GJENEVË (Reuters) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të martën 07.07.2020 pranoi

“alarmimin e provave” në lidhje me përhapjen e koronavirusit nëpërmjet ajrit, pasi një grup shkencëtarësh kërkuan nga organi global që të azhurnojë udhëzimet e saj për atë se si sëmundja respiratore transmetohet mes njerëzve.

 

“Folëm për mundësinë e transmetimit në ajër dhe transmetimit të aerosoleve si një nga mënyrat për të transmetuar KOVID-19”, deklaroi Maria Van Krhohov, udhëheqëse teknike e pandemisë KOVID-19 në OBSH. Rekomandimet e mëparshme të OBSH-së bazohen në vlerësimin se virusi transmetohet kryesisht përmes kontaktit të drejtpërdrejtë dhe pikave respiratore të lëshuara përmes kollitjes, bisedës ose teshtitjes.

 

Të martën, 07.07.2020, duke folur në konferencë në Gjenevë, Benedetta Allegranci, një nga figurat kryesore në OBSH, pranoi se po paraqiteshin prova për transmetim të virusit përmes ajrit, por që ato provat duhet të mblidhen plotësisht, për t’u interpretuar.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.