ASNOM fshihet nga Preambula e Kushtetutës, humbet identiteti, gjuha maqedonase do të fshihet – janë vetëm një pjesë e narracioneve që i plasohen publikut dhe në fund të njejtat dalin të rreme. Para dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës në vitin 2018, gjuha dhe identiteti maqedonas vendoseshin me këmbëngulje në ankand dhe në momentet kyçe “konstatohej” shitja e tyre. Të njëjtat narracione përsëriten çdo vit, duke mashtruar kështu publikun maqedonas.
Që nga viti 2018, në një seancë të Komisionit për çështje kushtetuese ku filloi debati për ndryshimet në Kushtetutë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës për të zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë, Kryeministri Zoran Zaev theksoi se korrigjimet e tilla kushtetuese nuk e ndryshojnë identitetin dhe mbetet maqedonas. Ky fakt mund të konstatohet nga neni 7 (paragrafi 3) i Marrëveshjes, i cili garanton identitetin maqedonas, si dhe të drejtën për tu përcaktuar si maqedonas. Për më tepër, disa fragmente nga Marrëveshja e Prespës, ku thuhet qartë dhe pa mëdyshje se gjuha zyrtare dhe identiteti janë dhe do të mbeten maqedonase.
Sipas Marrëveshjes së Prespës, termet maqedonas, maqedonase, janë të mbrojtura përgjithmonë dhe askush nuk ka të drejtë t’i kundërshtojë ose t’i mohojë ato.
Por, përkundër fakteve që janë shkruar qartazi, tezat se identiteti dhe gjuha janë ose do të humbasin janë plasuar me këmbëngulje në hapësirën mediatike maqedonase.
Pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, narracionet për humbjen e gjuhës dhe identitetit gradualisht u qetësuan. Për një kohë të shkurtër, ato u riaktivizuan për shkak të mosmarrëveshjes aktuale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Makineria për dezinformata dhe krijimin e një imazhi të rremë përsëri u përfshi. Rrëfimi i rremë është riaktivizuar nga portalet e mëposhtme: Infomax.mk, Lider.com.mk, Vecer.mk, Kurir.mk, Netpress.com.mk, Republika.mk.
Kryeministri Zaev, por edhe njerëzit nga maja e qeverisë që janë të përfshirë drejtpërdrejt në proces, në deklaratat e tyre theksojnë faktin se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk janë në tryezën e negociatave, sepse askund në botë nuk negociohet për identitet dhe për gjuhë amtare.
Nuk heqim dorë nga identiteti dhe gjuha, thonë Pendarovski dhe Zaev
Se Bullgaria me nënshkrimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë konfirmoi njohjen e gjuhës maqedonase mund të konkludohet nga paragrafi i fundit i marrëveshjes i cili thotë:
Edhe Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, theksoi se pozicioni i shtetit është i qartë dhe se nuk ka heqje dorë nga identiteti dhe gjuha.
“Ne do ta përsërisim vijën tonë të kuqe. Mos na pysni se çfarë mendojnë të tjerët, pyesni për pozicionin tonë dhe ai është i qartë. As në negociatat për Marrëveshjen e Prespës nuk kishte negociata mbi identitetin dhe gjuhën. Ne nuk do të devijojmë nga pozicionet tona. Këto janë pikëpamjet tona dhe do t’i mbrojmë ato pa rezervë.”
Fakti që të njëjtat media promovojnë narrative dezinformuese identike lidhur me eventet kryesore për euro-integrimet e Maqedonisë së Veriut, tregon se bëhet fjalë për veprim të organizuar dhe të koordinuar me qëllim që të inicohet mosbesim ndaj institucioneve, proceseve dhe Bashkimit Europian. Narrativet e këtilla dezinformuese kontribojnë drejt përfocimit të sentimentit anti-perëndimor në shoqëri, gjendje e cila i konvenon Rusisë.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT