PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: LNMDNJ THIRRJE PËR AKSION: U THUANI MEDIAVE NDËRKOMBËTARE TË PUSHOJNË TË PËRHAPIN URREJTJE KUNDËR MAQEDONASVEMë 27.06.2020 portali Botë e Lirë publikoi tekst në titullin e të cilit është shprehur pretendim se mediat ndërkombëtare përhapin urrejtje kundër maqedonasve, për këtë arsye LNMDNJ bën thirrje për aksion. Në thirrjen e tyre qëndron: „Njoftimi juaj për Maqedoninë përhap urrejtje. Shprehja “Maqedonia e Veriut” mohon emrin dhe identitetin tonë. Mjaft ofendues është njoftimi juaj se me riemërimin e detyrueshëm të Maqedonisë (të cilin maqedonasit e hedhin poshtë) është “është zgjidhur çështja diplomatike.“

 

Link nga artikulli origjinal këtu.

FAKT/E

Teksti i publikuar është transmetin i njëanshëm i njoftimit të organizatës „Lëvizja ndërkombëtare maqedonase për të drejtat e njeriut“. Kjo është organizata pas të cilës qëndron diaspora nga Kanada.

Në njoftimin e tyre janë shprehur manipulime të cilat lidhen me Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e emrit të shtetit.

Cila është e vërteta?

Nuk ekziston komplot i mediave ndërkombëtare, e as nuk përhapin urrejtje kundër maqedonasve. Të përkujtohemi se Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17.06.2018. Sipas marrëveshjes, pala maqedonase pranon emrin Republika e Maqedonisë së Veriut për përdorim të përgjithshëm, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm, kurse Greqia do të njohë shtetësinë e vendit fqinjë si maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të dakordohet që gjuha zyrtare e shtetit të emërohet si gjuhë maqedonase. Pos kësaj, Greqia nuk do të pengojë antarësimin e vendit fqinjë në organizatat ndërkombëtare.

Sipas marrëveshjes nuk ka mohim të identitetit maqedonas, përkundrazi, Greqia e pranon popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase, që domethënë se nuk ekziston gjenocid kulturor siç pretendohet në mënyrë të pavërtetë në tekstin e analizuar.

Organizata e cila qëndron pas këtij njoftimi është MACEDONIAN HUMAN RIGHTS MOVEMENT INTERNATIONAL  me seli në Toronto, Kanadë. Ata shfrytëzojnë në fushatën e tyre narracionin karakteristik „Emri im është Maqedonia’’, i cili ishte i njohur para referendumit dhe para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Referendumi për emrin u realizua në shtator të vitit 2018, kurse i  parapriu bojkoti i opozitës, dezinformata të shumta dhe manipulime në të cilat dominonte ideja të cilën komplotonin kundërshtarët e Marrëveshjes së Prespës, se gjithçka që është maqedonase do të kthehet në maqedonase veriore. Kjo retorikë filloi me nënshkrimin e marrëveshjes, arriti kulmin gjatë referendumit, kurse tani në prag të zgjedhjeve, është e dukshme që narracioni përsëri aktivizohet për qëllime politike.

 

Teza e plasuar në tekst është tentim për të krijuar teori konspiracioni të mediave ndërkombëtare kundër vendit tonë me elemente të retorikës nacionaliste. Nuk ekziston komplot nga ana e mediave ndërkombëtare kundër vendit tonë, dhe as nuk përhapin urrejtje drejt nesh. Emri Maqedonia e Veriut është pjesë e obligimeve të pranuara në Marrëveshjen e Prespës, me të cilën Greqia e pranon popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase.

 

Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si manipulativ, të njëanshëm politik me elemente të teorisë së konspiracionit. Qëllimi i tekstit është që në mënyrë manipulative të bindë publikun se gjithë bota është kundër vendit tonë, që gjithsesi nuk është e vërtetë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.