Përhapja e virusit Korona ka krijuar një shtresë shumë të ndjeshme mbi të cilën kanë filluar të krijohen lajme të rrejshme me të cilat po manipulohet me ndjenjat e qytetarëve të Ballkanit. Kanë filluar të publikohen emra të ilaçeve të ndryshme të cilat janë për grip të thjeshtë, por që paraqiten si efikase kundër virusit SARS-CoV-2 të cilin edhe shkencëtarët më të mëdhenj botërore nuk e kanë hulumtuar deri në fund dhe nuk kanë gjetur ilaçin adekuat.Ilaçi Arbidoll i cili është prodhim rus dhe që shfrytëzohet për mjekimin e gripit, tashmë “me të madhe” po shitet në internet si një ilaç me të cilin shërohet virusi Korona. Madje ekziston edhe një video në të cilën dy gjoja italianë shkojnë në Rusi për të blerë Arbidoll dhe thonë se ky ilaç nuk ekziston në Itali, vetën në Rusi, dhe se është shumë efikas kundër Koronës. Autorët e videos është e qartë se janë të bindur se prania e ilaçit Arbidoll në Rusi është shkak për numrin e ulët të rasteve të infektimit me Kovid – 19 në Federatën Ruse.Ilaçi shitet edhe në internet si një mrekulli mjekësore kundër virusit Korona, edhe pse ende nuk ka asnjë hulumtim shkencor i cili dëshmon veprimin e tij, ndërsa Shërbimi Federal Antimonopol i Rusisës ka konstatuar shkelje në një reklamë për ilaçin Arbidoll, por tek do të hetohen rrethanat e reklamës në të cilën ky produkt paraqitej si ilaç kundër virusit Korona dhe pse ilaçi nuk i ka cilësitë të cilat i përshkruhen. Përpos këtij institucioni rus, edhe shumë mjekë rusë vërtetojnë se Arbidolli nuk është ilaç kundër virusit Korona.Ilaçet e “mrekullueshme” shëtisin nëpër Ballkan dhe merren të mirëqena, mos i merrni edhe ju!Derisa të qartësohen të gjithë rrethanat lidhur me ilaçin Arbidoll dhe efektin e tij, tashmë në Ballkan ky informacion po merret si i mirëqenë, edhe pse servise të ndryshme për luftimin e lajmeve të rrejshme janë duke i përgënjeshtruar këto lajme.Servisi serb për luftimin e lajmeve të rrejshme “FakeNews Tragač“ ka bërë hulumtim për ilaçin Arbidoll në të cilin thuhet se ai nuk është efikas për luftimin e virusit Korona, pasi po të ishte, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shtetet e tjera do ta blinin dhe do ta mjekonin popullatën e tyre, sidomos duke marrë parasysh se ky ilaç në Rusi kushton rreth 100 denarë të Maqedonisë së Veriut. Servisi rikujton edhe se Organizata botërore e shëndetësisë deri më tani nuk ka rekomanduar asnjë ilaç që ndihmon në luftën kundër virusit Korona. Në mënyrë shtesë, as OBSH, as Drejtoria amerikane për ushqim dhe ilaçe, as Britania e Madhe nuk e kanë vendosu këtë ilaç në listat e tyre të ilaçeve që shfrytëzohen për mjekim të viruseve, edhe pse në Rusi Arbidoll shitet si i tillë. Ky ilaç është krijuar në vitet e 70 – ta në Bashkimin Sovjetik ndërsa patenta i ka skaduar në vitin 2007. Por në ditët e sotme e prodhojnë një numër i madh kompanish në Rusi, Bjellorusi dhe Kinë.“FakeNews Tragač“ thekson se Arbidolli në Rusi blihet pa rekomandim mjeku, apo recetë, ndërsa pas shpërthimit të virusit Korona, shitja e tij është rritur për më shumë se 80 për qind.Verzioni në Maqedonisht i “Russia Beyond” po ashtu thekson se “Ilaçet kundër viruseve dhe vitaminat po shiten si ilaçe kundër virusit Korona”. Servisi shkruan se “Kompanitë farmaceutike ruse dhe barnatoret tashmë kanë filluar të përfitojnë nga lajmet për virusin Korona. Nga mesi i janarit në zinxhirin e barnatoreve të “Doktor Stoletov”, “Ozerki”, dhe “36,6” është rritur shitja e preparateve kundër virusit. Është vërejtur se rritja e shitjes është për 50 deri në 80 për qind”. Edhe servisi boshnjak për luftë me lajmet e rrejshme “Raskrinkavanje.ba“, ka publikuar një hulumtim për ilaçe me bazë vitaminash të cilat paraqiten si ilaçe për mjekimin e virusit Korona, respektivisht si ilaçe që e forcojnë imunitetin. Gjithë kjo është bërë me ndihmën e thirrjeve dhe rekomandimeve të mjekëve. Rekomandohen përbërje të ndryshme të cilat gjoja nëse përdoren rregullisht, ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe në luftën me virusin. Hulumtuesit e servisit kanë ardhur deri në përfundim se ilaçet e njëjta janë publikuar edhe gjatë viteve të kaluara, por janë paraqitur si ilaçe për sëmundje të tjera. Ende nuk ka një ilaç kundër virusit Korona, edhe po të zbulohej, nuk do të jetë nëpër barnatore Rekomandimi jonë është që të mos kërkoni ilaç kundër virusit Korona pasi që ende nuk ka. Ndiqni rekomandimet e institucioneve shëndetësore për higjienë dhe izolohuni, kjo është e vetmja që mund të bëni për ju dhe më të afërmit tuaj. Është fakt se në këtë moment ekspertët janë duke zhvilluar vaksinë për parandalimin e virusit, por për këtë sigurisht se nevojitet kohë. Derisa të paraqitet ilaçi apo vaksina që do të duhet të jetë i licencuar nga Organizata botërore e shëndetësisë, do të thotë se nuk ka ilaç.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT