Miratimi i ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, më saktë vendosja e masave për obligueshmërinë e mbajtjes së maskave në të vende të hapura, krijoi boshllëk mes publikut dhe fellës mjekësore – vallë kjo masë është e nevojshme, sa është efektive dhe sa e rrezikshme. Mediat transmetojnë qëndrime dhe opinione të ndryshme të mjekëve sa i përket kësaj teme. Kjo është arsye për debatim më të gjërë, përndryshe kritikat për masat përhapen edhe në rrjetet sociale fuqishëm. Në këtë aspekt mbisundojnë aktivitetet e individëve dhe grupeve, madje dhe shoqatave qytetare, të cilat para se të miratohen këto masa si obligative, ishin aktivë në profilet e tyre me publikime, duke kritikuar gjithë masat e miratuara si joadekuate. Nga individët të cilët qëndrimet e tyre i bazojnë në percepcionin e tyre sa i përket situatës, duke i mbështetur me video dhe fotografi të ndryshme të cilat po përhapen në gjithë rajonin, gjithsesi pa ndonjëfarë dëshmie relevante për atë që pretendojnë, javën e kaluar interes dhe vëmendje të veçantë tërhoqi facebook publikimi i Mario Janevskit. Gjegjësisht, në postim ai i bind lexuesit se nuk ekziston pandemia dhe të njëjtën e emëron si kuazi-pandemi, kurse shpreh qëndrim se masat si mbajtja e maskës dhe distanca fizike nuk do të ndihmojnë. Shërbimi për kontrollim të fakteve Vistinomer e vlerësoi postimin si gjysmë të vërtetë, kurse kjo është një nga karakteristikat kryesore të dezinformatave. Postimi i tij shkaktoi vëmendje të madhe, fitoi rreth 2.600 pëlqime, 841 shpërndarje dhe 208 komente.
I pakënaqur nga ajo që postimi i tij u karakterizua si dezinformatë, ai përsëri u shpreh më 29 tetor, duke theksuar se mes tjerash kjo për të paraqet totalitarizëm, kurse ai nuk ka qënë në anën e satanistëve dhe globalistëve. Teoritë e konspiracionit për satanistët dhe globalistët janë mjaftë të njohura dhe kanë sentiment antiperëndimor, përndryshe përdoren që nëpërmjet tyre të sulmohen shoqëritë demokratike perëndimore dhe vlerat e tyre.
Publikimi tjetër ishte nga aktivisti i njohur kundër masave të Qeverisë, Dragan Ugrinovski, i cili trondit publikun me publikimin e fotografive, gjoja se nga fëmijë në foshnjore në Kroaci. Pa ndërhyrë në besueshmërinë e fotografive, mjaftueshëm është të citohet pretendimi i tij „..çfarë korone çfarë mashtrimi..“, për të përfunduar se ai mohon ekzistimin e koronavirusit, e cila është një nga dezinformatat të cilat qarkullojnë në mbarë botën që nga shfaqja e virusit. Është shumë normale që secili që ka fëmijë të jetë i shqetësuar për sigurinë e tyre, por procesi arsimor, sidomos për kategoritë e vogëla, duhet të zhvillohet pandalshëm madje edhe gjatë pandemisë.
Në fund të këtij grupi aktivitetesh nga java e kaluar, do të shtojmë dhe peticionin kundër obligimit për mbajtjen e maskave që publikoi organizata Nga ne për ne më 27 tetor, si hap konkret që u ndërmorr kundër masave të detyrueshme „për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve“. Ata kërkojnë tërheqjen e masave për obligueshmërinë për mbajtjen e maskave në çdo vend dhe për të gjithë, para së gjithash në shkolla, përderisa, sipas tyre, këto rekomandimet nuk bazohen në bazë të fortë shkencore. Nga ana tjetër, aktivitetet kryesore të organizatës në ekzistimin e tyre njëvjetor janë drejtuar kundër vaksinimit, i cili është konsenzus shkencor. Me këtë tregohet se kundërshtarët e masave kundër virusit shpesh janë përfaqësues të ndonjë nga shumë teori konspiracioni kundër aritjeve shkencore dhe teknologjisë, kurse gjithashtu tregohet se individët dhe lëvizjet e njëjtja të cilat më herët kanë përfaqësuar qëndrimet kundër vaksinimit, tani kundërshtojnë masat kundër virusit. Peticioni u transmetua nga portali anonim Botë e Lirë, i cili shpresh transmeton publikimet e kësaj shoqate, kurse artikulli kishte 1.354 interaksione në Facebook.
Është interesante se në publikimet e tyre kjo organizatë publikut i ofron dëshmi shkencore dhe mbështetje ligjore, por prapsëprap në web faqen e tyre qëndron distancim ligjor se „tekstet e publikuara në faqe NUK shërbejnë për të dhënë këshilla mjekësore, diagnoza dhe tretmane, nuk janë as këshilla ligjore konkrete dhe jo çdoherë shprehin qëndrimin e Shoqatës“.
Me pandeminë, organizata zgjeroi aktivitet e veta kundër masave për mbrojtje, me çka mbillet mosbesim tek publiku. Ata përfaqësojnë tezën se punonjësit shëndetësorë gënjejnë dhe se gjoja po zhvillohet një mashtrim. E drejta për mbledhje të lirë dhe liria e të shprehurit janë të garantuara. Mirëpo, gjithë këto aktivitete të lartpërmendura të individëve, grupeve, shoqatave të cilat nxisin mosrespektimin e masave, në këtë moment pandemie janë të rrezikshme për shëndetin publik, sepse bota po ballafaqohet me një problem serioz, për të cilin flasin vetë numrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi në periudhën e fundit, si në botë ashtu dhe te ne. Nga e lartpërmendura mund të shihet se këta individë dhe grupe vlerësojnë se masat për mbrojtje janë vendime politike, pa marrë parasysh faktin, që masat e këtilla dhe të ngjajshme janë në fuqi në thuajse gjithë vendet europiane.
Prandaj, pandemia duhet të na mësojë të jemi të bashkuar në betejën për të luftuar me virusin dhe në atë se si mund më mirë të mbrohemi nga ai. Sepse më e rëndësishme është të mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të afërmve tanë, vetëm kështu do të kontribojmë për shëndetin publik. Qeveria si dhe gjithë qeveritë e tjera në botë, u ballafaqua me këtë situatë dhe duhet të sjellë vendime në dakordim me rekomandimet e OBSH, sipas analizave, algoritmeve, shembujve dhe eksperiencave të shteteve të tjera. Kurse obligimi ynë është të respektojmë masat dhe ligjet. Nxitja e mosrespektimit të tyre mund vetëm të kontribojë që plotësuesisht të përkeqësohet situata, gjë që është në dëm të të gjithëve.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT