Përderisa krimet e kryera nga regjimi nazist kanë qënë të gjykuara dhe dënuara nëpërmjet procesit të Nirnber-gut, akome egziston nevojë urgjente për rritjen e vetëdijës, të miratohet gjyq moral dhe të zhvillohet hetim për krimet e stalinizmit dhe regjimet e tjera diktatore.

Në prag të 80-vjetorit të festimit të Luftës së Dytë Botërore, këshilli Europian miratoi rezolutë për përkujtim të viktimave nga regjimet totalitare në të cilën i thërret vendet antare të punojnë në atë që asnjëherë më të mos përsëriten krime siç janë kryer nga këto regjime.  

Përderisa bota demokratike kërkon katarzën e sinqertë për krimet e kryera nga ana e gjithë regjimeve totalitare dhe fillimin e erës së re të demokracisë dhe respektin e ndërsjelltë, disa vende po u kthehen ideologjive të kaluara të errëta.

Parlamenti europian dënoi paktin Molotov – Ribentrop

Duke u thirur në dhjetëra dokumente, raporte, rezolucione të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave njerëzore, liritë njerëzore dhe viktimat e regjimeve totalitare, në prag të shënimit të 80 vjetorit të fillimit të Luftës së dytë botërore, më 19 shtator të vitit 2019 parlamenti europian miratoi rezolutë për përkujtim të viktimave të regjimeve totalitare. Me rezolutën thuhet se ky pakt është nënshkruar mes përfaqësuesve të dy regjimeve totalitare dhe paraqet hartim i rrugës drejt fillimit së luftës më të përgjakshme në historinë e njerëzimit. Rezoluta është pjesërisht dhe përgjigje e refuzimit të Rusisë për të pranuar përgjegjësinë për nënshkrimin e paktit dhe fillimin e luftës e cila u aktuelizua në gusht të vitit 2019, edhe pos asaj që në vitin 1989 Kongresi i delegatëve popullorë të BRSS e dënoi nënshkrimin e paktit Molotov-Ribentrop.

Kjo rezolutë e analizon marrëveshjen për mos sulmimin mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste, i njohur si pakti Molotov-Ribentrop, i cili përmban dhe protokole sekrete sipas të cilave bëhet ndarja e Europës dhe ndarja e teritoreve të cilat u takojnë vendeve sovrane mes dy regjimeve totalitare, me çka u hap rruga për fillimin e Luftës së dytë botërore.

 

  • Në hyrjen e rezolutës qëndron: Edhe pos asaj që në vitin 1989 Kongresi i delegatëve popullorë të BRSS dënoi nënshkrimin e paktit Molotov-Ribentrop, në gusht të vitit 2019 qeveritë ruse refuzojnë të pranojnë përgjegjësinë për këtë pakt dhe pasojat e tij, duke promovuar qëndrimin se për fillimin e Luftës së dytë botërore fajtorë janë Polonia, vendet Baltike dhe Perëndimi.

  • Si pasojë e paktit, vijonte invazimi i Polonisë, fillimisht nga Hitleri më 1 shtator të vitit 1939, kurse dy javë më vonë, më 17 shtator, nga Stalini, që shkaktoi deri atëherë vuajtje të paparë për popullin polak. Më vonë, Bashkimi Sovjetikka kryer agresion mbi Finlandën më 30 nëntor të vitit 1939, okupoi pjesë të Romanisë dhe ka kryer aneksion të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

  • Në rezolutën e parlamentit europian më tej thuhet: Përderisa disa nga vendet europiane pas rrënies të regjimit nazist patën sukses të kthehen në rugën e pajtimit, vende të tjera mbetën nën okupim direkt sovietik ose nën ndikim të fuqishëm sovietik edhe gjysëm shekulli, duke duruar presion, ndalimin e lirive dhe pengimin e zhvillimit socialo-ekonomik.

  • Në shpjegimin e arsyeve për rezolutën e parlamenti Europian thekson: Përderisa krimet e kryera nga regjimi nazist kanë qënë të gjykuara dhe dënuara nëpërmjet procesit të Nirnber-gut, akome egziston nevojë urgjente për rritjen e vetëdijës, të miratohet gjyq moral dhe të zhvillohet hetim për krimet e stalinizmit dhe regjimet e tjera diktatore.

  • Së këtejmi shtohet se kujtimi i të kaluarës tragjike duhet të ruhet, për tu dhënë nder viktimave, të dënohen kryesit dhe të vendoset baza për pajtim të themeluara në të vërteta dhe përkujtime.

  • Para 30 vitesh, më 23 gusht të vitit 1989, 50 vjetori i paktit Molotov-Ribentrop ishte shënuar nga viktimat e regjimeve totalitare nga vendet Baltike me çka dy milion Lituanezë, Letonezë dhe Estonezë duke u kapur dorë për dore formuan mburojë njerëzore nga Vilnus deri në Talin, përtej Rigës.

 

Në vazhdim vijojnë pjesët më të rëndësishme të rezolutës, kurse tekstin e kompletuar mund ta gjeni  këtu.

  • Theksohet se Lufta e dytë botërore, lufta më shkatërruese në historinë e njerëzimit, filloi si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes keqbërëse për mossulmim mes Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik më 23 gusht të vitit 1939, i njohuri si pakti Molotov-Ribentrop, së bashku me protokolet e tij sekrete, sipas të cilave dy regjimet totalitare të cilat donin të pushtonin botën ndanë Europën në dy zona ndikimi.

  • Përkujton se regjimi nazist dhe komunstit ka kryer vrasje masive, gjenocid dhe deportime, shkaktoi humbjet e jetëve dhe lirisë në shekullin e 20-të deri më tani e paparë në historinë e njerëzimit. Rikujton në krimet e tmerrshme të holokaustit të zhvilluar nga regjimi nazist dhe dënon gjithë aktet e agresionit, krimeve kundër njerëzimit dhe shklejen masive të të drejtave të njeriut nga regjimi nazist, komunist dhe regjime të tjera totalitare.

  • Shpreh keqardhje të thellë për çdo viktimë të regjimeve totalitare dhe u bën thirrje gjithë insitucioneve të BE-së dhe subjekteve të tjera të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që këto krime të tmerrshme të regjimeve totalitare kundër njerëzimit të mbeten në kujtim dhe të procesohen, dhe të garantojnë se krimet e këtilla asnjëherë nuk do të përsëriten. Kujtimet e së kaluarës duhet patjetër të mbahen të gjalla dhe të freskëta, sepse nuk ka pajtim pa përkujtim.

  • U bën thirje gjithë vendeve antare të BE-së të bëjnë evaluim të qartë dhe principiel të krimeve dhe agresioneve të kryera nga regjimi komunist dhe nazist.

  • I dënon gjithë manifestimet dhe propagandat e ideologjive totalitare, siç është nacizmi, stalinizmi, etj.

  • Dënon revizionizmin dhe glorifikimin historik të bashkëpuntorëve nazist në disa vende antare të Bashkimit Europian. Shpesh shqetësim për shkak të rritjes së pranimit të ideologjive radikale dhe kthimin kah fashizmi, racizmi, ksenofobija dhe forma të tjera të jotolerancës në Bashkimin Europian. Shpreh shqetësim nga raportet se në disa vende antare të caktuara ekziston bashkëpunim mes liderëve politike, partive politike dhe organeve për zhvillim të sakncioneve me lëvizje radikale, raciste dhe ksenofobe me origjinë të ndryshme politike. U bën thirrje gjithë vendeve antare të dënojnë këto akte në mënyrë më të rreptë, sepse këto shkelin vlerat e BE-së për paqe, liri dhe demokraci.

  • U bën thirrje vendeve antare të BE-së të shënojnë 23 gushtin si ditën Europian të përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare, dhe në nivel të BE-së, dhe në nivel nacional, si dhe të punojnë në rritjen e vetëdijes të gjeneratat e rreja, nëpërmjet inkluzionit të historisë dhe analizës së pasojave nga regjimet totalitare në libra në gjithë vendet antare të BE-së. U bën thirrje gjithë vendeve antare të BE-së të mbështesin arkivimin e rasteve nga e kaluara problematike e Europës, si për shembull me përkthimin e rasteve nga procesi i Nirnber-gut në gjithë gjuhët e BE-së.

  • U bën thirrje gjithë vendeve antare të BE-së të dënojnë mohimin e holokausit, si trivijalizimin dhe minimizimin e krimeve të kryera nga nazistët dhe kolaboracionistët e tyre.

  • Bën thirrje për krijim të një kulture të përbashkët për kujtim i cili hedh poshtë krimet e regjimit nazist, stalinist dhe regjimeve të tjera totalitare. Inkurajon vendet antare të edukojnë qytetarët e tyre për diverzitetin e shoqërisë dhe historinë tonë të përbashkët.

  • Bën thirrje që 25 maji (dita kur është likviduar heroi nga Aushvic, Vitold Pilecki) të festohet si ditë Ndërkombëtarë e heronjëve në luftën kundër totalitarizmit.

  • Tregon se jo vetëm që vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore ju kthyen familjes europiane të lirive demokrate, mirëpo dhe se demonstrojnë sukses në reforma dhe zhvillimi shoqëroro-ekonomik.

  • Dëshmon se Rusia është viktima më e madhe e totalitarizmit komunist dhe se zhvillimi i saj në shtet demokrat do të jetë i opstruktuar përderisa qeveritë, elita politike dhe propaganda politike vazhdojnë të arsyetojnë krimet komunsite dhe të glorifikojnë regjimin sovjetik totalitar. Bën thirrje shoqërisë ruse të përballet me të kaluarën e saj tragjike.

  • PE ështëe shqetësuar thellë nga tentimet e udhëheqjes së tashme ruse që të shtrembërojë faktet historike dhe të arsyetojë krimet nga regjimi sovjetik totalitar,  duke vlersuar këtë si komponentë të rrezikshme në luftën informative e cila kryhet kundër Europës demokrate, e cila ka për qëllim përçarjen e Europës, dhe për këtë i bën thirje Komisionit Europian të ndërmarrë masa vendimtare në këtë drejtim.

  • Shpreh shqetësim për shkak të vazhdimit të përdorimit të simboleve të regjimeve totalitare në publik dhe për qëllime komerciale dhe përkujton se një pjesë e vendeve europiane e kanë ndaluar përdorimin e simboleve naziste dhe komuniste.

  • Vërren se ekzistimi i monumenteve, dhe përkujtimoreve në vende publike në disa vende antare me të cilat glorifikohen regjimet totalitare, hap rrugën për shtrembërimin e fakteve historike në lidhje me pasojat nga Lufta e dytë botërore dhe për propagandë të sistemeve politike totalitare.

  • Dënon faktin që forca politike ekstremiste dhe ksenofobe sa më aktivisht kyçen në shtrembërimin e fakteve historike, përdorimin e simboleve dhe retorikave që janë shenjë e propagandave totalitare, përfshirë edhe racizmin, antisemitizmin dhe urrejtjen e pakicave seksuale dhe llojeve të tjera.

  • Kërkon nga vendet antare tu mbahen regullave të Vendimit kuadror të Këshillit dhe tu kundërvihen organizatave të cilat përhapin urrejtje dhe dhunë në vende publike dhe onlajn, dhe të ndalojnë grupet neo-fashiste dhe neo-naziste dhe organizata të tjera të cilat glorifikojnë nacizmin dhe fashizmit, ose çfarë do lloji tjetër të totalitarizmit.

  • Thekson se e kaluara tragjike e Europës duhet të vazhdojë të shërbejë si inspirim moral dhe politik në përballimin me sfidat e botës së sotshme, përfshirë edhe kontributin në luftën për botë më të drejtë, duke krijuar shoqëri dhe komunitete të hapura dhe tolerante të cilat respektojnë pakicat etnike, religjioze dhe seksuale dhe duke siguruar respektimin e vlerave europiane për të gjithë.

  • Jep urdhër kryetarit që ta dërgojë këtë rezolutë deri te Këshilli, Komisioni, qeveritë dhe parlamentet e vendeve antare, Duma ruse dhe parlamentet e vendeve nga parneriteti Lindor.

 

Rusia dhe trashëgimia nga Bashkimi Sovjetik

Më 17 shtator të vitit 2019 Ministria polake e punëve të jashtme publikoi qëndrim zyrtar në  Twitter se më 17 shtator të vitit 1939 Bashkimi Sovjetik ka kryer invazion mbi Poloninë. Gjatë okupimit rus janë kryer krime si masakri në pyllin Katinska, në të cilin për më pak se një vit forcat sovjetike masakruam më shumë se 20.000 oficerë polakë dhe intelektualë.

Në të njëjtën ditë, në Fejsbuk faqen e saj Ministria ruse për punë të jashtme publikoi përgjigje në qëndrimin zyrtar të ministrisë polake. Sipas deklaratës, Bashkimi Sovjetik asnjëheri nuk ka kryer invazion mbi Poloninë gjatë Luftës së dytë botërore, që paraqet verzion i rri i historisë me paralela shqetësuese për kohën moderne.

Sipas Moskës, kjo është qasje e rre drejt historisë e cila ka për qëllim të hedhë njollë mbi Rusinë moderne.  Ministria ruse për punë të jashtme nuk e pranon konceptin e „okupimit sovjetik“ dhe deklaroi se Armata e kuqe ka hyrë në Poloni për të krijuar tampon zonë e cila do të pengonte invazionin e mëtutjeshëm nga ana e Gjermanisë naziste, kurse armata sovjetike ka pasur urdhër që të mos përdorë armë kundër personave që i përkasin armatës polake. Më tutje, ministria ruse pretendon, nga ana e Bashkimit sovjetik është zhvilluar „politikë të neutralitetit, kurse me kalimin e kohës nacizmi është rrëzuar, kurse Europa dhe demokracia e saj janë liruar dhe shpëtuar nga shkatërrimi“.

Mesazhe të ngjajshme kanë dërguarë gjithë ambasadat e Rusisë në mbarë botën.

Ngjarje rreth 80 vjetorit të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore

Këto grindje janë pjesë e një fushate më të gjerë me të cilën BE-ja vlerëson se Rusia po tenton të  „lajë“ historinë e saj të krimeve të kryera nga ana e regjimit stalinist.

Kur Poloni nuk e ftojë Rusinë  në manifestimin në shenjë të përkujtimit të Luftës së dytë botërore e cila u mbajt më 1 shatator të vitit 2019, dhe arsyeja për këtë ishte agresioni Rus i Krimesë (Ukrainë), disa deputetë rusë deklaruan se për fillimin e Luftës së dytë botërore duhet të fajësohet Polonie, sepse sipas tyre „Polonia është fajtori kryesor për fillimin e luftës“.

Grindjet rreth historisë filluan pasi që Rusia ka kryer invazion ushtarak mes Ukrainës dhe anketuan Krimenë në fillim të vitit 2014, kurse filluan gjithashtu të shqetësojnë vendet Baltike dhe Poloninë me manevra ushtrake, përballen me sanksione. Këto hapa shkaktuan që NATO të vendosë bataljone të rreja preventive në rajon.

Kur Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Romania në gusht të këtij viti dhanë deklarata në të cilat rreptë dënonin paktin Molotov-Ribentrop, ministri rus për punë të jashtme, Sergej Llavrov, deklaroi se Rusija ka nënshkruar marrëveshjen “sepse Franca, Polonia dhe Britani e Madhe kanë tentuar të kryejnë marrëveshje me Hitlerin“.

 

Nostalgjia për erën sovjetike dhe demonizimin e Perëndimit

Sipas njohësve të politikës në këto hapësira, kjo domethënë se Kremlini ka agjendë afatgjate për plan ideologjik. Propaganda shtetërore zgjon nostalgjinë për perandorinë Sovjetike dhe po demonizon Perëndimin në një fushatë të orkestruar.

Në një studim të realizuar nga “Levada” Center, rret 60% të rusëve qeverisjen e Stalinit e vlerësojnë si  „politikë në të cilën tregohet kujdes për njerëzit e thjeshtë“, përderisa vetëm 13% stanilizmin e lidhin me „ndjekje penale dhe likvidim“. Në anketë tjetër, rreth 50% shprehin „admirim dhe respekt“ për Stalinin personalisht.

Përfundim

Në vendin shumë pak dihet për invazionin e Bashkimit Sovjetik mbi Poloninë. Pjesë e fajit bie mbi trashëgiminë historike, përndryshe marrëdhëniet specifike që FSRJ-ja e atëherëshme kishte me Bashkimin Sovjetik, pos asaj që ajo nuk ishte pjesë e paktit të Varshavës.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.