Titulli origjinal: Përsëri do të ketë rritje të çmimit të rymësMë 29 tetor, portali publikoi thenewsgo.co tekst me titull Përsëri do të ketë rritje të çmimit të rymës. Lajmi i njëjtë me titull identik u publikua edhe nga ana e portaleve të tjera si Zase.mk, bulevar.mk, , SkopjeInfo.mk.
Në titullin e lajmit kategorikisht pretendohet se çmimi i rymës do të rritet, pa u precizuar se kur. Mirëpo ky pretendimi është i pasaktë, i pabazë dhe i pambështetur me ndonjë fakt. Në përmbajtjen e teksteve qëndron se MEPSO gjoja se nuk po heq dorë nga rritja e çmimit të rymës dhe se nuk dihet vallë rritja do të ndihmojë të mbulohen gjithë investimet e nevojshme të kompanisë, sepse kanë fituar rritje minimale edhe pse kanë kërkuar shumë më tepër. Megjithatë, sipas deklaratës të drejtoreshës së AD MEPSO, zonja Shukleva, nuk dihet vallë MEPSO në vitin e ardhshëm përsëri do të kërkojë rritje të çmimit. Në deklaratë askund nuk qëndron se ka rritje këtë vit, e as se ka ndonjë vendim për një gjë të tillë. Portalet vetëm kanë shfrytëzuar deklaratën e saj sa i përket korigjimit të regullt të çmimit të rymës i cili kryhet në muajin korrik, kështu kanë spinuar në drejtim të nxitjes së frikës dhe pasigurisë te qytetarët se përveç krizës ekonomike si rezultat i pandemisë, do të vijojë edhe një masë e cila do t’i godasë xhepat e tyre.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT