PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Teoria e konspiracionit QAnon edhe në rrjetet sociale të Maqedonisë së VeriutMë 2 dhjetor të vitit 2020, në rrjetin social Facebook u shpërnda dezinformata e mëposhtme:

“Gina Haspel, drejtoresha e CIA-s, u plagos gjatë një aksioni ushtarak për konfiskim të serverit dominion për mashtrim zgjedhor, gjatë rrugës për në GUANTANAMO, ajo rrëfeu gjithçka dhe dha informacione për të gjithë të përfshirët”.

Dezinformata u shpërnda në profilin e Facebook-ut të Tajson Majk, i cili tashmë është i njohur për shpërndarje të teorive të konspiracionit dhe dezinformatave të tjera.

FAKT/E

Drejtoresha e CIA-s Gina Haspel nuk është plagosur, e as nuk ka patur aksion ushtarak për konfiskim të serverit. Shërbimi për verifikim të fakteve nga Bosnja dhe Hercegovina raskrinkavanje.ba, tashmë e ka demaskuar këtë dezinformatë në analizën e tyre të publikuar më 1 dhjetor, duke pasur parasysh se e njëjta dezinformatë është shpërndarë edhe në rajon.

Sipas analizës së tyre, dezinformata rreth arrestimit të Gina Haspel është një version i azhurnuar i një pretendimi tashmë të demaskuar se kinse ushtria amerikane i ka marrë përsipër serverat e Scytl dhe/ose Dominion në qytetin gjerman të Frankfurtit, publikuar nga Associated Press (15 nëntor të vitit 2020). Ky pretendim është pjesë e një teorie të përhapur dhe të pabazuar se makineria e votimit të Dominion ka fshirë ose ka ndryshuar votat për Donald Trump në zgjedhjet e mbajtura në nëntor.

Si Ushtria ashtu edhe Scytl kanë deklaruar për AP se pretendimi nuk ishte i vërtetë. I pyetur nga Associated Press nëse Ushtria ishte e përfshirë në një operacion për të kthyer serverat në Gjermani, zëdhënësi i Ushtrisë u përgjigj: “Këto pretendime janë të rreme“. Në të njëjtën kohë, Scytl nuk ka zyra ose servera në Frankfurt, Gjermani, ndërsa selia e CIA-s është në SHBA (në shtetin e Virxhinias).

Përveç kësaj, pretendimet për plagosjen e Gina Haspel, transferimin e saj në Guantanamo dhe më vonë në një lokacion tjetër, nuk kanë sens, pasi asgjë nga të lartpërmendurat nuk ka ndodhur në Frankfurt, Gjermani.

Uebfaqja zyrtare e CIA-s, në seksionin e komunikatave për shtyp, nuk përmban asnjë informacion në lidhje me arrestimin e pretenduar të drejtorit të kësaj agjencie të inteligjencës, e as në llogarinë zyrtare në Twitter të kësaj agjencie nuk kishte ndonjë postim, thuhet në analizën e Raskrinkavanje.ba.

Dezinformatat përhapen shpejtë dhe lehtë në rrjetet sociale dhe kjo paraqet një problem global. Marrja e postimeve/fotografive të personave të huaj është një përpjekje për të manipuluar publikun për t’a paraqitur dezinformatën si një të vërtetë. Dhe ky manipulim është padyshim i suksesshëm, duke pasur parasysh numrin e madh të interaksioneve. Për aktivitetet e pronarit të Facebook profilit i cili shpërndau këtë dezinformatë F2N2 veçmë ka shkruar. Prandaj, kini kujdes se çfarë besoni dhe çfarë shpërndani.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.