Zjarret në rrethin arktik, të cilat u përhapën nga fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit 2019, paraqesin katastrofë të madhe ekologjike. Edhe pse zjarret në këtë pjesë të botës janë dukuri e rregullt gjatë periudhës së verës, këtë here për shkak të disa rrethanave, a para së gjithash për shkak të periudhës të thatë dhe erërave të fuqishme, zjarri u përhap në territor shumë të madh prej mbi 25,000 kilometra katrorë dhe dëmtoi rreth 60,000 kilometra katror hapësirë(deri në 4 gusht). Këto zona nuk janë të populluara dendur, por gjithsesi një numër i konsiderueshëm i njerëzve u prekën nga vala e zjarreve. Shtetasit dhe organizatat e huaja kanë ofruar ndihmë logjistike dhe humanitare, dhe janë bërë disa peticione për të shpallur gjendje të jashtzakonshme dhe mbledhje të ndihmave financiare.
Zjarret në Siberi, Rusi, ishin në qendër të këtyre ndodhive dhe njëra nga lajmet kryesore botrore në periudhën e kaluar si një ngjarje tjetër alarmante në kontekstin e ndyshimeve klimatike dhe rreziqet që vijnë nga ato. Këto ngjarje tragjike, e ditur, kishin jehonë të fortë edhe në rrjetet sociale, dhe krahas nënshkrimeve të peticioneve dhe thirjeve për ndihmë, i madh ishte numri i informatave, fotografive dhe videove nga këto ndodhi fatkeqe që nuk mund të linin askënd indiferent. Përmbajtjet shpërndaheshin edhe me disa hashtage (#savesiberianforest#forestisonfire#savesiberia#disaster#saveSiberianForestFromFire etj).
Me vëmendje syri i vëzhguesit me përvojë në përmbajtjet në internetpër këtë katastrofë në një pjesë të tyre mundej të dallonte edhe fotografi me photoshop si dhe përmbajtje tjera të përpunuara, të cilat e zmadhojnë dramatizimin e këtyre ngjarjeve.
Cila mund të jetë arsyeja e këtyre postimeve të cilat nuk janë të mbështetura faktikisht? A janë të arsyeshme këto dramatizime në ngjarje tragjike? Cilat janë teknikat që janë përdorur për këto postime diskutabile dhe informata jo të sakta? Këto janë vetëm disa pyetje kryesore që lindin jo vetëm në aspect të etikës, por edhe në linjën e kontrollit të mediave tona dhe leximit vizual.
Padyshim që jetojmë në një kohë ku informatat vizuale janë më të fuqishmet. “Një fotografi, njëmij fjalë”, thotë fjala popullore e cila na paraqet fuqinë e informative vizuale. Ata kanë një efekt perceptues më të fortë, futen më lehtë në vetëdijen tone, më gjatë mbahen mend dhe kanë një efekt njohës dhe emocional më të gjatë. Atë që e sheh syri jonë, e pranojmë si fakt të menjëhershëm. Bindshmëria e informative vizuale është vërtetë e fortë.
Në fotografitë dhe videot e përpunuara nga zjarret siberike mund të vërehen detaje delikate, shkallë e lartë e ekspertizës dhe aftësisë të atij që i ka përpunuar ribërjet që ato të duken bindëse(duke i mbivendosur me shkathtësi element dhe detajet,duke i përshtatur ngjyrat, shkëlqimin, format, prapavitë, hijezimet në fotografitë, etj). Bashkërendimi dhe viralizimi i suksesshëm i këtyre informatave, gjithashtu, mund të na ndihmojë ta identifikojmë se kush dhe për çfarë qëllimesh i ka krijuar këto përmbajtje.
Bindshmëria dhe informatat vizuale janë thellësisht të lidhura me mehanizmat e perceptimit tonë. Kur shikojmë fotografi të ujkut dhe kur shikojmë ujk të vërtetë para nesh, në trurin tone aktivizohen të njejtat qendra të trurit, të cilat pastaj mund të aktivizojnë reaksione të ndryshme hormonale, refleksive dhe fiziologjike. Kjo tregon se vetëm me përvojë dhe me vetëdëshirë mund të mësojmë ti kontrollojmë këto mekanizma perceptues-fiziologjik të inicuar nga informacioni vizual.
Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur ndeshemi me manipulime të përmbajtjeve vizuale, qoftë edhe atëherë kur nuk kanë drejtpërdrejt qëllim të keq. Kur një numër i madh i njerëzve i janë ekspozuar ndonjë fotografie me “photoshop” ose video të montuar, përveq besueshmërisë së pamjes vizuale dhe dukshmërisë, si një faktor i bindjes së një keqinformimi është numri i rritur i atyre që besojnë dhe e shpërndajnë një dezinformatë të tillë. Papritmas, kur të gjithë flasin për diçka, dhe besojnë në diçka, shpërndajnë, diskutojnë, tregojnë qëndrime, komentojnë, kritikojnë, ajo bëhet shumë më reale në ndërgjegjen tonë. Ku ka tym duhet të ketë edhe zjarr, apo jo?
Bindja e dikujt që ka formuar qëndrim në bazë të informate të rreme vizuale është një nga gjërat më të vështira në trajtimin e dezinformatave. Çdo lloj i manipulimit me fotografi, video, animacione dhe përmbajtje të tjera vizuale, pa marr parasysh motivin, qofshin ato edhe zbavitëse dhe me qëllim të mire, duhet të theksohet. Me theksimin se përmbajtja është e përpunuar vizualisht, zvogëlohet rreziku dikush ta keqpërdor dhe qëllimisht të manipuloje. Në rastin me fotografitë e përpunuara të Siberisë një numër i madh i personave, aktivist, humanitar janë mashtruar, abuzuar de facto, për ti shkëmbyer dhe viralizuar këto përmbajtje, dhe me atë ta dëmtojnë reputacionin e tyre profesional dhe besueshmërinë.
Përveç problemit etik, duhet të përmendet se ky lloj manipulimi mund të ketë edhe motive të tjera të fshehta. Më shpesh bëhet fjalë për defokusim nga ndonjë temë tjetër për shkak të interesave ideologjike, politike dhe ekonomike. Këto fotografi u paraqitën dy javë pas fillimit të zjarreve të mëdha në momentin kur u shpeshtuan kritikat nga ekspertët për reagimin e vonshëm të qeverive, që mund të jetë një nga disa motive për shpërndarjen e tyre, ose potencialisht kanë të bëjnë me trazirat politike dhe protestat e opozitës ruse të cilat ndodhnin në të njejtën periudhë.
Dukuritë dhe postimet e këtij lloji shpesh mund të keqpërdoren për polarizim dhe përforcim të konflikeve ekzistuese. Në atë kuptim, postimi i përmbajtjeve të përpunuara vizuale ka qëllim parësor të shkaktojë rritjen e tensionit, për çka është e nevojshme në to të besojë një masë e caktuar kritike të cilës do ti kundërvihen grupa tjetër që nuk besojnë në ato përmbajtje. Me atë, qëllimi përfundimtar është të përforcohet një konflikt i caktuar, kurse të vërtetohen të gjithë se këto përmbajtje janë të vërteta. Ato janë vetëm një “nxitës” për një ciklus të ri të një konflikti të caktuar, qoftë ai verbal ose polemik. Kë e godet përforcimi i konfliktit (të themi mes Perëndimit dhe Rusisë) duhet me vëmendje dhe përgjegjësi të vlerësohet në një kontekst të dhënë politiko-shoqëror.
Lidhur ngusht me riciklimin e disa konflikeve është “irracionalizimi gradual i debatit publik”, domethënë intensifikimi i emocioneve, në kurriz të racionalitetit dhe fakteve për një konflikt dhe për një palë në atë konflikt. Kur një ngjarje e caktuar do të dramatizohet më shumë, do të përforcohet komunikimi negativ, do të polarizohet gjendja dhe do të krijohet tension, atëherë krijohet mundësia për diskutim iracional dhe emocional, grindje, ofendime dhe jotolerim. Kjo sidomos është teknikë e suksesshme për dikënd që ka deficit argumentesh dhe zakonisht quhet si “teknika e tërheqjes në baltë”.
Së fundmi, aksion i organizuar dezinformate mund të jetë me qëllim të krijimit të kushteve dhe lehtësim për shkak të caktuar politik. Ashtu për shembull, dramatizimi dhe shpërndarja e skenave tragjike mund të shërbejë si një bazë emocionale për një ndryshim të caktuar politik ose vendim.
Çfarëdo qofshin qëllimet për përpunimin e përmbajtjeve vizuale, qoftë ajo edhe stërvitje demostruese se sa mund të manipulohet publiku, është thelbësore të ruhet kujdesi dhe të përmirsohet vazhdimisht aftësia e mediave të veta për të njohur manipulimet dhe për ti kuptuar teknikat që përdoren për këtë.
Informimi bazuar në fotografi dhe video të manipuluara mund të jetë posaçërisht e dëmshme. Vërtetësia e informatave vizuale është njëra nga komponentat kryesore të etikës së gazetarisë. 3 rregullat kryesore të kodit etik për foto-gazetarinë janë:
Të jesh i saktë dhe i qartë në paraqitjen e ngjarjeve dhe fytyrave (përmes fotografive dhe videove)
Mos i nënshtroheni manipulimit përmes fotografive dhe gjarjeve të përpunuara
Jini të plotë dhe jepni kontekst kur postoni fotografi. Shmangni stereotipet e individëve dhe grupeve. Njihni dhe shmangni paragjykimet personale në punën tuaj.
Rene Magritte, fotograf dhe artist belg, në 1928 për herë të parë e ka paraqitur fotografinë e tij me titull “Tradhtia e imazheve” (La Trahison des images). Në atë mund të shikohet një llullë e pikturuar poshtë së cilës shkruan “Kjo nuk është llullë!”. Vizitorët kureshtarë në ekspozitë e kanë pyetur autorin, çfarë mendoni me shkrimin kjo nuk është llullë, kur është e dukshme se në pikturë është llulla? Magrit ua ka kthyer shkurtë, nëse kjo është llullë, atëherë provoni të vendosni duhan në të dhe ta pini. Porosia e tij e thjeshtë dhe e qartë është që çdoherë duhet të bëjmë dallim ndërmjet realitetit dhe “fotografive” të tij. Pikturat e realitetit sot janë të paraqitura në forma më të llojllojshme dhe vizuale bindse, prej tek kreativiteti artistic, shkrimet gazetareske, fotografitë, në deep-fake-video, dhe shumë tjera. Prandaj ky dallim dhe vetëdija jonë për atë janë shumë më të rëndësishme se nga koha e Magrit.
Sead Xhigal
4 gusht, 2019
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT