PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Video shokuese nga Britania e Madhe (video)! Në pllakat amë për 5G antenat shkruan COV-19! Jo rastësisht virusologët treguan se virusi përhapet edhe nëpërmjet ajrit

 

Më 19 maj të vitit 2020 në portalin horoskop-krajnicki.mk u publikua tekst me titull “Video shokuese nga Britania e Madhe. Në pllakat amë për 5G antenat shkruan Kovid 19….Jo rastësisht virusologët treguan se virusi përhapet edhe nëpërmjet ajrit… Si burim autori përdor tekst nga portali serb webtribune.rs, kurse vazhdon se aspak nuk është i habitur sepse edhe më herët ka folur për atë se 5G rrjeti kontribon në përhapjen e virusit. Në tekst janë theksuar më shumë dezinformata për 5G rrjetin, për të cilat ekipi i F2N2 ka shkruar disa herë.Videoja e cila në kanalin Yоu tube është vendosur më 15 maj, fillon të përhapet në rrjetet sociale nëpër botë dhe në rajon, kurse te ne përfundoi në tekst të paketuar nga portali i lartëpërmendur.

Në videon e përhapur gjerë flet person i cili gjoja duhet të instalojë pllakë amë, me shënimin COV-19, në 5G stacionin bazë.

Videoja është edhe një shembull për teorinë e konspiracionit veçmë prezente se sëmundja e koronavirusit COVID-19 është shkaktuar nga 5G.

FAKT/E

Nuk ekziston pllakë amë për 5G antenat në të cilën qëndron shënimi COV-19.

Web-faqja amerikane për kontrollim të fakteve, Snopes.com e vlerëson këtë video si të pasaktë.

Në një pjesë të videos mund të shihet fotografi nga aparati në të cilin qëndron emri i kompanisë “Hannstar”  e cila është në fakt prodhues i këtij i aparati. Përkatësisht, kompania HannStar nuk prodhon 5G pajisje. Hannstar është kompani me seli në Taivan, e cila prodhon pjesë për televizorë dhe monitorë për kompjuterë.Copa e pajisjes të treguar në video është shumë e vjetër dhe vjen nga një kuti e vjetër për kabllo TV kurse fjala COV-19, asnjëherë nuk ka qënë e shkruar në asnjë pjesë të aparatit. Informata e këtillë për Rojters, është verifikuar drejtpërdrejtë nga ana e zëdhënësit të “Virxhin Media”, kompani britanike për kabllo televizive. Njëkohësisht nga ana e kompanisë është vërtetuar dhe se pjesa e pajisjes që tregohet në video, nuk ka asnjëfarë lidhje me 5G rrjetin ose ndonjë rrjet tjetër mobil.

Përveç asaj që fjala „Hannstar“ është e dukshme në këtë aparat, si dhe verifikimi i zëdhënësit të „Virxhin Media“ se bëhet fjalë për aparat të vjetër për kabllo televizive i cili në fakt asnjëherë nuk ka përmbajtur fjalën COV-19, në video mund të hasen dhe priza për lidhje të cilat përdoren për televizion, kurse jo për teknologji mobile. Përkatësisht bëhet fjalë për prizën SCART 21– pin korektor për lidhjen e pjesëve të pajisjes audio-vizuele.Nga e përmendura bëhet e qartë se në video nuk është treguar pllakë amë e cila vendoset në 5G stacionet bazë, por tregohet një pjesë nga aparat i vjetër për pajisje televizive në të cilën dukshëm dikush ka shtuar fjalën COV-19 në përpjekje për të prezantuar “dëshmi” për teorinë e konspiracionit se koronavirusi përhapet nga 5G stacionet.

Për temë të ngjajshme me këtë, përndryshe shfaqjen “misterioze” të shënimit COV-19, ekipi ynë veçmë ka  shkruar.

Përderisa qeveritë luftojnë me pandeminë e koronavirusit, F2N2 lufton kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.