Kur bombat bien, „Helmetat e bardha“ (të njohura dhe si Mbrojtja civile siriane) shfaqen. Në një vend ku veçmë nuk funksionojnë shërbimet publike, këta vullnetarë humanitarë rrezikojnë jetët e tyre për të ndihmuar ata në nevojë – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare apo politike. Të njohur sipas helmetave të tyre karakteristike, ekipet shpëtuese punojnë në vendin më të rrezikshëm në botë dhe veçmë kanë shpëtuar më shumë se 100,000 jetë gjatë pesë viteve të fundit[1]. Ky citat vjen nga faqja zyrtare e „Helmetave të bardha“, ku përveç kësaj do të gjeni rrëfimet e vullnetarëve të cilët flasin për gatitshmërinë e tyre për të dhënë jetën, vetëm për të shpëtuar jetën e tjetrit. Helmetat e bardha janë të njohur në gjithë botën për arritjen e tyre urgjente në vendin e ngjarjes, pasi që një bombë të godasë qëllimin e saj, mirëpo ata u bënë të njohur pas filmit të shkurtër dokumentar britanik, prodhuar në vitin 2016, filmi „Helmetat e bardha“ i cili ndjek tre vullnetarë në Siri për mbrojtje civile në punën e tyre në Alepo dhe mbarë Sirisë. Tre burra janë pjesë e njësisë së njëjtë dhe trajnohen në Turqi. Filmi është në regjinë e Orlando Fon Ajnsidel, kurse në produkcion të Jovana Natasegara. Ai ishte i pranuar mjaftë mirë nga ana e publikut dhe fitoi çmimin për film dokumentar më të mirë (në kategorinë e filmeve me tema kulturore, artistike, historike, sociale, shkencëtare, ekonomike dhe të tjera) në ndarjen e 89-të të Oskareve. Mirëpo edhe pse fitim i çmimit „Oskar“ duhej të ishte në qendër të eventit, lajmi kryesor ishte fakti që kinematografi i filmit, Kaled Kateb, nuk kishte mundësi të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, sepse i është ndaluar hyrja në SHBA.

Diçka që më tërhoqi vëmendjen përderisa hulumtoja në web-faqen e H.B., ishte fotografia e disa grave me hixhab dhe titull i cili thotë: „GRATË MË GUXIMTARE NË BOTË“, duke treguar se Helmetat e bardha që nga formimi i tyre kanë  gra vullnetare dhe tani ka 221 gra të trajnuara për dhënien e kujdesit fillestar mjekësor dhe aktivitete të lehta për kërkim dhe shpëtim. Duke parë nevojat e bashkësive të tyre, ekipet e grave tani e zgjeruan punën e tyre duke siguruar këshillime për trauma, edukim të bashkësisë për të ndihmuar fëmijët dhe familjet të pregatiten për sulme dhe të përballen me to, kurse në vende ku ka pak shërbime mjekësore ata hapën klinika për gra-nëna.

H.B. u gjendën në qendrën e vëmendjes para një periudhe të caktuar, pasi që themeluesi britanik Xhejms Le Mezurie nga organizata që trajnonte grupin shpëtues sirian i njohur si „Helmetat e bardha“ u gjet i vdekur në Turqi këtë javë. Ai një kohë të gjatë ka pranuar terapi mjekësore për stres dhe depresion, zbuluan miqtë dhe familja e tij. Ish oficeri i armatës britanike Xhejms Le Mezurie vizitoi spitalin një ditë para se trupi i tij të gjendet i vdekur para shtëpisë së tij në Stamboll. Ai ka qënë i diagnostifikuar me hipertension serioz dhe mjekën kanë këshilluar që gjendja e tij të ndiqet me vëmendje.

Hetuesit nga Turqia për „Independent“ deklaruan se besojnë se ish oficeri i armatës ka kryer vetëvrasje. Ata nuk gjetën shenja dhune mbi Le Mezurie në hetim pas vdekjes, dhe as gjatë ekzaminimit të dëshmive të fituara, përfshirë edhe inçizimet nga video mbikqyrjet.

Besohet se Ema Vinberg, e veja e Le Mezurie ju ka thënë hetuesve se bashkëshorti i saj në të kaluarën ka folur për vetëvrasje[2]. Edhe pos fakteve për vdekjen e Le Mezurie, teoricientët e konspiracionit dhe rrjetet e trollimit e përdorën mundësinë për të shpërndarë gjuhë të urrejtjes dhe lajme të rreme për punën e Le Mezurie, ditën e njëjtë në rrjetet sociale.

Maqedonia e Veriut nuk mbeti jashtë kësaj propagande kundër H.B., sipas faktit që ekipi i F2N2 gjeti dy portale për lajme si mkd.mk të cilat përhapnin faktet të gjysmuara për prapavijën e Le Mezurie, duke shkruar: „Qeveria siriane dhe aleatët e saj Rusija dhe Irani akuzojnë „Helmetat e Bardha“ për ndihminin e hapur të organizatave teroriste. Ministria ruse për punë të jashtme javën e kaluar i tha La Mezurie se ka qënë ish agjent i MI6, shërbim britanik për kundërzbulim[3].“ Kështu, duke përforcuar propagandën ruse kundër KB, shkrimi nuk është nënshkruar nga autor, me çka akoma më shumë zvogëlohet kredibiliteti i artikullit.

Mirëpo, punët u përkeqësuan akoma më shumë kur ekipi zbuloi edhe një portal të ashtuquajtur Kolozeg.info i cili në mënyrë të pakontrolluar përhapte lajme të rreme dhe gjuhë të urrejtjes në bazë religjioni, origjine etnike dhe race. Shkrimet e tyre gjithashtu nuk ishin të nënshkruara nga autor, që është e zakonshme për lajmet e rreme të cilat në këtë mënyrë përhapen në Internet. Shkrimet fillonin me fjalinë; „Bota është një vend më i mirë pa të, instalimet teroristike gjakëprurëse të ISIS/UÇK dhe mbështetësit e tyre të kaluar po shpërbëhen. Askush nuk do të lëshojë lot për këtë kriminel lufte me gjak në duar, përveç vahabistëve dhe teroristëve si Ahmeti dhe UÇKashët e tjerë të cilët janë lënë vetë në gjyqet tona popullore pa mbështetje të jashtme dhe pa miqtë e tyre të koruptuar nga SDS/DPNE. Themeluesi i „Helmetave të bardha“ ka qënë në Siri dhe UÇK në Ballkan, shpioni i MI-6 dhe mbështetësi i vahabistëve dhe teroristëve, është gjetur i vdekur në Turqi.[4]

Ishtë interesante të ceket se në Maqedoninë e Veriut nuk kemi definicion për kësi lloji të gjuhës së urrejtjes nacionaliste të së djathtës, mirëpo prap së prap sipas Komitetit nacional për luftë kundër terorizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut; „përshkrimi i gjërë i EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM – ka të bëjë me besimet dhe aktivitetet e njerëzve të cilët mbështesin ose përdorin dhunë të motivuar ideologjike për të realizuar qëndrime radikale ideologjike, religjioze ose politike.[5]“ Nuk është ndërmarë asnjë masë nga ana e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut kundër këtyre portaleve në Internet, të cilat vazhdojnë të përhapin ideologjinë e tyre të dhunshme politike.

Duket sikur për H.B. këto lloj sulmesh nuk janë të rreja, sepse ka deklaratë në web-faqen e tyre ku thuhet; „Helmetat e bardha janë objektiv sepse kanë kurajo të punojnë jashtë kontrollit të regjimit sirian dhe ti tregojnë botës se çfarë po ndodh në Siri. Të dhënat e tyre dhe rrëfimet e dëshmitarëve, si dhe dëshmitë fotografike, janë burime vitale të informatave për hetime ndërkombëtare për krime lufte të kryera nga Komisioni anketar i Kombeve të bashkuara, Organizata për ndalim të armëve kimive, dënim kolektiv të civilëve nëpërmjet rrethimeve të urrisë dhe targetimit të spitaleve dhe objekteve mjekësore. Kryesit e këtyre krimeve, qeveria siriane dhe aleati i tyre Rusia, i targetojnë Helmetat e bardha në teren dhe tentojnë të diskreditojnë punën e tyre nëpërmjet Internetit dhe mediave. Gjithashtu kanë afinitet të sulmit të vazhdueshëm nëpërmjet Internetit- si personalisht, ashtu edhe nëpërmjet fushatave ruse për dezinformata të shoqëruara me urrejtje, të zhvilluara nga blogerë, botë dhe trolle. Kjo onlajn luftë është e dizajnuar të krijojë dyshim dhe hutim reth fakteve në teren. Në fund të fundit, këto tentime për diskriminim të punës së „Helmetave të bardha“ janë me qëllim që të turbullojnë realitetin e krimeve të luftës të kryera nga Rusia dhe regjimi sirian.[6]

Unë besoj fortë se puna e Xhejms Le Mezurie dhe Helmetave të bardha asnjëherë nuk do të ketë njollë të zezë, sepse ata dëshmuan se janë të gatshëm të rrezikojnë jetët e tyre në konflikt ku shumë persona zgjodhën dhunën dhe ata do të vazhdojnë përsëri të ndërtojnë Sirinë, tulla mbi tulla.

 

Meral Musli Tajroska, psikolog, ekspert për ekstremizëm dhe radikalizëm të dhunshëm dhe aktivist për barazi gjinore.

 

 

[1]  https://www.whitehelmets.org/en/

[2] https://www.independent.co.uk/news/world/europe/james-le-mesurier-death-white-helmets-syria-russia-propaganda-a9204896.html

[3] https://www.mkd.mk/svet/vesti/poraneshen-britanski-razuznuvach-najden-mrtov-vo-turcija-gi-obuchuval-siriskite-beli?fbclid=IwAR0i2mseTl4DpU2tOCpu4vBEV_wWDbpehH4lvK0eFN8WJtzT3S3aKW1pck4

[4] https://kolozeg.info/2019/11/12/%d0%bc%d0%b86-%d1%88%d0%bf%d0%b8%d1%83%d0%bd-%d0%be%d1%81%d0%bd%d0%be%d0%b2%d0%b0%d1%87-%d0%bd%d0%b0-%d1%82%d0%b5%d1%80%d0%be%d1%80%d0%b8%d1%81%d1%82%d0%b8%d1%87%d0%ba%d0%b0%d1%82%d0%b0-%d1%83%d1%87/?fbclid=IwAR1lDadLGCWWBX7a3zF1w8Pf1tgfE8G9VkosdlN5iobQzbhBSemQO64_EAY

[5]  https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/ct_national_strategy_eng_translation_sbu.pdf

[6] https://www.whitehelmets.org/en/

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.