Paramendoni krizën e koronavirusit, pa gazetarë të cilët njoftojnë padrejtësinë e kompetentëve.
Realitet i tillë nuk ekziston: në Rusi, fillimisht është sulmuar gazetarja e Novaja Gazeta, Elena Millashina; kurse më vonë udhëheqësi i rajonit rus në Çeçeni i kërcënohej; që në fund ajo të ngelë pa mbështetje dhe artikulli të cilin e ajo e shkruajti për KOVID-19 të tërhiqet nga web-faqja e gazetës, pas kërkesës së qeverive aleate ruse.
Rasti i Elena Millashinës mund të ndiqet në gjuhë angleze falë buletinit të Novaja Gazeta, i cili përshkruajti sulmin fizik mbi të dhe avokaten e saj Marina Dubrovina në shkurt; kurse kërcënimet nga lideri çeçen Ramzan Kadirov mund të shihen nëpërmjet videos publike në prill; me çka qeveria ruse urdhëroi tërheqjen e artikullit që nxiti zemërimin e Kadirov.
Tanimë artikulli i fshirë i Novaja Gazeta, „Vdekja nga koronavirusi është e keqja më e vogël“, përshkruan se si qytetarët në Çeçeni janë të mbyllur në shtëpi për shkak të KOVID-19, njëkohësisht fshehin faktin se janë të infektuar, sepse frigohen nga hakmarrja nga ana e qeverive, të cilët të infektuarit me koronavirus i krahasojnë me „teroristët“.
Novaja Gazeta ka reaguar me deklaratë nën titull „Nuk ishte vendim i redaktorit: Zyra e prokurorit publik kërkoi të blokohet artikulli i Novaja [Gazeta], për shkak të kritikës nga Ramzan Kadirov“.
Të gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.
Burim: EUvsDisinfo
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT