F2N2 ANALIZË
PAPA PËR HERË TË PARË, NDËRSA TEORITË KONSPIRATIVE, MYSAFIRË NË MAQEDONINË E VERIUT PËR TË DISATËN HERË
Në prag të vizitës së Papës Francisk në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me 7 maj të vitit 2019, në rrjetet sociale u zhvilluan teori të ndryshme të konspiracionit.
Në statusin e Boban Nonkoviq, vizita e Papa Françeskut u identifikua me fundin e epokës maqedonase dhe fshirjen e brendit Maqedoni.
Autori i këtij postimi thotë se me 7 maj (ditën kur është planifikuar vizita e Papës), përfundohen 2.000 vjet nga ndarja e parë e Maqedonisë si rezultat i humbjes në luftërat maqedonase-romake.
Është absolutisht e pavërtetë të thuhet se pas më shumë se 2 mileniumeve, qëllimi kryesor i luftërave maqedono-romake, dmth. shkatërrimi i Maqedonisë do të realizohet sot në shekullin 21 me ardhjen e Papës.
Postimi është shpërndarë nga Milenko Nedelkovski dhe në atë post mund të lexohen komente të mbushura me urrejtje dhe intolerancë fetare, jokarakteristike nga njerëzit që deklarohen si anëtarë të besimit të krishterë.
Deri në momentin e publikimit të artikullit tonë, posti e këtyre dy profileve të Facebook-ut është shpërndarë 339 herë, gjë që tregon se, fatkeqësisht, teoria e konspiracionit ka arritur deri te një numër i konsideruar i përdoruesve të Facebook-ut.
Vizita gjithashtu mori një dimension tjetër. Gjegjësisht, në një nga portalet e internetit, u paraqit një artikull titulli i të cilës tregon se arsyeja për vizitën e Papës është të na “ndriçojë” për të pranuar refugjatët. Në vetë artikullin, ata mbështeten në një postim të postuar në Twitter nga Vladimir Pancevski. Titulli i artikullit të Pancevskit dhe komenti në postin e tij nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën.
Videoja e shpërndarë në Twitter e përgatitur nga Eternal World Television Network (EWTN) dhe paraqet një promovim të vizitës së Papës në Bullgari, duke informuar se ai do të takohet me emigrantët, udhëheqësit fetarë dhe të tjerët. Nuk e dimë se cili është lidhja mes takimit të papës me emigrantët në Bullgari dhe vizitës nsë tij në Maqedoninë Veriore. Por ajo që dimë është se ky është një shembull klasik i teorisë së konspiracionit lidhur me emigrantët, e cila nuk del jashtë modës dhe është gjithmonë e pranishme në periudhën parazgjedhore. Në të njëjtën kohë, kjo është Clickbait, e cila synon të tërheqë vëmendjen e lexuesve, pa u kujdesur për informimin e duhur të publikut.
Mund të konkludojmë se edhe vizita e Papës mund të përdoret për të krijuar teori se bota është kundër Maqedonisë së Veriut.
Ardhja e parë historike e kreut të Kishës Katolike Romake në vendin tonë nuk mund të interpretohet si fundi i epokës maqedonase, për çka vërteton edhe fakti se Papa do të pritet me nderimet më të larta të shtetit nga ana e presidentit, kryeministrit dhe përfaqësues të tjerë të kryesisë shtetërore.
Ekipi i F2N2 konsideron se për shkak të rregullave, agjendës dhe regjimit të veçantë të trafikut dhe këmbësorëve që do të zbatohen vetëm gjatë vizitës, qytetarët duhet të informohen siç duhet. Prandaj Ju këshillojmë që të vizitoni faqen zyrtare të internetit papa.mk.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT