Më 19.05.2020 në web portalin freeglobe.mk u shfaq artikull me titull: „Leonid Savin: Bill Gejts, vaksimin dhe çipim me shenjën 666“, në të cilën bazohen në tekstin e gjoja se „shkencëtarit politik eminent rus Leonid Savin“, të publikuar në portalin geopolitica.ru.
Para se të kalojmë në përmbajtjen e kolumnës, së pari duhet të theksojmë se cili është autori i kësaj kolumne. Përkatësisht, nga biografia e tij e cila qëndron në portalin Geopolitika.ru, mund të shihet se ai është kryeredaktor i Geopolitika.ru që nga viti 2008, themelues dhe kryeredaktor i Gazetës për Punë Euroaziatike (eurasianaffairs.net), shef i administratës të „lëvizjes Euroaziatike“ ndërkombëtare. Zoti Savin është gjithashtu drejtor i Fondacionit për monitorim dhe parashikim të zhvillimin të hapësirës kulturore-tradicionale, si dhe antar i Shoqatës shkencore ushtarake pranë Ministrisë për mbrojtje të Federatës Ruse. Është autor i një numri të madh librash në fushën e: gjeopolitikës, konflikteve, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe filozofisë politike.
Gazetari i Dojçe Vele, Mihail Bushev, në një kolumnë thekson se zoti Leonid Savin „është anonimus politik në Rusi“, si dhe se „nuk është i famshëm në Rusi“. „Interesat e tij janë të fokusuara në Ballkan. Ai i përket rrethit të politikologëve rreth Dugin“. Sidoqoftë, nga e lartëpërmendura bëhet e qartë se kush është Leonid Savin, cila është prapavija e tij ideologjike dhe interesat e kujt i propagon dhe mbron.
Artikulli i zotit Leonid Savin fillon me konstatimin se sot në Internet janë prezente shumë teori konspiracioni, por dhe se ekzistojnë raste të dokumentuara, të cilat vlerësohen si teori konspiracioni. Në atë kontekst, janë përmendur ekzistimi i Klubit Bilderberg, projekti i CIA „MK-Ultra“ dhe aktivitetet financuese të Xhorxh Soros në më shumë vende. Duke e dhënë këtë kontekst, Savin më vonë kalon në analizë të patentit të miratuar jo që moti me numër WO/2020/060606 i cili është dorëzuar nga Mikrosoft dhe të cilit i është dhënë status ndërkombëtar. Titulli i patentit është „Sistem kriptovalutor i cili përdor të dhëna nga aktiviteti i trupit“. Duke cituar apstraktin e patentit në fjalë, zoti Savin më tej pretendon se bëhet fjalë për çipimin e njerëzve me qëllim që të ndiqet aktiviteti i trupit të tyre në shkëmbin për kriptovaluta. Më saktë, theksohet se:
„Aktiviteti i trupit njerëzor lidhur me detyrën e dhënë për përdoruesin mund të përdoret në procesin e minimit të sistemit për kriptovaluta“. Serveri mund të ndajë detyrë për përdoruesin i cili është komunikativisht i lidhur me serverin. Senzori, në mënyrë komunikative i lidhur ose i vendosur në aparatin e përdoruesit, mund të masë aktivitetin fizik të përdoruesit. Të dhënat për aktivitet fizik mund të gjenerohen në bazë të aktiviteteve fizike të përdoruesit. Sistemi cryptocurrency, komunikativisht i lidhur me aparatin e përdoruesit, mund të verifikojë vallë të dhënat për aktivitet fizik i përmbushin kushtet e regulluara në sistemin cryptocurrency (një ose më shumë) dhe të sigurojnë kriptovalutë për përdoruesin aktiviteti fizik i të cilit është verifikuar.“
Duke lexuar tërësisht apstraktin, mund të përfundojmë se ku gjendet pretendimi i gabueshëm shpekulativ i zotit Savin, i cili fjalët „aparat përdoruesi“ i lidhë me çip. Është e njohur se aktiviteti i trupit njerëzor mund të matet me më shumë aparate, për shembull smart orët të cilat janë në përdorim të gjërë sot. Duke pasur parasysh këtë, pretendimi i zotit Savin në lidhje me çipimin nuk mund të vlerësohet si kredibil, së këtejmi mund ta vlerësojmë këtë si dezinformatë. Më tej, është interestante që zoti Savin numrin e patentit WO/2020/060606, në mënyrë efektive e lexon si 666 dhe e lidhë me “numrin e djallit“ nga Bibla. Lidhëshmëria e një numri gjashtëshifror me numër treshifror, duke fshirë tre numra, flet mjaftë për interpretimin tendencioz të fakteve.
Nga ana tjetër, mikroçipimi në bazë vullnetare me të vërtetë ekziston në botë, për këtë nuk ka diskutim. Shembull për këtë janë Gjermania dhe Suedia, pos SHBA-ve. Por gjithësesi është e nevojshme të potencohet qartë se bëhet fjalë për diçka që njerëzit e bëjnë në mënyrë vullnetare, përndryshe nuk ekziston obligim ligjor në asnjë nga këto vende që do ta bënte mikroçipimin të obligueshëm.
Së tejmi në tekst, zoti Savin sulmon zotin Bill Gejts në lidhje me interesat e tij lidhur me kompanitë farmaceutike, vaksinimin dhe financimin e Organizatës Shëndetësore Botërore (OSHB). Zoti Savin thekson lidhëshmërinë tregëtare mes më shumë organizatave, mes të cilave dhe Mikrosoft dhe Bill & Melinda Gejts Fondacionit, por asgjë konkrete nuk është thënë për aktivitetet e tyre. Mirëpo, gjithësesi fokusi është vënë në organizatën „Gavi – Aleanca për vaksinim“ (Gavi), e cila është themeluar nga Bill & Melinda Gejts Fondacioni.
Në webfaqen e „Gavi“ shkruan se „si pjesë e misionit të saj për të shpëtuar jetë, janë të zvogëlojë varfërinë dhe të mbrojë botën nga kërcënimi i epidemive. „Gavi“ ka ndihmuar për vaksinim e më shumë se 760 milionë fëmijëve në vendet më të varfëra të botës, duke prevenuar kështu më shumë se 13 milionë raste vdekjesh. „Gavi“ është partneritet publik-privat i cili ka shumë partnerë, përfshirë këtu dhe partnerët themelues: OSHB, UNICEF, Bill & Melinda Gejts Fondacioni dhe Banka Botërore, që tregon mjaftë për seriozitetin dhe kredibilitetin e kësaj organizate. Pos tyre, Gavi bashkëpunon dhe me organizata nga sektori joqeveritar, Qeveritë e vendeve në zhvillim, industritë farmaceutike në vendet në zhvillim, Qeveritë e vendeve të industrializuara, industritë farmaceutike të vendeve të industrializuara dhe univerzitete teknike dhe hulumtuese. Të gjithë këto partneritete dëshmojnë seriozitetin dhe kredibilitetin e Gavi, kështu organizata në vitin 2020 ka fituar donacion prej 1.65 miliardë funta nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe donacion prej 600 milionë dollarë nga Qeveria e Kanadasë. Këto mjete janë dedikuar për të mbështetur „Gavi“ në tentimet e saj për vaksinimin e popullatës në vendet më të varfëra në botë dhe përpjekjet e saj për zbulimin e vaksinës kundër KOVID-19. Duke pasur parasysh të lartëpërmendurën, qëndrimet e Savinit për çfarëdo rastësie të sistemit kriptovalutor dhe vaksinave, janë të pabaza. Në mungesë të dëshmive për diçka të tillë, tentimet e zotit Savin mund të trajtohen vetëm si përpjekje për manipulim dhe përhapje të teorive të konspiracionit.
Në fund të artikullit, flitet për lidhëshmërinë mes Rokfeler Fondacionit, Mikrosoft, industrisë farmaceutike dhe Bankës Botërore, me çka këto organizata akuzohen se tentojnë të sillen si një qeveri supranacionale nëpërmjet pretendimin të vazhdueshëm se qeveritë nacionale nuk mund të përballen vetë me kriza të përmasave më të mëdha, siç është për shembull epidemia e koronavirusit, e cila na dëshmoi të gjithëve nevojën për koordinim më të madh në nivel global. Përderisa nga ana tjetër, zoti Savin pretendon se Kina në mënyrë të shkëlqyer ka menaxhuar me epideminë e koronavirusit, por Perëndimi nuk do këtë ta pranojë dhe tani po akuzon Kinën për rolin e saj në krijimin e koronavirusit. Gjithashtu, Perëndimi është akuzuar për manipulim me të dhëna statistikore. Gjithësesi, duke parë numrat e të vdekurve dhe të infektuarve, si dhe dëmet mbi ekonominë e përgjithshme globale, fitohet përshtypje se “manipulimi me statistikat“ është teori konspiracioni e imagjinuar.
Duke marrë parasysh se gjithë pretendimet e zotit Savin nuk arritën të mbështeten me dëshmi konkrete për evente konkrete, gjithë kjo mund të vlerësohet si propagandë ‘standarde’ ideologjike e Rusisë dhe Lindjes të cilat kanë për qëllim të tregojnë botën Perëndimore si të njëjtë ose të ngjajshme me ta.
Përgjegjësi për të gjithë është që me kokë të ftohtë dhe mendim racional të interpretojnë të gjithë informatat dhe të sillen në dakordim me vendimet e qeverisë së vetë, me qëllim që më mënyrë adekuate dhe më shpejtë të kalohet epidemia e cila shkaktoi kaos të madh nëpër botë.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT