndonjë deklaratë apo fakt, dëshmi, ndërsa titulli nuk korrespondon me përmbajtjen e ofruar nën të. Vetëm prezenca e një automjeti që gjoja shkon nëpër vendvotime, nuk do të thotë se misioni i tij është të ndajë para si ryshfet për të votuar për një kandidat të caktuar. Për një incident të këtillë nuk ka njohtuar asnjë nga misionet vëzhguese vendase ose të huaja. Përveç kësaj, parashtresa e vetme për votimin në VV 1789 në këtë komunë, u refuzua nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT