Investimet ruse midis 5.1 miliardë dhe 7,5 miliardë euro (përfshirë edhe investimet e huaja direkte nga offshore destinacionet në pronësi indirekte të Rusisë) [1] kanë hyrë në rajon që nga viti 2006.
Rusia është shumë e aftë në përdorimin strategjik të burimeve të saj ekonomike për të kryer presion jashtë vendit, një strategji që është veçanërisht e dukshme në Evropën Juglindore[2]. Sidoqoftë, ndikimi ekonomik i Rusisë tejkalon statistikat zyrtare. Në fakt, nëse shikojmë vetëm statistikat zyrtare, prania e Rusisë në Evropën Juglindore shënon rënie në tërë rajonin qëkur SHBA dhe BE vendosën sanksione pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Kompanitë ruse kontrollojnë në mënyrë direkte ose indirekte midis 5% dhe 10% të ekonomisë rajonale, gjë që është rënie në krahasim me vitin 2006 kur kjo shifër ishte rreth 15%. Investimet ruse midis 5,1 miliardë dhe 7,5 miliardë euro (përfshirë edhe investimet e huaja direkte nga offshore destinacionet në pronësi indirekte të Rusisë) kanë hyrë në rajon që nga viti 2006. Investimet reale ruse në rajon do të ishin më të mëdha nëse do të merreshin në konsideratë të gjitha investimet e kontrolluara nga Rusia të drejtuara përmes offshore rajoneve siç është Qipro ose përdorimi i vendeve të preferuara të investimeve ndërmjetëse si Holanda, Luksemburgu dhe Austri. Këto vende janë për shembull një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në Serbi dhe Bullgari. Jo gjithmonë ka prova që Rusia është pronari i fundit real i investimeve të tilla.
Fotografia 1 . Të ardhurat operative (qarkullimi) i kompanive nën kontrollin e Rusisë si një pjesë e të ardhurave totale operative për ekonominë në vendet e zgjedhura të Ballkanit (%)
Vërejtje: Të dhëna të besueshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk janë të disponueshme.
Burim: Llogaritjet e depozitarit qendror të letrave me vlerë bazuar në statistikat nga bazat e të dhënave të korporatave kombëtare dhe ndërkombëtare..
Kjo paraqet më pak se 5% të kapitalit të përgjithshëm të IHD-ve. Përjashtim është Mali i Zi, ku kapitali rus në IHD arriti kulmin me 13% të totalit të vendit dhe gati një të tretën e PBB-së së vendit. Ekonomia e Malit të Zi gjithashtu varet kryesisht nga eksporti i shërbimeve turistike në Rusi, i cili përbën 22% të PBB-së në vitin 2013 para se të shënonte rënie në 8% në vitin 2016. Në anën e kundërt të spektrit të vendeve të analizuara janë Shqipëria dhe Kosova, ku prania ekonomike ruse është marxhinale, megjithëse ekzistojnë disa kanale indirekte të hyrjes së kapitalit rus përmes ndërmjetësve lokalë dhe rajonalë. Në mënyrë të ngjashme, deficiti tregtar bilateral i rajonit me Rusinë, kryesisht i udhëhequr nga importi i naftës dhe gazit, gjithashtu ka rënë nga viti 2008 nga 5.6% e PBB-së në 1.4% në llogari të çmimeve më të ulëta dhe tregtisë më të larmishme.
Sidoqoftë, kapitali i kontrolluar nga Rusia është investuar kryesisht në sektorë strategjikë të synuar, përfshirë energjinë, infrastrukturën, komunikimet, financat dhe shitjen me pakicë. Në këto sektorë, firma të lidhura me Kremlinin kanë marrë disa nga kompanitë më të mëdha në rajon, përfshirë telekomin më të madh në Bullgari, BTC (i cili operon nën markën Vivacom), ndërmarrja serbe e naftës NIS dhe zingjiri më i rëndësishëm i shitjes me pakicë në Ballkanin Perëndimor, Agrokor. Kompanitë ruse të naftës dhe gazit kanë penguar në mënyrë të vazhdueshme diversifikimin e furnizimeve me energji dhe liberalizimin e tregjeve të energjisë në rajon. Ata kanë çimentuar me sukses kontrollin e tyre mbi rafineritë më të mëdha të naftës, rrjetet e shpërndarjes së naftës dhe pajisjet e transmetimit dhe ruajtjes së gazit në të gjithë rajonin. Ata e kanë robëruar rajonin në projekte masive të kushtueshme dhe të dyshimta ekonomikisht, siç është tubacioni “Rrjedha turke”, të cilat rrjeteve të biznesit vendas dhe rus u shërbejnë si një burim me ndikim të rëndësishëm në vendimmarrësit dhe institucionet.
Fotografia: Ilustrim i mënyrës se si Rusia e përdor “Rrjedhën turke“ si një mjet për „kapje“
Krijimi i cënueshmërisë financiare afatgjatë për kompanitë e energjisë në pronësi të shtetit
“Kapja” e aktorëve lokal të fuqishëm ekonomik dhe politikë përmes kontratave të paracaktuara të ndërtimit
Neglizhimi i prioriteteve strategjike në sektorin e energjisë, ligjet ekzistuese dhe detyrimet kontraktuale, që projekti të bëhet i pashmangshëm
Përdorimi i projektit si një burim afatgjatë i ndikimit politik
Për të shfrytëzuar boshllëqet ekzistuese në qeverisjen rajonale, strategjia e Rusisë është të “gjuajë” agjentët e fuqishëm lokal duke u ofruar atyre mundësi biznesi të sponsorizuara nga qeveria për fitime të larta. Përmes aparatit të sigurisë së vendit, Kremlini i kryesuar nga Putin, gjithnjë e më shumë e ka rritur presionin ndaj interesat kryesore publike dhe private të Rusisë, dhe madje edhe ndaj biznes interesave më pak të rëndësishme. Kjo rriti rrezikun e shfrytëzimit të interesave oportuniste ose strategjike të biznesit të Kremlinit jashtë vendit për të përparuar qëllimet e saj të politikës së jashtme. Pamundësia dhe mosgatishmëria e rregullatorëve financiarë dhe shërbimeve të sigurisë në Evropë, dhe veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Lindore, për të hetuar se cili është interesi i biznesit rus nga ndërhyrja në tregjet lokale dhe politikat e ka rritur potencialin që ato rreziqe të materializohen më tej.
Mënyra e zakonshme e zbatimit të strategjisë së Rusisë në rajon është përdorimi i ish oficerëve të sigurisë me ndikim të rëndësishëm mbi partitë, bizneset dhe institucionet për të shërbyer si ndërmjetës për të mbështetur interesat e Moskës kur është e nevojshme. Në rajon ndodh edhe e kundërta, kur grupet e fuqishme ekonomike lokale përdorin lidhjet e tyre me Rusinë për të siguruar kapital dhe mbështetje politike për blerjen e kapitalit dhe investimet në projekte të mëdha. Ndonjëherë interesat vendase kanë kërkuar dhe marrë mbështetjen ekonomike dhe politike të kompanive ruse për t’u përfshirë në kërkimin e qirave (rent-seeking) me qeveritë e tyre kombëtare, duke përfituar nga mungesa e kontrollit dhe sundimi i ligjit. Në këmbim të emrit të markës ose kapitalit të tyre, kompanitë ruse morën kapital nominal në bizneset fitimprurëse vendase dhe fituan qasje në asetet strategjike në telekomunikacion, financa dhe më së shpeshi energji.
Forcimi i ndikimit ekonomik të Rusisë përmes mjeteve të “fuqisë së mprehtë”
Rusia përdor mekanizma të ndryshëm për të forcuar ndikimin e saj në Evropën Verilindore, duke përfshirë:
Përdorimi i dobësive strukturore ekonomike (në mënyrë më efektive në sektorin e energjisë) si një karte fituese për arritjen e ndikimit të theksuar politik në fushat në dukje të palidhura të vendimmarrjes.
Zhvillimi i rrjeteve për “kapjen” e shteteve me përfshirjen e ndërmjetësve të fuqishëm përmes korrupsionit ose frikësimit dhe tërheqjes së lidhjeve të vjetra në rrjetet e sigurisë.
Përfitimi nga mungesa e rregullatorëve dhe deficitet e përhapura në udhëheqjen me ndërmarrjet shtetërore në sektorin e energjisë për të mundësuar marrëveshje fitimprurëse, parandalimin e konkurrencës në tregjet e energjisë dhe garantimin e mbështetjes së vendit për projektet infrastrukturore të udhëhequra nga Rusia.
Mbështetja e partive të mëdha dhe të vogla politike të cilat shpesh kanë kanale efektive të ndikimit në të gjithë spektrin politik, gjë që është veçanërisht e vërtetë për Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi.
Harmonizim i narracionit të qeverisë zyrtare të Rusisë me kanalez e dezinformimit dhe përhapjes së propagandës duke “kapur” mediat dhe format e tjera të ndikimit.
Një nga mekanizmat më efektiv për përforcimin e ndikimit ekonomik të Rusisë që bazohet në “kapjen” e shtetit është aktivizimi i instrumenteve me fuqi të mprehtë siç është “kapja” e mediave, lidhjeve kulturore dhe fetare dhe sponsorizimi i aktiviteteve të shoqërisë civile.[3]. Në sipërfaqe, ato mund të duken si mjete me ndikim të butë sepse inkurajojnë një shkëmbim specifik idesh për rolin e Rusisë në Evropë. Por е mbështetur nga një prani e synuar ekonomike në sektorin e mediave dhe sjellje agresive ushtarake dhe gjeopolitike, në praktikë ato kanë ndryshuar me sukses narracionet socio-kulturore në shumë vende të Evropës Juglindore. Rusia është duke u përpjekur në mënyrë aktive të minojë perceptimet shoqërore të vlerave perëndimore, qëllimet e politikës kombëtare dhe realitetet kulturoro-historike, përmes rishikimit të hapur të faktevenga njëra anë, dhe duke imponuar narracione të pabazuara, nga ana tjetër. Rezultati i kësaj strategjie është rritja e tensioneve sociale dhe paqëndrueshmërisë politike në Evropën Juglindore e udhëhequr nga shfrytëzimi i ndarjeve ekzistuese në shoqëri nga ana e Rusisë. Ndarjet më të dukshme për të cilat Kremlini ka bërë presion shtesë janë ngritja e nacionalizmit etnik në Bosnjë dhe Hercegovinë, protestat anti-NATO në Mal të Zi dhe trazirat politike në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të vitit 2016.
Grupet e mbështetura nga Rusia kanë luajtur një rol kryesor në nxitjen e konflikteve të brendshme me qëllim që të ndryshohen vendimet strategjike kombëtare.
Një nga kanalet kryesore të fuqisë së mprehtë të Rusisë në Evropën Juglindore është Kisha Ortodokse. Ajo luan rolin e një ndërmjetësi kryesor shpirtëror për përhapjen e agjendës ruse në Evropën Juglindore, duke organizuar nisma të ndryshme nën ombrellën e fesë. Paradoksalisht, kishat ruse dhe shumë kisha ortodokse në Evropën Juglindore janë bastionet e shërbimeve të mëparshme të sigurisë, me çka në mënyrë shtesë forcohet ndikimin e Kremlinit. Një tjetër kanal i fuqisë së mprehtë është ngopja e hapësirës rajonale të mediave me propagandën dhe dezinformatat ruse. Rusia shfrytëzon problemet financiare në sigurimin e përmbajtjeve dhe nivelin e ulët të lirisë së mediave në Evropën Juglindore për të imponuar përmbajtje falas duke favorizuar Kremlinin, për të forcuar varësinë ekonomike të mediave përmes pronësisë së drejtpërdrejtë të kapitalit ose rrjedhës së reklamave, dhe të ushqejë lidhje (jo)zyrtare politike të mediave me grupe dhe interesa pro-ruse. Mos transparenca e pronësisë së mediave, e kombinuar me konfliktet pothuajse ekzistuese të interesit dhe dispozitat etike, është forcuar nga varësia e reklamuesve të mëdhenj tregtarë në tregjet e vogla të reklamave, si dhe nga oligarkizimi i tregjeve të mediave në Evropën Juglindore. Rusia gjithashtu ka siguruar ndikimin e saj politik jo vetëm përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë që u jep partive të mëdha dhe të vogla politike njësoj, por edhe duke nxitur pakënaqësinë publike dhe duke ekspozuar dobësitë e sistemit liberal demokratik të qeverisjes me ndihmën e “aleatëve” të mëposhtëm:
Organizatat qytetare dhe kuazi-partitë politike që zyrtarisht ose fshehtësisht financohen nga fondacionet ruse ose donatorët që përfaqësojnë interesat e Rusisë, përfshirë bankat.
Grupet protestuese ose lobuese të mobilizuara në baza ad hoc që synojnë të mbjellin konfuzion dhe të kundërshtojnë vendimet specifike të qeverisë. Ato shpesh lidhen me klube futbolli, klube të arteve marciale, etj. të cilët marrin mbështetje nga bizneset ruse.
Internet trolle, blogerët, udhëheqësit e emisioneve debatuese dhe krijuesit e faqeve të dyshimta të internetit që synojnë përhapjen e dezinformatave.
[1]
Investimet reale ruse në rajon do të ishin më të mëdha nëse do të merreshin në konsideratë të gjitha investimet e kontrolluara nga Rusia të drejtuara përmes offshore rajoneve siç është Qipro ose përdorimi i vendeve të preferuara të investimeve ndërmjetëse si Holanda, Luksemburgu dhe Austri. Këto vende janë për shembull një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në Serbi dhe Bullgari. Jo gjithmonë ka prova që Rusia është pronari i fundit real i investimeve të tilla
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT