Nuk është e vërtetë se 70 000 ushtarë amerikan po shpërndahen nëpër Evropë. Për shkak të situatës së krijuar me virusin Korona, forcat ushtarake të SHBA-së sollën vendim për ndalimin e transportit të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake për nevojat e stërvitjes ‘Defender Europe 20’ , dhe numri total i cili do të merr pjesë në stërvitje do jetë 6 000.
Lajmi është marrë në tërësi nga Kurir.rs, ndërsa fillimisht ishte publikuar nga Agjencia Russia Today (Ruptly) më 21.02.2020.
Në kohë kur Evropa dhe gjithë bota ballafaqohen me pandeminë e virusit Korona, si dhe me luftën për tu ballafaquar me të, portale të caktuara në Maqedonisë së Veriut përcjellin lajme të rrejshme nga Serbia fqinje dhe zbatojnë propagandë Anti – Nato.
Periudha e publikimit të tekstit është simptomatike. Më 24 mars të vitit 1999, filloi fushata 78 ditore e NATO-së për bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme. Qëllimi është i qartë – tallja me ndjenjat kombëtare, dhe krijimi i një ndjenje pasigurie duke e paraqitur SHBA-në dhe aleatët e NATO-së si okupatorë.
Këtë narrativ Anti – Nato dhe Anti – Shba e filloi media komuniste italiane Il Manifesto, e cila më 02.03.2020 publikoi një tekst me titull “30mila soldati dagli USA in Europa senza mascherina“ (“30 000 ushtarë amerikan në Evropë pa maska “)

Portali Magazin.mk në tekstin e publikuar thur teori për gjoja ardhjen e mbi 70 000 ushtarëve amerikan në aeroportin “Erding” në Hamburg të Gjermanisë. Më tej në tekst theksohet se Gjermanët janë të hutuar dhe frikësuar nga arritja e një numri aq të madh të ushtarëve në shtetin e tyre. Në fund, autori i tekstit në formë të një përgjigjeje hipotetike theksohen se ardhja e tyre lidhet me stërvitjen “Defender – Europe 20“. Si burim i tekstit është vendosur portali serb Kurir.rs dhe Magazin.mk

Portali duke shtrembëruar informacionet zyrtare për stërvitjen, me vetëdije dhe në mënyrë tendencioze, ka krijuar teori konspiracioni qëllimi përfundimtar i të cilit është që SHBA dhe aleatët e saj të paraqiten në kontekst negativ. Qëllimi tjetër është që të shkaktohet frikë dhe pasiguri tek qytetarët.

Në periudhë prej 21 deri më 23 mars të vitit 2020, në Maqedoninë e Veriut ky tekst me përmbajtje identike të titullit dhe tekstit, fillimisht është publikuar në Magazin.mk, dhe pastaj është shpërndarë nga Real1fansRepublika.mkPresing.tv dhe Prvi.mk

Në Serbinë fqinje lajmi fillimisht është publikuar më 20 mars, por shpërndarja ka vazhduar edhe ditëve të tjera : Republika.rsPravda, Espreso.rsSrbija Denes (20.03), Kurir.rs, Srbija Denes (21.03), RTV ASVidovdanThe World News PlatformBalkan Press.

Të parët që e kanë publikuar lajmin për arritjen e ushtarëve amerikan në Gjermani janë agjencia e lajmeve Russia Today ( Ruptly). Në postimin e tyre, në të cilin janë dhënë informacione të detajuara dhe precize për qëllimin e arritjes së ushtarëve amerikan, theksohet më 21.02.2020 gjithësej 234 ushtarë amerikan kanë zbarkuar në aeroportin në Hamburg, ku pasi që ta shkarkojnë gjithë pajisjen nga anijet në portin Bremerhafen, do të drejtohen për në qendrat për trajnim në Poloni, për të marrë pjesë në stërvitjet “Defender Europe 20”. Ekipi i F2N2.mk edhe më herët ka shkruar për stërvitjen “Defender Europe 20”.

Këtë narrativ Anti – Nato dhe Anti – Shba e filloi media komuniste italiane Il Manifesto, e cila më 02.03.2020 publikoi një tekst me titull “30mila soldati dagli USA in Europa senza mascherina“ (“30 000 ushtarë amerikan në Evropë pa maska “),në të cilin thuhet se trupat amerikane që janë dërguar për “mbrojtje të Evropës nga kërcënimet e reja”, do të lirohen nga masat për shëndetin publik të vendosura nga qeveritë në Evropë që kanë për qëllim ngadalësimin e përhapjes së virusit Korona. Sipas hulumtimit të bërë nga Këshilli Atlantik i SHBA-së, ky lajm merr më shumë vëmendje edhe në Rusi, ku shpërndahet me shpejtësi në rrjetin social rus “Vkontakte”.

