Titulli origjinal: RUSIJA PRODHOI ILAÇ EFIKAS PËR KANCER
Në kohën e fundit në disa media kemi hasur tituj të cilët japin shpresë të rrejmshme se qendrat hulumtuese shëndetsore ruse kanë gjetur ilaç efikas kundër kancerit.
Rusija Bejond me titullin e lartëpërmendur te lexuesit tenton të imponojë përshtypje se është gjetur preparat i rri rus, dhe për të njëjtën bazohet në deklaratën ne Oleg Salagaj i cili është drejtor për shëndet publik dhe komunikim në Ministrinë e shëndetit në Rusi. Duke hulumtuar deklaratat e personave zyrtarë dhe mediave në të cilat bazohen mediat tona, vijmë në përfundim se bëhet fjalë për hulumtim i cili është në zhvillim nga i cili nuk ka përfundime zyrtare, kurse titulli dëshmon të kundërtën.
Vlerësojmë se titujt e këtij tipi, të cilët ofrojnë shpresë të rreme te target grupi i dëshpëruar i qytetarëve dhe njëkohësisht tenton të promovojë Rusinë si burim i zgjidhjes së problemeve, janë pjesë e stilit të propagandës shumëvjeçare i cili nuk i shërben qytetarëve me asnjë gjë.
Media të cilat publikuan lajmin janë : mk.rbth.com , lenta.ru
Rusija bejond si medium në Maqedoninë e Veriut si qëllim primar ka promovimin e Rusisë, pa marrë parasysh vallë një lajm i caktuar është i saktë apo jo, me qëllim shpëndran tituj tendenciozë që të hutojë opinionin publik te ne dhe njëkohësisht të glorifikojë përparimin e sponzorit të tyre në çdo fushë.
Duke kontrolluar linqet dhe autoritetet në të cilat bazohet ki medium, erdhëm në përfundim se bëhet fjalë për hulumtim i cili akoma zgjat, edhe është larg nga qëllimi përfundimtar.
Përdorimi tendencioz i titullit i cili është hutues për lexuesit, që pretendon se Rusia ka gjetur ilaçin, kurse nga ana tjetër e njëjta nuk është e mbështetur me të dhëna dhe linqe të besueshme, është e zgëgjyeshme dhe në mënyrë serioze vendos mediumin në formë pyetësore si burim serioz për informim.
Është e saktë se më shumë qendra hulumtuese mbarë botës tashmë merren me këtë problematikë, mirëpo deri më tani nuk është gjetur asnjëfarë ilaçi efikas i cili do të shpëtonte milionë jetë nga sëmundjet malinje.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT