PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Në 500 km larg Maqedonisë është baza më e madhe e jashtëtokësorëveSipas artikullit të Relaxirano; “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë presion të jashtëzakonshëm diplomatik ndaj qeverisë rumune për t’i mbajtur të fshehta këto zbulime. Tre anëtarë të ekipit të parë special u përpoqën të preknin derën dhe menjëherë kanë vdekur, ndërsa arsyeja për këtë kishte qenë ndërprerja e punës së zemrës. Çdo lloj objekti (gur, plastikë, metal ose dru) i hedhur në pengesën, në të njëjtën kohë është kthyer në pluhur. Edhe pse nuk kishte një burim të dukshëm drite, Galeria e Madhe ishte plotësisht e ndriçuar. “Shkencëtarët më vonë u përpoqën ta vinin vendin në zjarr, por flakët u absorbua në mënyrë misterioze në mure.”Teksti me “titullin shokues ” u shpërnda gjerësisht në rrjetin social Facebook, e kështu arriti pothuajse në 1700 interaksione në Facebook.

 

Vegëza deri te artikulli origjinal mund të gjendet këtu.

FAKT/E

Teoricienët e konspiracionit bukfalisht nuk mund të “mbijetojnë” nëse nuk kanë të paktën një storje për UFO-të dhe jashtëtokësorët. Këtë herë kjo storje vjen nga portali Relaxirano, i cili publikoi tekst të titulluar “Në 500 km larg Maqedonisë është baza më e madhe e jashtëtokësorëve”.

Lajmi për “jashtëtokësorët” për herë të parë u publikua në Mirror dhe Telegraph në vitin 2016. E vërteta është se nuk ka asnjë shenjë të jashtëtokësorëve dhe UFO-ve, por bëhet fjalë për një kullë të ujit që u ndërtua gjatë shekullit të kaluar. Qëllimi i kullave të ujit është ruajtja e ujit dhe shpërndarja e ujit deri te amvisëritë në zonat përreth. Më shumë rreth kullave të ujit në të gjithë botën, si dhe qëllimin e tyre mund të lexoni këtu.

Storja e Relaxirano është aq e pabazuar sa që edhe shkrimtari i famshëm amerikan i fantashkencës dhe biokimisti Isak Asimov duket si një amator përkrah “autorëve” të Relaxirano.

Autori në tërë këtë storje e ka përfshirë edhe vendin tonë në titull, me çka “josh” edhe më shumë lexues. Kështu, teksti është bërë mjaft “i famshëm” në rrjetin social Facebook, që është vetëm një provë që titujt e këtillë kanë një ndikim të madh në audiencë.

Edhe pse nuk ka qëndrueshmëri gazetareske dhe transmetohet si teori konspirative dhe legjendë, megjithatë qëllimi është të fusë në konfuzion popullin dhe ndjeshmërinë e lexuesve, të cilët kërkojnë një kontekst të mbinatyrshëm për ngjarjet.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.