GJENEVË (Rojters) – Organizata shëndetësore botërore sheh mund të madh në tentimet për zbulim të vaksinës së sigurtë dhe efikase për ndalimin e KOVID-19. Gjithsesi, nuk ka garancion për sukses, deklaroi të hënën 29.06.2020, shefi i programit për raste urgjente Majk Rajan.

 

Shefi i Organizatës shëndetësore botërore Tedros Adanom Gabriezus, paralajmëroi se pandemia e koronavirusit nuk është afër fundit të saj. Kaluan gjashtë muaj që kur u hasën rastet e para të sëmundjes misterioze në Vuhan, Kinë. Në ato kohë frikoheshim se do të shohim përsëritjen e shfaqjes së SARS nga viti 2002 deri në vitin 2004, në të cilën humbën jetën 774 persona.

Momentalisht me mbi 500.000 të vdekur dhe më shumë se 10 milionë raste të verifikuara në mbarë botën, drejtori gjeneral i OSHB, dr Tedros Adanom Gabriezus, thotë se ky është  „moment për të menduar, për secilin prej nesh“.

 

Sipas paralajmërimit të tij, „më e keqja akoma nuk ka ardhur“. Ai shton se „me lloj të këtillë të mjedisit jetësor dhe me këto kushte, frikohemi nga më e keqja“. Pa marrë parasysh përparimin e disa vendeve, pandemia shpejtë përhapet.

„Para gjashtë muajsh, asnjë nga ne nuk mund të imagjinonte se bota jonë dhe jetët tona do të dukeshim kështu për shkak të virusit“, deklaroi dr Tedros në konferencën për shtyp të OSHB.

 

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.