Në periudhën e fundit, nëpërmjet disa portaleve në Maqedoninë e Veriut, mund të vërehej një valë lajmesh që kanë për tendencë promovimin e liderit të Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko si një “lider i fortë i cili i bën ballë pandemisë”. Në kulmin e lajmeve ndodhen tekstet për atë se si ky shtet po ballafaqohet me virusin Korona dhe minimizimin e pasojave që i shkakton ky virus.

Një prej lajmeve të fundit është edhe lajmi për deklaratën e Llukashenkos, dhënë me 12.04.2020 në të cilën ai deklaron në Bjellorusi askush nuk do të vdesë nga virusi Korona dhe se është zbuluar një kombinim ilaçesh të cilat e mjekojnë viruin. I njëjti lajm është transmetuar edhe nga shumë portale të Maqedonisë së Veriut. Një prej burimeve të portaleve të Maqedonisë së Veriut për lajmet lidhur me Llukashenkon është portali serb Sputnik.

Por, çfarë është fotografia reale lidhur me virusin Korona në Bjellorusi?

Është fakt se deri në momentin e përfundimit të këtij teksti (18.04.2020), në Bjellorusi ka 4779 persona të cilët janë të infektuar me virusin Korona, ndërsa si pasojë e virusit kanë vdekur 42 persona. Rasti i parë në këtë shtet është regjistruar më 28 shkurt dhe gjatë ditëve të fundit është regjistruar një trend i rritjes së numrit të personave të infektuar.

Përfaqësuesi i Organizatës botërore të shëndetësisë Patrik O Konor, në një pres konferencë të mbajtur më 11 prill, u bëri thirrje autoriteteve të Bjellorusisë që të ashpërsojnë masat në mënyrë që të pengohet përhapja e mëtejme e virusit. Sipas tij, Bjellorusia po hyn në një fazë shqetësuese.

“Bjellorusia po hyn në një fazë të re të zhvillimit të epidemisë. Shohim se virusi po shpërndahet nëpër komunitete. Kjo gjendje është shqetësuese dhe kërkon masa të reja”, ka deklaruar ai gjatë konferencës për media.

Në favor të kësaj deklarate shkon edhe fakti se në ditën kur është dhënë më (11.04.2020), numri total zyrtar i personave të infektuar në Bjellorusi ka qenë 2226, ndërsa më 17.04.2020 ky numër ka shkuar në 4779 dhe është numër dyfish më i lartë për vetëm gjashtë ditë.

Lidhur me kombinimin e ilaçeve për ballafaqim me virusin Korona, është fakt se në këtë moment komuniteti i ekspertëve dhe sistemet shëndetësore janë duke përdorur kombinime të ilaçeve për trajtimin e sëmundjes së zhvilluar nga virusi Korona. Por, këto tentativa janë ende në fazë të hulumtimit dhe nuk mund të flitet për efikasitetin e tyre, aq më pak për pasojat nga përdorimi i tyre. Për këtë shkak, rekomandim i Organizatës botërore të shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore është që ilaçi më i mirë momental është izolimi, distancimi social dhe higjiena personale.

Më shumë lidhur me spekulimet për ilaçet e ndryshme të cilat ndihmojnë në luftën kundër virusit Korona, mund të lexoni në këtë lidhëze.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.