MOSKA (Reuters) Rusia ka regjistruar 10.633 raste të reja të infeksionit të koronavirusit në 24 orët e fundit. Ky numër është numri më i madh i të regjistruarve (në ditë) që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit në këtë shtet.
Me rastet e reja të regjistruara, numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve me koronavirus në Rusi ka arritur në 134.686.
Pavarësisht rritjes së rasteve të të infektuarve, shkalla e vdekshmërisë së Rusisë mbetet e ulët në krahasim me vendet e tjera si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italisë dhe Spanjës. Të dielën me 03.05.2020, numri i vdekjeve u rrit në 58 vdekje të reja lidhur me koronavirusin, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rusi arriti në 1.280.
Më parë, kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, konfirmoi se ishte diagnostikuar me Covid-19, ndërsa veçmë të premten më 01.05.2020, ministri rus Vladimir Jakushev, u bë ministri i dytë i lartë për të cilin u konfirmua të ketë Covid-19.
Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar që masat për mbyllje të plotë në nivel nacional të jenë në fuqi deri me 11 maj.
Burim: Reuters.com
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT