Titulli i analizës së transmetuar nga F2N2 nga ana e Maktel është gjuhë e urrejtjes.
Ekipi F2N2 përkushtohet në parandalimin e këtyre dukurive devijuese në media. Ne tentojmë t’i shfaqim përpjekjet për manipulim duke publikuar dezinformata, gjë që çon në mashtrim të publikut. Ne gjithashtu jemi angazhuar dhe përkushtuar për zhdukjen e gjuhës së urrejtjes në media.
Në analizat dhe artikujt tonë edukativ shpesh tregojmë për efektin e padëshiruar që vjen nga gjuha e urrejtjes. Pikërisht për këto arsye, ne dëshirojmë të theksojmë se nuk lejojmë që analiza jonë të transmetohet përmes një fjalori që përmban elemente të gjuhës së urrejtjes.
E ftojmë redaktorin e Maktel që të tërheqë titullin e tij, i cili thërritet në analizën tonë, sepse është në kundërshtim me parimet dhe standardet që ne mbrojmë.
Media dhe gazetarët duhet të ushqejnë kulturën dhe etikën në raportimet e tyre. Ky lloj i komunikimit mediatik është i papërshtatshëm, gjë që është e papranueshme për një gazetar profesionist ose një media.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT