Në shtator të vitit të kaluar zbuluam si Ministria ruse për punë të jashtme akuzoi vendet baltike duke pretenduar se ato nuk janë vende demokratike me respektimin e sundimit të ligjit. Edhe pos goditjes kthyese, fushata për dezinformim nga Kremlini përsëri u kthye drejt historisë, kësaj radhe për shkak të anulimit të paradës për Ditën e fitores që feston 75 vjetorin e Luftës së dytë botërore.

Kësaj radhe, starti filloi nga Tviter profili i ambasadës ruse në Estoni, duke shpërndarë shkrim nga Russia Beyond me titull „Pse Baltiku ishte vend i përsosur për të jetuar nën Sovjetikët“.

Vetë shkrimi, i konstruktuar rreth një sërë fotografish nga Estonia Sovjetike e okupuar, Latvia dhe Lituania në vitet 1960, 1970 dhe 1980, ka për qëllim të prezantojë shtetet baltike si republikat më të mira në BRSS dhe ti prezantojë si „më e mira që ky vend gjigand (BRSS) kishte për të ofruar“. Ajo që nuk përmendet në shkrim është se vendet baltike u aneksuan ilegalisht nga regjimi sovjetik dhe vazhduan rezistencën e tyre – fillimisht të armatosur, më vonë paqësore – me dekada nën okupim.

 

Shkrimi shpreh një numër të madh pretendimesh, të vendosura në narracionet e dezinformatave pro-Kremlinase dhe tejkalon në aspektet (jo aq) të shkëlqyera të asaj që duket si mënyrë e qëllimshme redaktore për „zbardhjen“ e okupimit sovjetik. Për shembull, pretendon se „reformat radikale në stilin sovjetik implementohen me kujdes të madh“ në shtetet baltike, pa shfaqur represionin e Bashkimit Sovjetik. Përkatësisht, vetë shkrimi u publikua diku në mes të qershorit, kur shtetet baltike shënojnë deportimet masive të popullit të tyre në Sibir.

Shkrimi gjithashtu përmban narracione klasike për dezinformata, siç janë:

„Latvia, Estonia dhe Lituania janë vlerësuar si më të privilegjuarat nga 16 republikat e BRSS“.

Që domethënë sipas mendjes të forcës okupuese, edhe kur jeni nën okupim, gjithmonë është mirë të dini se ky të paktën është privilegj. Atëherë ka pasur 16 republika deri në vitin 1956, kurse më vonë 15.

Sipas tyre, „teritoret baltike” me popullatat e tyre latvike, lituanike dhe estonike, gjithmonë kanë gëzuar status të veçantë si pjesë e Perandorisë Ruse dhe BRSS. Qeveritë sovjetike gjithmonë tentonin të marrin parasysh rrethanat e veçanta historike dhe ekonomike të këtij rajoni „europian“ që dallonte aq shumë nga vendet të tjera“. E vërteta është se shtetet e Baltikut ishin dhe ngelin pjesë e Europës. Gjuha dominante në BRSS ishte rusishtja dhe kjo fuqishëm promovohej nëpër shkolla dhe në jetën publike në dëm të gjuhëve lokale.

Shkrimi gjithashtu pretendon se Bashkimi Sovjetik ka mbështetur kulturat kombëtare, përderisa në realitet kultura ka qënë shërbyese e regjimit. Pas Luftës së dytë botërore, në Bashkimin Sovjetik ka mbisunduar kanuni i rreptë i Realizmit Socialist Stalinist, sipas të cilit artistët është dashur të shprehin mesazhe ideale nga Partia Komuniste në mënyrë realiste. Pas vdekjes së Stalinit, shoqëria sovjetike u bë liberale, kurse kërkesat e Partisë Komuniste sa i përket artit u bënë më pak të rrepta, prap së prap rregullat zyrtare të kulturës sovjetike mbijetuan deri në vitet e tetëdhjeta.

Gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: EUvsDisinfo

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.