Pas thuajse një muaj më vonë, në rajon, përfshirë edhe në vendin tonë, lajmi fillimisht u publikua në portalin serb Republika.rs (20.03.2020) me titull “Si nuk po ju pengon atyre Korona?! Misteri i zbarkimit të ushtarëve amerikan në Evropë”. Në tekstin e Republika.rs theksohet se dhjetëra mijëra ushtarë amerikan kanë arritur në Evropë nëpërmjet 7 aeroporteve të ndryshme. Autori i tekstit nëpërmjet pyetjeve hipotetike se “nëse pandemia është shkaktuar në mënyrë artificiale”, dhe “vallë amerikanët kanë vaksinë që e ruajnë në fshehtësi”, shpërndan teori konspiracioni se gjoja virusi Koron nuk ndikon vetëm tek ushtarët amerikan. Ky është momenti kritik kur ky lajm me këtë përmbajtje,  prej të vërtetës bëhet gjysmë e vërtetë dhe në fund zhvillohet një narrativ i tërë me teori konspiracioni. Radhitjen e shpërndarjes së lajmit mund ta shikoni në grafikën më poshtë:

Më 21.03.2020 Portali Kurir.rs ka publikuar një tekst me titull “Gjermanët në panik, 70 000 ushtarë amerikan kanë zbarkuar në Hamburg! Çfarë po ndodhë, ku po shkojnë ata?!” Kanë zbarkuar edhe shumë tanke”. Edhe pse në titull është theksuar se bëhet fjalë për 70 000 ushtarë amerikan, në tekstin e publikuar që përbëhet vetëm prej disa rreshtave, theksohet se sipas disa vlerësimeve, rreth 80 000 ushtarë kanë arritur në aeroportin Erding në Hamburg të Gjermanisë. Këtu për herë të parë paraqitet aeroporti i famshëm Erding. Ajo që është më simptomatike është se nuk është treguar se si autori ka ardhur deri te ky numër, dhe se kush është burimi i informacionit. Në vazhdim të tekstit është vendosur një video amatore që është publikuar në një profil privat të një përdoruesi me emrin “Babica Travica” në  Twitter, që është pjesë e dy video klipev më të shkurta. Në video klipin e parë shihet se si ushtarët amerikan zbresin nga aeroplani dhe drejtohet kah autobusi i aeroportit, ndërsa në videon e dytë shihen makina të rënda ushtarake që janë të ngarkuara nëpër vagonë për të cilët supozohet se janë të Armatës së SHBA-së.

Ajo që mund të vërehet tek teksti i Kurir.rs, por edhe tek postimi në Twitter i Babica Travica mungojnë të dhënat për autorin e videos dhe për atë se kur është shkrepur. Poashtu duhet theksuar se bëhet fjalë për të një profil anonim i cili është regjistruar në shtator të vitit 2019, dhe që deri më tani ka publikuar vetëm 20 cicërrima, dhe ka 125 ndjekës. Nëse krahasohen datat dhe koha e publikimit të videos në twitter dhe në tekstin e portalit Kurir.rs, do shihet ndërmjet kanë vetëm 15 minuta dallim.

Menjëherë pas publikimit të tekstit në Kurir.rs, në afat prej disa orësh, lajmin e njëjtë e kanë marrë dhe publikuar edhe Srbija Denes dhe Ballkan Press. Në Maqedoninë e Veriut ky lajm me përmbajtje të ngjashme të titullit dhe tekstit, është publikuar tek Magazin.mk. Teksti i njëjtë me tekst të ngjashëm dhe video të ngjashme nga ajo e përdoruesit të Twitter – it , është publikuar edhe në dhe pastaj është shpërndarë nga Real1fansRepublika.mkPresing.tv dhe Prvi.mkËshtë interesante se i njëjti portal, Magazin.mk edhe më herët shpërndante lajme me narrative Anti  – Nato dhe Anti – Shba.

Të nisim me radhë. Fillimisht, është e vërtetë se ushtarët amerikan kanë arritur në Hamburg. Por, aeroporti me emrin “Erding” në Hamburg nuk ekziston. Është e vërtetë se ekziston një aeroport me emër të tillë si “Erding North”, por që është në afërsi të Minhenit  , i cili është larg Hamburgut 681 kilometra. Po ashtu, është e vërtetë se ekziston një aeroport i vogël për barka dhe helikopterë me emër të ngjashëm “Peter-Ording”, i cili ndodhet në afërsi të Hamburgut.

 

Ky ushtrim është një prej ushtrimeve më masovike multinacionale të aleatëve të NATO – së dhe partnerëve të kryesuar nga SHBA, që është planifikuar të mbahet nga muaji shkurt deri në korrik të vitit 2020, përfshirë këtu edhe aktivitetet përgatitore dhe ato përmbyllëse. Ajo që nuk është e vërtetë është se 70 000 ushtarë amerikan do të marrin pjesë në ushtrim. Në këtë ushtrim është paraparë që të marrin pjesë 37 000 ushtarë nga gjithsej 18 shtete, prej të cilëve 20 000 janë amerikan, 2 600 britanez, ndërsa të tjerët 14 400 do të jenë ushtarë nga 16 vendet e tjera pjesëmarrëse.

 

Për shkak të situatës së krijuar me virusin Korona, forcat ushtarake të SHBA-së kanë sjellë vendim për ndalimin e Për shkak të situatës së krijuar me virusin Korona, forcat ushtarake të SHBA-së sollën vendim për ndalimin e transportit të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake për nevojat e stërvitjes ‘Defender Europe 20’ , dhe numri total i cili do të merr pjesë në stërvitje është zvogëluar në mënyrë drastike. Sipas kumtesës zyrtare të SHAPE (Shtabi Suprem i forcave aleate në Evrop që është seli e operacioneve aleate të Komandëssë NATO-së), në periudhën prej janarit e deri në muajin mars, në Evropë, kanë arritur  gjithësej 6 000 ushtarë amerikan, që është thuajse 12 herë më pak se sa numri i shfaqur në tekstet e Kurir.rs dhe Magazin.mk. Stërvitja “Defender Europe 20” nuk është anuluar, por do të pësojë ndryshime të caktuara në madhësi dhe përfshirje. Megjithatë, në këtë periudhë kohore, Aleanca ka prioritet aksionet për kufizimin e përhapjes së virusit dhe zvogëlimin e rrezikut të personelit, për çka flet edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-së  Jens Stoltenberg në mesazhin e tij.

Nëse krahasohen fotografitë e videos së publikuar nga Russia Today dhe nga ajo në profilin e Twitterit të “Babica Travica”, do të shohim se bëhet fjalë për video të bëra në periudhë të njëjtë kohore, në të njëjtin aeroport.

Prej këtu, supozohet se edhe videoja amatore që është publikuar në Twitter daton prej 21.02.2020 dhe e njëjta është filmuar në aeroportin në Hamburg, në momentin kur kanë arritur ushtarët amerikan. Sipas të gjitha gjasave, video klipi i parë është bërë nga autobusi me të cilin bëhej transportimi i ushtarëve.

Video klipi i cili buron nga profili anonim në Twitter, në fund shfaq një tekst me të cilin ky rast lidhet me virusin Korona.

Për fund, ajo që është më simptomatike është data e publikimit. Më 24 mars të vitit 1999, pati filluar fushata 78 ditore e NATO-së për bombardimin e ish Jugosllavisë. Për “fajtor” kryesor dhe iniciator të këtij operacioni, shumë politikanë serbë e llogarisin SHBA-në. Prandaj është e paqartë përse portalet serbe në krye me Kurir.rs kanë pritur një muaj për të publikuar këtë tekst? Qëllimi është i qartë – tallja me ndjenjat kombëtare dhe krijimi i ndjenjës së frikës dhe pasigurisë tek qytetarët, duke e shfaqur SHBA-në dhe aleatët e NATO-së si okupatorë.


Shpërndarja e lajmeve të rrejshme në Maqedoninë e Veriut

Për të ilustruar ndikimin e këtyre teksteve dezinformuese që e kanë mbi opinionin në Maqedoninë e Veriut në vazhdim ju vendosim pamje për shpërndarjen e tyre në Fejsbuk:

Teksti nga portali Magazin është shpërndarë 285 herë në Fejsbuk. Ka patur 276 komente, 748 reagime, apo në total ka patur 1 309 interaksione.

Teksti nga portali Real1fans.com është shpërndarë 61 herë në Fejsbuk. Ka patur 57 komente, 117 reagime, apo në total ka patur 235 interaksione. Prej shpërndarjeve publike e dukshme është vetëm ajo e faqes MKzabava e cila ka 264 738 ndjekës.

Teksti i portalit Republika ka 21 shpërndarje, 10 komente, 13 reagime, që në total është 44 interaksione. Prej shpërndarjeve publike mund të shihen vetëm shpërndarjet e faqeve të Fejsbukut Republika MakedonijaI ♥ MACEDONIAPrva RepublikaONION.mk, me numër total të ndjekësve prej 415 290 mijë.

Teksti në portalin Prvi ka 4 shpërndarje, 6 komente, 8 reagime apo në total 18 interaksione.

Sipas hulumtimit për statusin juridik të portalit Magazin, bëhet fjalë për portal me domen mk që është i regjistruar në emrin e personit fizik  Vasko Beleski, me adresë në Zvicërr.

Portali ka shkruar impressum me redaktorë, gazetarë, marketing dhe organizim, por jo edhe botues, si një person juridik. Lidhja e vetme juridike që është theksuar është ajo se është anëtare e SuisseControls AG. Me një kërkim të vetëm në ueb faqen e kësaj kompanie nga Zvicrra, mund të shihet se çfarë shërbimesh ofron :

 

Порталот има истакнато Импресум со уредници, репортери, маркетинг и организација, но не и издавач како правно лице. Единствена правна поврзаност што ја има прикажано  е како  “Member of.  Со едноставно пребарување на веб страната на оваа компанија од Швајцарија може да се видат услугите кои таа ги нуди:

 

“Gama e shërbimeve të objekteve të SuisseControls përfshin: Shërbime të Sigurisë, Shërbime Mbështetëse, Shërbime Infrastrukturore, Shërbime Pastrimi dhe Shërbime të Pasurive të Patundshme.”

 

Kjo mund të jetë vetëm një tregues se “qëllimi primar” i këtij portali nuk korrespondon me aktivitetin professional të mediave, që është informimi i drejtë dhe në kohë i qytetarëve.

 

Pas portalit Magazin, vijon  transmetimi i këtij teksti edhe nga 4 portale të tjera.

Real1Fans.com (portal anonim, pa impressum, nuk ka domen mk të regjistruar ) e ka publikuar tekstin me titull Германците зачудени, 70.000 американски војници и тенкови стигнале во Хамбург! (Видео)

Republika (portal i cili është në grupin e mediave dhe portaleve në pronësi të shtetasve hungarezë – OCCPR ) me titull Тие не се плашат од корона: Американските војници слетуваат во Германија без маски dhe  Pressingtv me titull Не се плашат од корона: Американски војници без маски слетуваат во Германија, dhe portali Prvi.mk me titull Германците во паника, 20.000 американски војници и голем број тенкови се истоварија во Хамбург – никој не знае што се случува?

 

Gjithë katër tekstet e përmbajnë videon e përmendur më lartë nga profili i Twitterit Babica Travica@Babica TRAVICA.  

Ajo që është ndryshe është se portalet Republika dhe Presing manipulojnë me titull tjetër,  si “ushtarët amerikan  pa maska”, prandaj edhe frika dhe paniku që duhet ta shkaktojnë është anuar edhe kah rreziku nga përhapja e virusit.

Nga të gjitha të dhënat e prezantuara më lartë, mund të vijmë në konkluzë se informacionet e vendosura në tekstet origjinale janë nga burime të pabesueshme dhe pa kontrolluara, dhe informacione të caktuara qëllimisht janë keqpërdorur për të shtrembëruar faktet, me qëllim që të krijojnë ndjenjën e pasigurisë dhe panikut mes qytetarëve, si dhe të përhapin narrativ Anti – Nato dhe Anti – Shba në shoqëri.

Po ashtu, NATO as nuk  e ka fshehur stërvitjen e as qytetarëve nuk duhet të mendojnë se diçka e fshehtë po ndodhë. Më 16.02.2020, kur trupat amerikane kanë filluar që të arrijnë në Gjermani, në kanalin zyrtar  të Youtube it të Armatës Amerikane është publikuar video prej kur mund ti shihni të gjitha të dhënat që ju interesojnë. Poashtu, mund ta kontrolloni edhe tekstin e DW, i cili ka të bëjë me arritjen e trupave amerikane më 21.02.2020.

 

 

Analiza është përpiluar nga:

  1. Rosana Aleksoska – Menaxhere e projektit për Luftë kundër lajmeve të rrejshme dhe narrativeve (F2N2)

  2. m-r Elmas Hasanoviq – Koordinator projektesh në Info Qendrën për integrime euroatlantike

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.